e martë, 8 korrik 2008

Sissoko gati te rinovoje kontraten me Juven

Sipas Gazzetta dello Sport, Mohamed Lamine Sissoko eshte i gatshem te rinovoje kontraten me Juventusin, per shkak fillimit te suksesshem me bardhezinjte nga Torino qe arriten te pozicionohen ne vendin e trete. Sissoko arriti ne radhet e bardhezinje gjysmesezonin e dyte per 11.3 milione euro, por paraqitjet e mira me fanellen e Juves ka bere qe drejtuesit e klubit te bejne gati rinovimin e kontrates. Kontrata me Sissokon skadon ne vitin 2012, mirepo me rinovimin e kontrates do te skadoje ne fund te qershorit te vitit 2013. 23-vjecari Sissoko ka luajtur 15 ndeshje per Juventusin sezonin e kaluar dhe ka shenuar 1 gol. Ai gjithashtu ndihmoi klubin qe te pozicionohet ne vendin e trete te tabeles dhe te gjeje nje vend ne Champions League. Sissoko mbreme ka arritur ne Torino pas kampanjes qe kishte me perfaqesuesen e Malit, mirepo pesoi nje demtim ne muskulin e kembes dhe thuhet se do te mbaje larg fushes rreth 2-3 jave.

Nuk ka komente: