e martë, 15 korrik 2008

Poulsen: Dua ta befasoj publikun italian

Ish-mesfushori i Sevillas, Christian Poulsen, i cili arriti tek Juventus për 10 milionë euro, ka thënë se është i ngazëllyer me këtë transferim dhe se shpreson të befasojë. “Shpresoj ta befasoj publikun italian, i cili më konsideron si një lojtar të ashpër, duke dëshmuar se kam aftësi të mira teknike. Do të kem kohë të dëshmohem dhe t’ju jap njerëzve opinion më të mirë të Poulsen”, ka thënë danezi. “Sevilla ishte një përvojë e shkëlqyeshme, por tash jam krenar që jam në Juventus. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një klubi aq prestigjioz. Juventus është një prej ekipeve më të rëndësishme në botë dhe shpresoj t’ia dal mirë. Unë jam mesfushor defansiv, por po ashtu mund të luaj në një pozitë ca më të avancuar”, ka shtuar Poulsen.

Nuk ka komente: