e martë, 29 korrik 2008
Giovanni Cobolli Gigli: Trezeguet nuk do te largohet
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli ka theksuar se sulmuesi francez David Trezeguet, nuk do te largohet nga klubi kete vere. Lajmin e beri te ditur menjehere pas perfundimit te ndeshjeve te Trofeo TIM, ku ne nje interviste te dhene per Sky Sport, presidenti bardhezi ka theksuar se Trezeguet ne momentin eshte i paprekshem. Ai sonte shenoi kunder Milanit, edhepse ne ekzekutimin e penalltive nuk realizoi penalltine e tij. Roli i tij ne skuader eshte tejet i madh - eshte shprehur Gigli. Presidenti gjithashtu theksoi edhe rreth merkatos verore. Nuk kemi nevoje per ndonje perforcim, por ne qofte se Ranieri do te kerkoje ndonje lojtare, atehere do ta bejme te pamunduren qe ta sjellim tek Juvja - perfundoi Cobolli Gigli.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment