e shtunë, 19 korrik 2008

Buffon: Këtë sezon do të luftojmë për tituj

Numri 1 i Zonjës së Vjetër, Gianluigi Buffon, është i bindur se biankonerët këtë sezon do të synojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve si dhe Skudeton. Pas dy viteve nga skandali Cialciopoli dhe rënies në Serie B, Juventus sërish është kthyer në garën më të madhe evropiane. “Jam i bindur se do të luftojmë për titullin e Ligës së Kampionëve dhe të Serie A. Këto janë qëllime të cilat Juventus gjithmonë i ka pasur. Do të jetë një vit i gjatë dhe intensiv, andaj duhet të fillojmë përgatitjet dhe që tani të jemi në formën më të mirë, pasi që na presin kualifikimet për në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Buffon.

Nuk ka komente: