e shtunë, 12 korrik 2008

Juventus realizon transferimin e Poulsen

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se ekipi i Juventusit mbrëmë ka arritur marrëveshje për transferimin e Christian Poulsen nga ekipi spanjoll Sevilla. Gazzetta dello Sport ka shkruar se drejtori sportiv Alessio Seco dhe menaxheri gjeneral Jean-Claude Blanc mbrëmë kanë qenë në Spanjë dhe kanë nënshkruar marrëveshjen me Poulsen. Gazeta shkruan se për shërbimet e danezit, Zonja e Vjetër do të paguajë afër 10 milionë euro. Mesfushori do të nënshkruajë marrëveshjen, e cila do t’i sjellë atij 3 milionë euro në vit. Ekipet ende nuk kanë pohuar asgjë zyrtarisht, por pritet që Poulsen të udhëtojë në Torino gjatë javës që vjen, ku zyrtarisht do të prezantohet tek bardhezinjtë.

Nuk ka komente: