e diel, 13 korrik 2008

Vjen Poulsen, tifozet ne revolte

Christian Poulsen eshte blerja me e fundit e Juventusit. Mesfushori danez ka fituar garen me spanjollin e Livepoolit, Xabi Alonso. Per Poulsen drejtuesit e klubit paguan 10 milione euro ne arkat e Sevillas (kjo ishte shuma qe parashikohej ne rast te prishjes se kontrates), ndersa lojtari do te perfitoje afro 3 milione euri ne sezon per kater vitet e ardhshme. Akordi me lojtarin ishte arritur prej ditesh, ndersa per te arritur marreveshjen me klubin andaluzian drejt Spanjes udhetuan administratori Blanc, drejtori sportiv Secco me krahun e tij te djathtem Renzo Castagnini, si edhe grupi i avokateve juventine. Megjithate, ende pa zyrtarizuar blerjen e lojtarit, drejtuesit bardhezi duhet t'u japin llogari tifozeve. Keta te fundit nuk duken te kenaqur me blerjen me te re dhe ne Pinzolo, ku eshte grumbulluar skuadra, u shfaq nje parulle ku kontestohej klubi. "Qesharake, moret nje tjeter te paafte: Poulsenin". Ky eshte kontestimi i radhes i tifozeve bardhezi gjate kesaj merkatoje, ku me pare ata ishin shprehur kunder blerjes se Stankovic.

Nuk ka komente: