e mërkurë, 23 korrik 2008
Juve gjen zëvendësim për Buffonin?
Sipas gazetës sportive italiane, 'Tuttosport", Zonja e Vjetër dëshiron ta transferojë portierin e ri të Sampdorias, Vincenzo Fiorillo, i cili është i njohur si 'Buffoni i ri'. 18-vjeçari Fiorillo nga shumica e ekspertëve konsiderohet si portieri më premtues italian, që nga koha kur Italia e ka ‘prodhuar’ Buffonin, ndërsa stili i tij i ngjashëm me portierin më të mirë në botë, ka bërë që ta fitojë nofkën ‘Buffoni i ri’. Paraqitjet e tija për përfaqësuesen e Italisë (nën 19 vjet) dhe Sampdorias, nuk kanë mbetur të pavërejtura, ndërsa sipas “Tuttosport”, Juventus është duke e përcjellë sensacionin e Sampdorias.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment