e shtunë, 26 korrik 2008

Trezeguet i irrituar, mendon per Barcen


Juve qe buzeqesh ka fytyren e Amaurit, ndersa David Trezeguet duket i merzituri ne kete mes. Ardhja e brazilianit, qe ka bindur menjehere, e ka vene ne diskutim francezin. Ne sfiden me Brondbyn, Ranieri ka zbritur qe nga minuta e pare ciftin Iaquinta-Amauri, duke i dhene hapesire Trezeguet vetem ne pjesen e dyte. Kjo ka bere qe ai te perhiqet me shume nga sirenat e Barcelones. Francezi duket se nuk ka ndermend te kaloje qofte edhe nje pjese te sezonit ne pankine, keshtu qe ai tashme me shume force po kerkon te ndryshoje ambient dhe Barcelona do te ishte ideale.

Nuk ka komente: