e enjte, 10 korrik 2008

Poulsen tek Juventus per kater vitet a ardhshme

Christian Poulsen duket qe tani nje lojtare i ri i Juventusit. Lajmin e ben te ditur gazeta Tuttosport, duke theksuar se mbreme drejtuesi gjeneral i Juventusit, Alessio Secco ka ateruar per ne Andaluzi per te kompletuar transferimin e danezit ne skuadren e Juventusit. Juventusi i ka ofruar danezit kontrate katervjecare me nga 3 milione euro gjate nje sezoni. Mirepo lojtari nuk pajtohet me kete oferte drejtuar nga Zonja e Vjeter, por ai deshiron page vjetore diku rreth 3.8 milion euro. Klauzola e lojtarit qendron ne shifrat e 10 milione eurove, shifer kjo dyhere me e vogel se e Xabi Alonsos. Pritet qe Poulsen deri te shtunen te kompletoje kalimin e tij tek Juventus, dhe pas saj te prezantohet si lojtare i ri i Zonjes.

Nuk ka komente: