e martë, 22 korrik 2008
Arsene Wenger deshiron talentet bardhezi
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger eshte i interesuar per dyshen e talentuar te Juventusit, Sebastian Giovinco dhe Claudio Marchisio. Ai qe me heret ka ndjekur ndeshjet ku kane marre pjese keta dy te rinj dhe eshte mahnitur nga perspektiviteti i tyre. "Giovinco eshte nje gjeni" - ka thene Wenger. Ai padyshim se do te jete njeri nder lojtaret me te mire ne planete. Do te ishte bukur ne qofte se do te arrinim ndonje marreveshje me te. Edhe nje tjeter juventine eshte ne shenjester te Wenger. Ai eshte Claudio Marchisio, lojtari 22 vjecar i Juventusit. Behet fjale per nje mesfushor taktik i cili ka disa karakteristika te ngjajshme me zemren e Arsenalit, Francesc Fabregas. Wenger do te udhetoje per ne Pekin per te ndjekur Giovincon dhe Marchision te cilet do te marrin pjese per kombetaren e Italise ne garat Olimpike, qe do te luhen ne fillim te muajit gusht. Arsene Wenger do te mundohet qe per keta dy lojtare te veje ne kembim edhe yllin holandez te topcinjve, Robin van Persie, per te cilin interes te madh ka shprehur Juventus, te cilet kane ofruar gati 15 milione sterlina. Mirepo do te jete e veshtire qe te arrihet nje marreveshje per Giovincon dhe Marchision, pasi qe Ranieri tek keta lojtare sheh ardhmerine e Juventusit - ka perfunduar menaxheri i Arsenalit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment