e martë, 8 korrik 2008

Burdisso refuzon Juven

Nicolas Burdisso thotë se është thuajse e pamundur për të që t’i bashkohet Juventusit, pasi që ai është duke luajtur për rivalët e hidhur të Inter. “E di se Juventus është i interesuar për mua, mirëpo është vështirë për dikë i cili e ka veshur fanellën e Interit të luajë për Bianconerët”, ka thënë Burdisso për “Tuttosport”. Argjentinasi ka probleme me skuadrën aktuale pasi që ata nuk dëshirojnë ta lejojnë për të luajtur në Lojërat Olimpike me Përfaqësuesen e Argjentinës, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara edhe skuadra e Fiorentinës dhe Paris Saint Germain. “Nëse skuadra nuk dëshiron që unë të shkoj, atëherë nuk do ta bëj këtë edhe pse do të më thyhet zemra”, ka shpjeguar 27-vjeçari.

Nuk ka komente: