e mërkurë, 23 korrik 2008

Camoranesi beson ne sezon te mire te Juves

Mauro German Serra Camoranesi beson se Juventus nuk eshte me i dobet se Milan edhe perkunder saj se Rossoneret ne radhet e tyre kane sjellur Ronaldinhon. "Kete vit te dy ekipet nga Milano duken te shkelqyeshem. Qe te dy do te jene konkurrente dhe mendoj se Inter do te jete ekipi qe do te fitoje" - theksoi Camoranesi. "Para dy viteve Ronaldinho ishte lojtari me i mire ne bote dhe nuk shoh pse ai te mos kthehet ne te njejtin nivel edhe ne Milan. Mendoj se ende eshte ndermjet lojtareve te 3-4 ne bote. Juventus nuk pati ndonje afat kalimtar shperthyes, por Camoranesi mendon se Alessio Secco shkelqyeshem ka kryer punen e tij. "Sipas meje transferi me i madh per ne eshte ardhja e Amaurit". " Na duheshin disa lojtare dhe disa lojtare te mire ishin te angazhuar, por ne fushe do te tregohet cilet jane me te miret". "Cristian Poulsen? Ende nuk e njoh ate, sepse sa ka ardhur. Ai eshte lojtare me pervoje dhe ka luajtur ne nivel te larte, mendoj se ka mentalitet te duhur te kete sukses ketu". "Seciles skuader i duhen nga dy lojtare te mire ne secilin pozicion, me nje qellim qe skuadra gjithmone te jete e fresket dhe ne nivel te larte ta mbaje kampionatin" - mbaroi Camoranesi.

Nuk ka komente: