e premte, 25 korrik 2008

Amauri: Ronaldinho nuk më frikëson!

Sulmuesi i ri i Juventusit, Amauri, është i bindur se ai do të arrijë një sukses të madh me skuadrën e re të tij duke pohuar se ballafaqimi me Ronaldinhon nuk e frikëson aspak.“Është diçka e re për mua, mirëpo tanimë jam adaptuar. Nuk është me rëndësi cili luan, është me rëndësi ta ngremë Juven në nivelet më të larta”, ka thënë Amauri duke iu referuar konkurrencës së madhe në sulmin e Zonjës së Vjetër. Në sezonin e ri, braziliani do të ballafaqohet me bashkatdhetarin e tij, Ronaldinho, i cili sapo ka nënshkruar me Milanin. Mirëpo ish-lojtari i Palermos, nuk është aspak i frikësuar nga ky fakt, duke thënë se Dinho nuk paraqet rrezik për Juven. “Ronaldinho nuk më frikëson. Milani është një skuadër e fuqishme, shumica pohojnë se ata janë më të fuqishëm se ne, mirëpo unë jam i bindur se nuk është ashtu. Duhet pasur parasysh rrezikun që vjen nga Interi dhe Roma”, ka thënë sulmuesi për “Corriere dello Sport”.

Nuk ka komente: