Pas një viti dyshimesh, Claudio Ranieri më në fund e ka dhënë mendimin e tij të sinqertë për Tiagon, duke thënë se mesfushori ka qenë një dështim për Juven. “E gjitha Evropa beson se ai është një lojtar i madh, mirëpo për mua kjo do të mbetet mister. Në futboll ka dështime që nuk kanë nevojë për arsyetime”, ka thënë Ranieri për “Il Corriere Dello Sport”. Zonja e Vjetër e transferoi portugezin nga Lyoni sezonin e kaluar, mirëpo nga momenti që arriti te bardhezinjtë ai ka shkuar ‘teposhtë’. Shumë shpejt pritet largimi i mesfushorit nga Juventusi për t’u kthyer në Portugali.
Nuk ka komente:
Posto një koment