e enjte, 24 korrik 2008

Barcelona ofron te gatshme 25 milione euro per Trezeguet

Ekipi nga Katalonia e Spanjes, Barcelona ka ofruar nje oferte te kapshme tek arkat e Juventusit per sulmuesin e tyre David Trezeguet. Oferta arrine vlerat prej 20 deri 25 milione euro. Trajneri i ri i Barcelones, Josep Guardiola eshte i dashuruar ne lojen sulmuese te Davidit dhe deshiron qe ne sezonin e ardhshem te jete ne dispozicion edhe Trezeguet. Juan Laporta ka ofruar kete oferte ne klubin e Juves, mirepo ata nuk deshirojne te degjojne per nje largim te mundshem te franko-argjentinasit. Mirepo ne qofte se do te ndodh kalimi i Trezeguet ne radhet e Barcelones, atehere Juventusi do te mundohet qe si zevendesim te lojtarit te angazhoje njerin prej Klaas-Jan Huntelaar apo Fabio Quagliarella.

Nuk ka komente: