Jorge Andrade rikthehet pas nje periudhe te gjate te lendimit qe pesoi ne ndeshjen me Romen me 23 shtator te vitit te kaluar, dhe ai eshte i gezuar qe me ne fund i eshte kthyer profesionit te tij. Andrade kaloi ne Juventus vitin e kaluar nga radhet e Deportivo La Corunas, mirepo per bardhezinjte ka luajtur vetem 4 ndeshje ne Serie A dhe nje ndeshje ne Coppa Italia kunder Parmes. 30-vjecari ka qene i detyruar te prese nje sezone te tere per tu rikthyer stervitjeve dhe tashme ai eshte i gatshem te ndihmoje klubin e tij per sfidat qe e presin. "Jam teper i lumtur qe me ne fund i dhash lamtumiren lendimit qe pesova". "Tani jam i lumtur qe po rifilloj aty ku kisha ndalur". "Mezi pritja te vije dita te sherohem dhe t'i filloje stervitjet me Juventusin". Gjithashtu Andrade ka qene edhe larg Evropianit qe u mbajt ne Austri dhe Zvicer para disa diteve mu per kete shkak. "Shpresoj qe ne boterorin e ardhshem te jem pjese edhe une e kombetares portugeze" - perfundoi Andrade.
Nuk ka komente:
Posto një koment