Sipas sportives Tuttosport, Clarence Seedorf mund të largohet nga Milani pas arritjes së mesfushorit brazilian Ronaldinho, dhe të bëjë një transferim befasues tek Juventus.Ronaldinho përfundimisht u transferua në Milan, por një lojtar, i cili vazhdimisht ka qenë kritik ndaj këtij transferimi, Clarence Seedorf, mund të largohet nga kuqezinjtë. Megjithëse mediat italiane dje thanë se Seedorf ishte pajtuar me arritjen e brazilianit, Tuttosport sot shkruan se në fakt nuk është ashtu, dhe ish-lojtari i Ajaxit dhe Real Madridit, seriozisht është duke menduar për largim nga klubi. Sportivja italiane madje ka shkuar aq larg sa që ka përmendur një kalim të holandezit tek rivali i Milanit, Juventusi. Juve do të presë që Seedorf të bëjë hapin e parë, para se ata të dërgojnë ofertë zyrtare. Milani, ndërkaq, mund të lejojë largimin e 32-vjeçarit, pasi që beson se ai mund të shkaktojë probleme në dhomën e zhveshjes.
Nuk ka komente:
Posto një koment