e hënë, 28 korrik 2008
Napoli duan Almironin, Juvja Hamsikun
Mediat italiane dergojne lajme se skuadra e Napolit deshiron te angazhoje lojtarin e Juves, Sergio Bernardo Almiron. Drejtuesit e Napolit po hasin probleme te vogela qekur lojtari i tyre i mesfushes, Mariano Bogliacino ka lenduar frakturen e shputes se kembes. Te dy klubet kane sjellje shoqerie te mire dhe ne te kaluaren nga Juvja ne Napoli kaluan Zalayeta dhe Manuele Blasi. Zonja e Vjeter eshte e gatshme per realizimin e ketij transferi, mirepo per kthim duan te fitojne te drejten qe veren e ardhshme te jene te paret per te biseduar me Marek Hamsik. Reprezentuesi prej Slovakie nje kohe te gjate eshte synim i Juventusit, gjithashtu edhe i Interit, por Napoli qarte beri te ditur se Hamsik kete vere nuk largohet nga klubi. Per kete drejtuesit e Juves duan veren e ardhshme te fillojne bisedime me lojtarin i cili duhet te jete pasardhesi i veteranit Pavel Nedved. Napoli nuk duan lehte te dorezohen nga sherbimet e lojtarit te tyre me te mire dhe do te mendojne mire para se ta pranojne udhezimin e Juves.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment