Claudio Ranieri, trajneri i Juentusit pas fitores kunder Borussia Dortmundit se kjo Juve nuk ka 11 te siguruar titular. Kete e thote vete trajneri bardhezi Ranieri, duke deshmuar se te gjithe lojtaret qe i ka ne dispozicion kane gjetur formen e tyre me te mire. I vetmi qe do te jete i sigurte ne 11-shen juventine eshte portieri Gianluigi Buffon, i cili patjeter se do ta mposhte rezervistet e tij Antonio Chimentin dhe Emanuele Belardin. Te tjeret duhet te luftojne per nje vend titulari ne skuader. Ne mbrojtje kemi shume lojtare. Zebina dhe Grygera do te luftojne per nje vend ne rolin e mbrojtesit anesor te djathte. Molinaro dhe De Ceglie do te luftojne per nje vend te mbrojtesit anesor te majte. Si qendermbrojtes do te kete nje lufte te ashper ndermjet Giorgio Chiellinit, Nicola Legrottaglie, Jorge Andrade (i cili do te rekuperohet diku deri ne dhjetor), Olof Mellberg, Dario Knezevic. Ne mesfushe dhe sulm Ranieri do te kete dilemen me te madhe. Si anesore te djathte do te jene Camoranesi, Salihamidzic dhe Marchionni. Ne te majte Pavel Nedved dhe Sebastian Giovinco. Ne qender te mesfushes do te luftojne Sissoko, Poulsen, Ekdal, Zanetti, Tiago, Marchisio si dhe Almiron (i cili me siguri se do te largohet nga Juvja). Sulmi do te jete tejet nje lufte e ashper jetesore. Aty do te luftojne katershja Alex Del Piero, David Trezeguet, Vincenzo Iaquinta dhe Carvalho de Oliveira Amauri.
e diel, 27 korrik 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment