e martë, 22 korrik 2008

Barcelona nuk dorëzohet për Trezeguet

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se ekipi i Barcelonës edhe më tej është duke u përpjekur ta angazhojë sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet. Francezi pati një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën bardhezi, ndërsa është ndër caqet kryesore të trajnerit të ri të katalunasve, Pep Guardiola. Siç ka shkruar El Mundo Deportivo, edhe pse Juventus refuzon shitjen e Trezeguet, klubi spanjoll nuk dorëzohet në tentimin për të angazhuar francezin. Kjo gazetë ka shkruar se Barca do të përpiqet ta realizojë qëllimin përmes sulmuesit të saj Thierry Henry, i cili do të duhet ta bind Trezeguet për një transferim në Spanjë. Henry dhe Trezeguet kanë luajtur bashkë edhe në Monako në fillim të karrierave të tyre, ndërsa thuhet se Henry disa herë ka kontaktuar me mikun e tij me qëllim që ta bindë t’i bashkohet në Barcelona.

Nuk ka komente: