e enjte, 10 korrik 2008

Trezeguet konfirmon: Po largohem nga kombetarja

Ditet e David Trezeguet me bluzen e kombetares franceze kane perfunduar: 30-vjecari, sulmuesi i Juventusit ndahet nga "Blues" pas 66 ndeshjeve dhe 34 golave te realizuar ne 10 vjet karriere, duke lene pas shpatullave sukseset ne Kupen e Boter (France 2008) dhe Evropianin (Belgjike-Holande 2000). Marrja e ketij pozicionimi ndjek rikonfirmimin e Reimond Domenech ne pangiken e "gjeleve", edhe pse beri nje paraqitje katastrofe ne Kampionatin Evropian te para pak diteve ne Austri dhe Zvicer, ku u pa qe Franca te dilte brutalisht pa asnje fitore ne ndeshjet ne grupe. "Evropiani i keq dhe konfirmimi i trajnerit, shpjegon Trezeguet, me shtyjne drejt ketij vendimi te parevokueshem. Shikoj nje futboll ndryshe nga si e shikojne ne France. Evropiani ka qene shume negativ, por ai qe me ka shqetesuar me shume ka qene konfirmimi i trajnerit. Ne kete moment po merren vendime me shume politike sesa futbollistike dhe nuk respektohet opinioni publik, i cili ishte ne favorin tim". Ne optiken e FFF(Federates se Futbollit Francez) figura jo e mire e Domenechut ne Evropian nuk fshin "punen e mire te trajnerit ne dy vitet e fundit. Pastaj rekordi i Domenechut nuk eshte edhe aq i keq", ka konfirmuar presidenti i Federates, Jean-Pierre Escalettes. "Franca eshte kualifikuar per ne Boterorin 2006 dhe per ne Evropianin 2008. Nuk deshiroj qe emocionet te dalin mbi nacionalitetin". Objektivi i Domenech, tashme do te jete te drejtoje blute drejt finales se Kupes se ardhshme te Botes, Afrika e Jugut 2010.

Nuk ka komente: