e martë, 22 korrik 2008
Lippi: Në edicionin e ri nuk do të ketë favoritë për titull
Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marçelo Lippi beson se kampionati i ri italian do të jetë i barabartë dhe tejet rivalizues që nga fillimi, edhe pse një epërsi të vogël ai i jep Interit. Skuadra zikaltër e ka fituar titullin në tri edicionet e fundit, por në edicionin e ri sigurisht se titullin do t'ia rrezikojnë Juventusi, Milani dhe Fiorentina. "Mendoj se edicionin e ardhshëm nuk do të ketë favoritë të theksuar. Të gjitha skuadrat e mëdha në edicionin e ri hyjnë me gjasa të barabarta. Interi do ta ketë tejet të vështirë ta mbrojë titullin", ka thënë Lippi, duke shtuar: "Përparësia e Milanit është te fakti që nuk luan në Ligën e Kampionëve. Juventusi ka sjellë Amaurin dhe Poulsenin, kurse në skuadër ka një ndërlidhje shumë të mirë të futbollistëve me përvojë dhe talenteve të rinj. Fiorentina po ashtu është shumë e fortë dhe mund të pretentojë seriozisht pozitën e parë".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment