e enjte, 31 korrik 2008

Gigli: Liga e Kampionëve është prioritet

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, thotë se qëllimi kryesor i skuadrës së tij do të jetë që të arrijë sa më lartë në Ligën e Kampionëve. “Juventus do të mundohet të shkojë sa më lartë që mundet në Ligën e Kampionëve, dhe njëkohësisht dëshirojmë të jemi në njërin vend nga maja e listës në Serie A. Objektivi ynë është që të kualifikohemi përsëri në Evropë sezonin që vjen”. “Skuadra është në një formë të mirë. E kam përcjellë ‘Trofeo Tim’, ndërsa më kanë lënë përshtypje të gjithë lojtarët dhe mënyra e ndjekjes së taktikave të trajnerit”, ka thënë Gigli.

Nuk ka komente: