e enjte, 10 korrik 2008

Skuadrat nga Bundesliga interesohen per Tiagon

Skuadrat nga Bundesliga gjermane, Borussia Dortmund si dhe Wolfsburg, kane shprehur interes per juventinin Tiago. Tiago i cili kaloi ne radhet e Juventusit vitin e kaluar, nuk ka bere drejtuesit e klubit te kene besim tek ai dhe tani dyert e tij per tu larguar nga Juventusi jane te hapura. Ai eshte ne shenjester te disa ekipeve qe vijne nga Spanja si dhe Anglia, mirepo oferta e fundit per lotjarin vjen nga Gjermania. Dortmund dhe Wolfsburg deshirojne qe te kene ne radhet e tyre portugezin, por ndoshta paga qe kerkojne bianconeret per lojtarin e tyre eshte tejet e larte nga ato qe ofrojne gjermanet. Wolfsburg deshiron qe te formoje nje ekip me lojtare qe kane pervoje ne kampionatin italian, dhe tashme ka angazhuar dyshen e mbrijtjes se Palermos, Zacardo dhe Barzagli. Ndersa Borussia Dortmund deshirojne qe me angazhimin e Tiagos, te bejne nje lider ne mesfushen e tyre. Mirepo Juventusi do te largohet nga lojtari jo per nje shume me pak se 12 milione euro.

Nuk ka komente: