e martë, 29 korrik 2008

Trofeo TIM: Juvja trumfon ndaj Interit


Ekipi i Juventusit ka arritur tё mposhtё kampionin e Serie A, Interin, nё pёrballjen e dytё tё Trofeut Tim, dhe mbetet nё garё pёr ta fituar kёtё turne.Zonja e vjetёr arriti ta fitojё pёrballjen e dytё dhe me njё lojё tё shkёlqyeshme, me meritё mposhti Interin. Jose Mourinho pёsoi humbjen e parё si trajner i nerazurёve. Shёnues i golit tё vetёm ishte Iaquinta, nё minutёn e 27-tё, pasi qё arriti me sukses tё shmang njё pozitё jashtё loje. Crespo nё minutёn e 39-tё, kishte njё rast tё mirё pёr barazuar rezultatin, por ishte i shkurt me kёrcim dhe nuk mundi ta arrijё topin e harkuar nga Maicon.Mё vonё kёrcёnues u tregua edhe Adriano, por portieri i bardhezinjёve, Gianluigi Buffon, arriti ta ndalojё topin pёrmes njё reagimi tё shkёlqyeshёm. Rast tё mirё nё portёn tjetёr kishte edhe Camoranesi, i cili pёr pak sa nuk thelloi avantazhin e Juves.


Nuk ka komente: