e hënë, 14 korrik 2008

Stankovic i huazur ne Juventus!

Bianconeret kane kompletuar ardhjen e reprezentuesit danez Christian Poulsen nga Sevilla. Lajmi i Poulsenit per transferimin e tij tek bardhezinjte nuk eshte mirepritur nga ana e tifozeve juventine, te cilet besojne se Christian eshte i ngjashem me paraqitjet e Zanettit dhe Mohamed Sissokos, te cilet mendojne se klubit i nevojitet nje mesfushore kreative ose nje mesfushor sulmues. Nje tjeter lajm eshte se Zonja e Vjeter eshte afer transferimit te lojtarit te Interit Dejan Stankovic, i cili me ardhjen e trajnerit Mourinho duket se ka humbur statusin e 11-shes baze te formacionit zikalter. Stankovic nuk eshte i dashur tek tifozet e Juventusit, pasi qe ai ne vitin 2004 kishte zgjedhur zikalterit para bardhezinjve. Gjithashtu ne vitin 2006 ka reaguar ashper para mediave italiane ne lidhje me Calciopolin. Mirepo ka nje gje qe tifozet e Juves nuk e harrojne Dejanin. Ne 5 majin e vitit 2002, kur mbronte ngjyrat e Lazios. Ne ndeshjen mes Lazios dhe Interit e cila perfundoi me rezultatin 4-2 ne favor te Lazios, ai ka qene njeri nder me te merituarit qe Interi humbi Scudetton e atij vitit dhe me humbjen e Interit, Juventusi mundi Udinesen me 2-0 dhe fitoi scudetton e 26. Kesaj radhe ka gjasa qe Stankovic te transferohet tek bardhezinjte, por ne menyre te huazuar. 30-vjecari ka shume gjasa qe te transferohet ne Torinon e Juventusit, dhe tashme Alessio Secco eshte ne Milano ne bisedime me drejtuesit zikalter.

Nuk ka komente: