Mediat italiane zbardhin nje tjeter piste per lojtarin e Arsenal, Alexander Hleb. Pas Interit dhe Milanit, ne gare eshte futur edhe Juventus. Sipas klubit te Arsenalit, skuadra e Interit eshte ne pole position per te blere bjellorusin.
e enjte, 20 mars 2008
Hleb, ne gare per bjellorusin edhe Juventus
Mediat italiane zbardhin nje tjeter piste per lojtarin e Arsenal, Alexander Hleb. Pas Interit dhe Milanit, ne gare eshte futur edhe Juventus. Sipas klubit te Arsenalit, skuadra e Interit eshte ne pole position per te blere bjellorusin.
Franca, per Trezeguet nuk gjendet serish nje vend
David Trezeguet nuk do ta shijoje fanelen e kombetares per miqesoret kunder Malit dhe Anglise. Sulmuesi i Juventusit nuk eshte perfshire ne liste as kete here, duke konfirmuar se mes tij dhe teknikut francez tashme eshte krijuar nje carje e madhe qe pas finales se boterorit. Trezeguet eshte nje nga sulmuesit me te mire ne Serie A por Domenech ka vendosur t'i besoje dyshes Henry-Anelka te mbeshtetur nga dyshja e Lyonit, Ben Arfa - Benzema.Moggi, Pezullimi mbetet ne fuqi
Gjykata Administrative Rajonale (TAR) e Lazios i ka cilesuar si te drejta denimet e dhena per Luciano Moggin, ish drejtorin e pergjithshem te Juventusit, qe ne korrik 2006 eshte pezulluar per 5 vjet nga futbolli dhe u gjobit me 50 mije euro. Njeriu pergjegjes per "Calciopolin", iu drejtua kesaj gjykate, duke shpresuar ndryshimin e vendimit, megjithate pretendimet e tij nuk jane cilesuar te drejta. Per Moggin mbetet ne fuqi pezullimi i dhene nga Gjykata Federale e FIGC (federates italiane).
e mërkurë, 19 mars 2008
Empoli - Juventus 0-0

Nje ndeshje jo edhe aq e rendesishme per Juventusin. Kishim raste te mira, ishim nje kundershtar me i forte se sa Empoli, mirpo nuk na deshi fati. Juve edhe pse barazoi ne kete ndeshje, haperoi ne rezistencen tabelare, ku eshte ne qender te vemendjes zona Champions. Milani ne fushen e vet u mund nga Sampdoria me rezultatin 2-1 ndersa Fiorentina u mund ne transferte ne Napoli, me ekipin nikoqir 2-0.
Empoli (4-5-1): Bassi – Busce, Marzoratti, Piccolo, Antonini – Abate, Moro (Giovinco 77), Musacci (Budel 70), Marchisio, Giacomazzi (Vannucchi 57) – Volpato -- Trajner: Alberto Malesani.
Te ndeshkuar me kartona te verdhe: Marzoratti, Moro, Giacomazzi, Budel / Molinaro, Camoranesi, Grygera
Juve ne gare per Lucion e Bayernit
Juventus do te mundohet ta terheqe mbrojtesin e Bayern Munchenit, Lucio. Reprezentuesi brazilian kete jave theksoi se eshte i gatshem te largohet nga klubi gjerman dhe se ka deshire te luaje ne njeren prej tre kampionateve me te forta ne bote - Itali, Spanje dhe Angli. Sipas mediave ne Itali, udheheqesit e Zonjes se Vjeter jane gati te bejne nje oferte te mire per mbrojtesin brazilian ne fundit e ketij sezoni, qe kur drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, i vozhgoi pjesemarrjet e Lucios disa here kete vit.
Alex eshte krenar qe do ta pasoje Gaetano Scirean
Alessandro Del Piero afrohet ne rekordin e Gaetano Scireas, a sonte kunder Empolit do ta kete ndeshjen e tij te 550 per Juventusin. Scirea eshte njeri nder lojtareve me te mire ne historine e futbollit italian, edhe per ekipin e Juves ka luajtur 552 ndeshje prej vitit 1974 deri ne vitin 1988. Del Piero sonte kunder Empolit do ta kete ndeshjen e 550 dhe do te jete ne vetem dy ndeshje prane rekordit te Scireas. "Kryesore eshte te kujtohet koha e Scireas, jo vetem per shkak pjesemarrjeve dhe fitoreve por edhe per shkak se ai ishte lojtar me nje stil te vecante, temperament dhe intelegjence". - tha Alex Del Piero per Sky Sport Italia. "Ai ishte shembull per shume lojtare, model prej te cilit shiheshin shume njerez dhe e drejte eshte kjo qe ende eshte ashtu. Si i vogel me vemendje te madhe i percjellja ndeshjet e sulmuesve te Juves. Mire me kujtohet levizja e tij elegante. Shiheshte sikur te mos punoje shume. Ai ishte njeri lojal dhe ishte i nderuar nga te gjithe".
Nedved rimendohet per kombetaren Ceke
Pavel Nedved po mendon rikthimin ne kombetaren ceke e cila do marre pjese ne ndeshjet e Euro 2008. "Jam jashte prej shume kohesh dhe nuk di nese do jem ne gjendje ta ndihmoj skuadren. Nuk besoj se deshirojne te me therrasin", tha Nedved ne nje interviste per gazeten "Sport". Me tej, ai shtoi se tashme skuadra ceke ka nje tjeter perberje dhe nuk di nese do te pershtatet me grupin e ri.
Dua te aktivizohem me shume ne fushe
Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta ka thene se eshte i zhgenjyer me hapesiren e vogel tek skuadra bardhezi. Iaquinta u transferua veren e kaluar ne Juventus nga Udinese, por qe nga atehere ka luajtur vetem 8 ndeshje si titullar. Nderkohe pese nga gjithsej tete golat e shenuar ne kete edicion ai i ka shenuar kur ka hyre si zevendesues. "Jam i lumtur kur shenoj gola, ngaqe e di qe po i kontriboj skuadres. Mendoj se jam pjese e rendesishme e skuadres, edhe pse thuajse gjithmone hyje ne loje si zevendesues. E kam ditur se ne Juventus do te jete me ndryshe dhe me veshtire se te Udinese, ku e kam pasur vendin e sigurt si titullar. Ketu tek Juventusi kam bashkelojtare te mire, te cilet kane shkruar historine e klubit dhe e di se nuk mund te luaj vazhdimisht, por megjithate do te deshiroja te me jepej rasti per te qene gjate gjithe kohes titullar", eshte shprehur 28-vjecari.
e martë, 18 mars 2008
Iaquinta: Ndihem i lumtur ne Juventus
Vincenzo Iaquinta thote se eshte i lumtur ne Juventus edhe pse nuk ishte shpesh ne ekipin fillestar ne rrjedhe te sezonit. Sulmuesi i cili ne finishin e ndeshjes ia solli fitoren Juves ne ndeshjen e fundit te Serie A-se, thote se eshte i kenaqur prej qendrimit te tij ne Torino. "Luaj pak, por ndjehem si pjese e ekipit. Njejte dhe si Del Piero dhe Capello" - theksoi sulmuesi i Juves. Kenaqesia ime vjen nga ndjenja se jam lojtar i vyshem i ekipit, por shpresoj se nuk do te kem veshtiresi per ta mbajtur vendin ne reprezentacionin e Italise" - perfundon Iaquinta.
Juve fillon bisedimet me Diegon
Liga e Kampioneve eshte shume afer ekipit te Juventusit, dhe per ate shkak Zonja e Vjeter mendon per perforcime te klasit boteror, ndersa Diego eshte nje prioritet. Me tete pike large ekipit te renditur ne vendin e peste, Juve sigurisht haperon ne garat elite te Championsit. Ne qofte se Zonja e Vjeter deshiron te garoje ne nje nivel te larte, do te duhet te forcohet me disa lojtare te klasit boteror. Drejtori Sportiv Alessio Secco, mbreme ka pasur takim me yllin brazilian te Werder Bremenit, Diegon dhe babain e tij dhe biseduan rreth transferimit te mundshem te lojtarit ne Torino. Lajmet bejne te ditur se Juve eshte gati te paguaje rreth 12 milione sterlina mirepo gjermanet e vleresojne dicka me shume se 20 milione sterlina. Por nese Diego shpreh nje deshire te flakte per largim, Werder do te duhet ta ulin cmimin. Mbreme mediat theksuan se Real Madrid veq se i ka paraqitur kerkesat personale te Diegos dhe jane ne pozicion te pare per nenshkrimin e brazilianit, por tash edhe Juventusi eshte ne nivel te njejte me klubin mbreteror.
Miratohet projekti per stadiumin e ri

Keshilli Administrativ i Juventusit ka miratuar projektin per ndertimin e nje stadiumi te ri qe do te zeje vendin e "Delle Alpi". Lajmi eshte bere i ditur nepermjet nje komunikate zyrtare te shoqerise bardhezi ku theksohet se per projektin e ri do te investohen 105 milione euro. Stadiumi i ri mendohet te jete gati ne sezonin 2011 - 2012.
e diel, 16 mars 2008
Juventus - Napoli 1-0
Juventus gjate gjiros se 28 u perball me Napolin, ne te cilen fitorja erdhi ne minuten e 88 te ndeshjes me golin e Vincenzo Iaquintas. Luajtem bukur, kishim topin nen kontrolle gjate 90 minutave, dhe fitorja ishte e merituar. Edhe Napoli ishte nje ekip i ekuilibruar qe te mos lejoje te humbe gjate kesaj ndeshje, mirepo fati nuk i deshti. Lojtari me i mire ne loje pa dyshim se eshte portugjezi Tiago Cardoso Mendes. Pati nje paraqitje tejet te shkelqyer. Goli erdhi kur i posa inkuadruari ne loje, Cristian Molinaro i merr nje top Ezequel Lavezzit, dhe harkon topin ne gjashtembedhjeteshin e kundershtarit, ku Del Piero me nje akrobacion te shkelqyer gjeti Iaquinten, i cili bukur gjeti nje hapesire dhe futi topin ne rrjete.Juventus-Napoli 1-0
88' Iaquinta
Juventus (3-4-1-2): Buffon; Grygera, Stendardo, Chiellini; Nocerino (14'st Iaquinta), Sissoko, Tiago, Salihamdzic (14'st Molinaro); Nedved; Del Piero Trezeguet (47'st Birindelli).Trajner: Claudio Ranieri.
Napoli (3-5-2): Gianello; Santacroce, Cannavaro, Domizzi; Garics, Pazienza, Gargano, Hamsik (18'st Bogliacino), Savini (35'st Contini); Lavezzi, Calaiò (26' st Sosa).
Trajner: Reja
Juventus - Napoli
Juventus ne gjiron e 28 te Serie A do te perballet me kundershtaret e Napolit, te cilet ne ndeshjen e pare te luajtur ne Neapol, munden Zonjen e Vjeter me nje rezultat me shume polemika, qe mbaroi 3-1. Te dielen do te luhet ndeshja mes ketyre dy ekipeve, ne orarin e fundit. Loja do te filloje ne ora 20:30 ne stadiumin Olimpico te Torinos. Ranieri ne kete ndeshje nuk do te kete ne dispozicion disa lojtare kyc te tij sic jane Zebina, Legrottaglie dhe Camoranesi te cilet jane te skualifikuar dhe Andrade, Marchionni dhe Zanetti te cilet jane te demtuar.Lojtaret qe do te i jene ne dispozicion teknikut bardhezi jane:
1 Buffon
2 Birindelli
3 Chiellini
7 Salihamidzic
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Belardi
17 Trezeguet
20 Palladino
21 Grygera
22 Sissoko
23 Nocerino
25 Stendardo
28 Molinaro
30 Tiago
36 Castiglia
43 Ariaudo
45 Essabr
Moggi: Lippi do te zevendesoje Ranierin
Luciano Moggi insiston se Marcelo Lippi pas fundit te ketij sezoni do te zevendesoje Claudio Ranierin. Informatat e ketilla qe nje kohe te gjate jane pjese e revistave sportive te Italise, por ate qe Moggi e shtoi eshte se marreveshje eshte arritur. "Dyshoj se Ranieri do te qendroje ne Juventus pas perdundimit te sezonit, pa marre parasysh ne cilin pozicion do te perfundojne ne Serie A," - tha Moggi. Zevendesimi i tij do te jete Lippi, por drejtoret aktual nuk mundin t'i vendojne kerkimet e njejta te cilet ia kane dhene Ranierit dhe me pas u munduar t'i nderrojne ne rrjedhe te sezonit". Sipas Moggit, detyra e pare e Ranierit ka qene te siguroje pjesemarrje ne Kupen UEFA, por gjate rrjedhjes se sezonit mori urdherin se duhet te zgjidhet per nje vend i cili con ne Ligen e Kampioneve. "Nuk shoh ndonje sjellje prej te ciles mund te benificojne formacionin dhe klubin. Jean-Claud Blanc dhe Giovani Cobolli Gigli shume mire dijne se cilat jane detyrat e Ranierit, por rezultatet ishin me mire se sa priteshte dhe paradoksaliteti solli probleme". "Kjo eshte problem klasik per ata te cilet nuk jane prefesioniste. Krijojne tension dhe vendi i trete ishte "qellimi minimal" per shak se kane shaktuar probleme te medha dhe Juve fitoi vetem nje pike ne tre ndeshje".
e shtunë, 15 mars 2008
FIAT kthen Marcelo Lippin ne pankinen e Juves
"Sky Italia" thekson se Juventus eshte shume afer arritjes se marreveshjes me ish trajnerin e "Zonjes", Marcelo Lippi. Nenkryetari i grupacionit FIAT, John Elkann, sipas Sky ka pasur bisedime te panderprera me ish seleksionuesin e Italise me te cilin kane arritur marreveshje qe ne fundin e ketij sezoni te kthehet tek Juventus. Lippi do te zevendesoje Ranierin ne pankinen e "Zonjes se vjeter", qe kur Ranieri kete sezone nuk mundi me ekipin te gjindet ne luften per titullin kampion ne Serie A. Shumica prognozojne largimin e Ranierit, dhe per pasardhes te tij emeroheshin shume trajnere. Lippi ishte i permendur ne me shume kthesa, mirepo ai nuk donte te komentoje se a ka gjasa reale te rikthehet ne kormilarin e klubit te tij te dikurshem. Sipas burimeve te Sky, Elkann i ka dhene nje oferte te papare Lippit, te cilen isht-seleksionuesi "Azzurr" nuk ka teori qe ta rrefuzon.
Del Piero nuk dorezohet: Une besoj te vendi i dyte
Alessandro Del Piero nuk heq dore nga endrra e bardhezinjve per nje pozicionim me te mire ne klasifikimin e Serise A ne fundin e sezonit. Kapiteni i "Zonjes se Vjeter" tregon se ekipi vazhdon te jete kerkues ne 11 javet e fundit, pasi nuk e ka te sigurt pjesemarrjen ne Ligen e Kampioneve, ndonese eshte ne vendin e trete ne renditje. Sipas tij, kane mbetur shume ndeshje per t'u luajtur dhe te gjithe duhet te vazhdojne te ruajne te njejtin perqendrim. "Nuk jemi as shume te kenaqur dhe as shume te qete. Te kesh kater pike avantazh nuk do te thote te jesh ne nje pozicion te qete, per me teper kur kane mbetur edhe 11 ndeshje per t'u luajtur. Duhet te ekzistoje tensioni i duhur ne skuader. Duhet te bejme maksimumin qe ky kampionat te siguroje objektivat e rendesishme per sezonin e ardhshem dhe ky eshte momenti kur duhet te japim me shume. Te luash ne Ligen e Kampioneve dhe ne Kupen UEFA jane dy gjera te ndryshme, jo vetem per klubin, por edhe per prestigjin", u shpreh Del Piero. A do te cilesoje Juventusi nje sezon te suksesshem nese arrin ne vendin e katert? Ketu kapiteni tregon qarte ambiciet e tij dhe te skuadres, qe kerkom me shume se pozicionin e nderit. "Ky nuk eshte momenti per te bere bilancin, ne duhet te marrim maksimumin ne cdo ndeshje. Ky duhet te jete objektivi yne, pasi kualiteti i grupit ekziston. Une nuk firmos asnjehere per nje vend te caktuar ne renditje. Normalisht, nese nje jave para fundit do te flitet per vendin e katert apo te peste, une do te preferoja vendin e katert. Ne besojme te vendi i dyte. Ne 7 dite kemi humbur 8 pike ne te 9 te tilla, ndersa edhe Interi ka humbur 5 pike ndaj Romes. Edhe kjo do te thote te kerkosh maksimumin. Viti i ardhshem? Juventusi ka ruajtur gjithmone karakteristikat jetesor: grinte, vendosmeri dhe deshiren per te fituar. Une do te rifilloje nga keto baza. Me pas na duhet besimi ne aftesite tona, ndersa edhe nje fushate e mire blerjesh do te ndihmonte shume. Sigurisht qe na mungon dicka ne krahasim me kundershtaret, por shpresoj qe te jete nje distance e rikuperueshme gjate merkatos se veres", vijoi ai. Fjalet e fundit kane qene per Donadonin dhe Evropianin e ketij viti. "Per mua nuk eshte shqetesim, pasi pergjigjen qe ai kerkon do ta jap ne fushen e lojes. Gjithcka do te vendoset nga keto 11 ndeshje dhe rezultatet qe do te arrij une. Do te mendoj per te bere detyren, ndersa pjesa tjeter nuk eshte ne doren time", tha Del Piero.
e premte, 14 mars 2008
Piatti: Dua te luaj per Juven
Ylli i ri argjentinas Pablo Daniel Piatti haptazi i ben thirrje drejtuesit e Juventusit qe ta sjellin ne radhet e tyre, duke premtuar se do te jete pergjigje e duhur e Zonjes se Vjeter per te riun brazilian te Milanit, Alexandre Pato. Sulmuesi 18 vjecar i Estudiantes eshte njeri nder futbollisteve me perspektiv te kampionatit te Argjentines, dhe shpreson se shume shpejte talentin e tij do ta tregoje edhe ne Evrope. " Dua te qendroj ne Juve ashtu sic eshte Pato ne Milan. Dua t'i ndjek hapat e disa miqeve te mi sic jane Sergio Aguero, Lionel Messi dhe Ever Banega dhe te luaj per ndonje klub te madh evropian, ndersa Juve eshte njeri nder klubet me te medha boteror". - u shpreh Piatti. Mirepo, bisedimet mes Juventusit dhe Estudiantes jane ne fazen e hershme, ndersa per Piattin jane te interesuar edhe disa klube tjera avropiane.
Andrade do të mungojë në Euro-2008
Futbollisti i kombëtares së Portugalisë, Jorge Manuel Almeida Gomez de Andrade ka operuar gjurin e majtë në spitalin e Lisbonës dhe për këtë shkak do të mungojë në Kampionatin e ardhshëm evropian. Mjekët portugezë nuk kanë thënë saktësisht se sa do të zgjasë shërimi i lëndimit të futbollistit 29-vjeçar të Juventusit, por është më se e sigurt se ai do të mungojë në Euro-2008 që mbahet gjatë kësaj vere në Austri dhe Zvicër. Andrade vitin e kaluar kaloi në Juventus nga Deportivo La Corunha, por në fanellën bardhezi ka luajtur vetëm në pesë ndeshje. Për kombëtaren e Portugalisë ka luajtur në Kampionatin botëror në Japoni dhe Korenë e Jugut si dhe në Kampionatin evropian në Portugali në vitin 2002. Ndërkohë në Kampionatin botëror në Gjermani në vitin 2006 mungojë po ashtu për shkak të lëndimit të gjurit.
e enjte, 13 mars 2008
Nedved: Champions, objektivi kryesor
Mendimi i momentit per Pavel Nedved eshte bileta per ne Champions League. Futbollisti i Juventusit ka deklaruar se pas realizimit te ketij objektivi do mendoje per largimin ose jo nga bota e futbollit. "E kemi marre veten nga humbja me Fiorentinen. Tani ekziston serish besimi por rruga eshte ende e gjate", u shpreh ceku.Juventus gjurmon 19 vjecarin Rakitic
19 vjecari i Schalke 04, Ivan Rakitic afrohet perdite e me shume me skuadren e Juventusit. "Duke e ditur se klube te medha si Juve me kerkojne, kjo me mbush me krenari. Mezi po pres te perballem me sfida te reja. Nuk kam nisur asnje tratative dhe per momentin nuk kam asnje preference. E vetmja gje qe dua eshte te zgjedh skuadren qe te me ndihmoje te rritem me shume si lojtar", tha sulmuesi i ri.
e mërkurë, 12 mars 2008
Buffon bianconero fino al 2013
Portieri me i mire ne bote, dhe njeherit portieri kampion bote, sot me ekipin bardhezi te Juventusit rinovoi kontraten e tij deri ne vitin 2013. Para 9 muajve Buffon kishte bere rinovimin e kontrates se tij me Juventusin derin ne vitin 2012, mirepo tash do te jete ne klubin tim dhe te juajin edhe nje vit me teper. Edhe vete portieri ishte i kenaqur nga kjo kontrate, duke theksuar se kjo ishte gjeja e tij ideale. "Zgjodha ate qe ma ndiente zemra, ate qe e doja un, klubi dhe secili qe eshte pjese e planeve te Juventusit. Pranova te gjitha projektet e drejtuesve te klubit tim, ato me theksuan se i duhem klubit dhe se kane nevoje per mua. Edhe un gjithashtu kam nevoje per Juventusin tim, per pjesen e arte te zemres time, tregoi emocionalisht portieri numer nje. Presidenti Cobolli Gigli dhe Jean Claud Blanc me thane se gjate sezonit te ardhshem do te shohim nje Juventus tjeter nga kjo qe jemi tash. Me thane se do te investojne ne klubin rekord me trofe ne Itali. Kjo me pelqeu mua shume." - tha Buffon per Juventus Channel.
Elmander enderron te luaje ne Juventus
Johan Elmander, sulmuesi i Touluse theksoi se gjithmone ka enderruar te luaje ne nje klub sic eshte Juventus, qysh kur ka qene femije. Revista italiane Tuttosport thekson fjalimin e sulmuesit te Touluse, Johan Elmander ne te cilen thote se qysh si femije ka enderruar te luaje per Juventusin. " Deshiroj te shperngulem ne klubet e medha, psh ne Itali. Qysh si femije kam enderruar Juventusin, mendoj se tash jam i gatshem ta realizoje endrren,"- thekson Elmander. Sulmi eshte pika ime me e forte. Shenoj shume gola me koke, mirepo do te mund ta permiresoj lojen time. Idoli im qysh ne femijeri eshte Marco Van Basten, por gjithashtu shkoj hapave prej disa lojtare suedez sepse babai im dhe gjyshi im kane luajtur ne ligen suedeze. Elmander gjithashtu dha komentin e tij per transferimin e Ollof Mellberg ne Juventus, duke e pershkruar nje lojtar te shkelqyeshem, shembull tipik per lojtaret skandinav. " Mellberg eshte i forte si shkemb dhe me nje mentalitet te nje bokseri. Ai eshte zgjedhje e shkelqyeshme per bardhezinjte.
Juventus ne bisedime ne Turqi dhe Spanje
Juventus jane te gatshem ta perforcojne ekipin e tij kete vere dhe prej tash po punojne panderprere, gjithe e me shume tregojne interes per lojtare dhe marrin aksione. Juan Figger, agjenti i Diego Lugano dhe Alex de Sousa, dyshja e Fenerbahces thekson se kane filluar bisedimet me Juventusin ne lidhje me transferimin e Luganos ne kipin e Zonjes se Vjeter. "Ne bisedime jemi per Luganon. Bisedimet tash me kane filluar me Juventusin, te cilet prej moti treguan intres per klientin tim" - theksoi Figger. Me Drejtorin sportiv te Juventusit, Alessio Secco gjithashtu hapem temen rreth transferimit te mundshem te Alex ne Itali, mirepo nuk kemi marreveshje konkrete. Nga radhet e Zonjes se Vjeter shihet edhe interesimi per lojtarin mesfushor te Espanyolit, Pablo Zabaleta, kontrata e te cilet thote se ne qofte se Juventus deshirojne ta blejne, do te duhet te paguajne rreth 5 milione sterlina per lojtarin. DarioSport thekson se skautet e Juventusit kane percjellur lojen e Zabaletes ne tre ndeshjet e fundit te Espanyolit dhe tash me kane mbajtur bisedime jo formale me drejtuesit e klubit spanjol.
Zanetti rreth 1 muaj do te jete larg fushe
Cristiano Zanetti, futbollisti standard i Juventusit, do te jete large fushave te gjelberta rreth 25 dite, per shkak te nje lendimi ne muskulin e kembes se djathte. Me ate lendim Zanetti u ankua ne ndeshjen e fundit te gjiros se 27 te Serie A-se, ndeshje te cilen Zonja e Vjeter e fitoi me rezultatin 2-0 ne transferte me Genoa. Pervec Zanettit, ne gjiron e ardhshme, kur Juventusi do te perballet me Napolin, ne ekipin torinez do te mungojne edhe Nicola Legrottaglie, Jonathan Zebina dhe Mauro German Camoranesi, te cilet u ndeshkuan me kartona te verdhe gjate ndeshjes me Genoan.
e martë, 11 mars 2008
Trezeguet : Juventus mund te jete krenar me kete sezon
David Trezeguet thote se Juventusi mund te jete apsolutisht i kenaqur me kete sezon, nga rikthimi prej Serie B. Sulmuesi francez eshte apsolutisht i kenaqur nga rezultatet e arritura te ekipit te tij ne kete sezon, dhe thote se Juventus e ka arritur qellimin. "Treguam se jemi ekip i mire dhe i demonstruam te gjithe se jemi shume te forte ne lige. Qellimi yne kryesor eshte te mbarojme ne kater pozicionet e para ne renditjen tabelare, dhe po luftojme per kete" - theksoi Trezeguet. "Gjithsesi kemi nje sezon te shkelqyer" - perfundon Trezeguet.
e diel, 9 mars 2008
Genoa 0:2 Juventus

Luajtem, merituam fitoren dhe morem 3 pike te vlefshme. U paraqit vetem nje ekip ne kete ndeshje. Ajo ishte Juventusi, qe gjate gjithe 90 minutave kishte topin nen kontrollin e vet. Gjithcka na shkoi mire. Lojtar i kesaj ndeshje padyshim eshte Grygera, i cili shenoi njeherit ne minuten e 25 me nje shut bombastik dhe asistoi Trezeguet i cili pa veshtiresi shenoi golin e dyte per Juventusin, por edhe u ngjit ne kuoten e 16 golave ne Serie A. Gjithcka funskionoi ashtu sic duhet. Ranieri tash me duhet menduar per ndeshjen e ardhshme ku Juventusi do te ndeshet me napolitanet e Neapolit, Napolin. Ne kete ndeshje pervec demtimeve te Andrades dhe Marchionnit, Juventusi do te paraqitet edhe pa tre lojtare kyc. Ata jane: Zebina, Legrottaglie dhe Camoranesi.
Genoa (3-4-3): Scarpi; De Rosa (78' Figueroa), Lucarelli, Criscito; Rossi, Konko, Milanetto (63' Vanden Borre), Fabiano; Leon, Borriello, Sculli (58' Di Vaio).
Juventus (4-4-2): Buffon; Zebina, Legrottaglie, Chiellini, Grygera; Camoranesi, Sissoko (68' Nocerino), Zanetti (74' Tiago), Salihamidzic; Del Piero (78' Iaquinta), Trezeguet.
Arbiter: Morganti nga Ascoli Piceno
Kartona te verdhe: Legrottaglie (J), Sissoko (J), Sculli (G), Camoranesi (J), Zebina (J), Fabiano (G)
GENOA-JUVENTUS 0-2
Golashenues: 25' Grygera; 32' Trezeguet
e mërkurë, 5 mars 2008
Kerkohen bisedime per Lampard
Juventus nuk ka heq dore nga Frank Lampard. Sipas te perditshmes "The Sun", mesohet se drejtuesit bardhezinj kane ndermend te rikthehen ne bisedime per mesfushorin e Chelsea per te bere nje oferte te re ne drejtim te tij. Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, te gjitha keto bisedime jane te lidhura me rinovimin e kontrates se futbollistit te perfaqesueser angleze me klubin e tij. Lampard ka nje kontrate me Blute e Londres edhe per 14 muaj dhe nese deri ne perfundim te saj nuk eshte arritur ne nje marreveshje per rinovim, atehere Lampard do te largohej nga klubi per vleren e vetem 9 milione euro, shifer kjo e perballueshme nga Juventus. Juventusi i ka shanset e saj per te arritur te Lampard. Bardhezinjte mund te besojne tek tekniku Ranieri, pasi ishte ky i fundit qe e solli ne Stemford Bridge mesfushorin ne vitin 2001 nga West Ham dhe mund te ndikoje ne sjelljen e tij edhe ne Torino.
Flamini i thote JO Juventusit
Mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini i ka thene Juventusit se ai nuk ka synim te nenshkruaje me klubin italian, pasi deshiron te mbetet lideri i Premierliges. Francezi pati nje paraqitje mjaft bindese dhe ishte nder lojtaret me te mire ne fitoren e djeshme te Liges se Kampioneve ne San Siro ndaj Milanit, qe perfundoi 2-0 ne favor te Arsenalit. Kontrata e Flaminit skadon gjate veres dhe ka pasur spekulime se Juventus mund te beje nje oferte. "Juventus? Jam shume i lumtur qe jam ne Arsenal dhe jam krenar qe jam pjesetar i ekipit te pare anglez qe fiton ne San Siro", ka thene francezi, i cili pas fitores se djeshme ka zbuluar se nuk ka plane te kaloke tek bardhezinjte. Juventus e ka bere te qarte se nenshkrimi i nje mesfushori te qendres do te jete prioritet kryesor gjate veres. Ne listen e mesfushoreve tjere qe jane te lidhur me nje kalim tek gjiganti italian jane edhe Frank Lampard, Marcos Senna, Gilberto Silva dhe dyshja e Bundesliges, Diego dhe Rafael Van der Vaart.
e diel, 2 mars 2008
e shtunë, 1 mars 2008
Juventus, 50 milione euro per merkaton

Juventusi behet gati qe tani per nje merkato "te nxehte" verore. Plani fillestar i ringritjes se bardhezinjve ka funksionuar, pasi skuadra vazhdon te jete mes ekipeve me te mira ne Serie A. Por dihet qe pjesemarrja ne Kupat e Evropes kerkon me shum kualitet, ndaj po pergatiten te gjitha levizjet e qershorit, ne menyre qe ekipi te forcohet me lojtare cilesore ne cdo repart te mundshem. Drejtuesit jane shprehur te gatshem te bejne nje shifer prej 50 milione eurosh. Objektivat kryesore te Juventusit jane Frank Lampard dhe Marek Hamsik, por nuk do te harrohet edhe investimi ne lojtare te rinj per te garantuar te ardhmen e skuadres. Ne qendren e Vinovos jane takuar anetaret e Komitetit Sportiv (Paolo Montali dhe Ricardo Montanaro), drejtuesit (Giovani Cobolli Gigli, Jean Claud Blanc dhe Alessio Secco), si dhe trajneri Claudio Ranieri. Ne kete mbledhje u fol per projektet e te ardhmes, te sektorit te te rinjve, por sidomos per merkaton. Drejtuesit jane shprehur te gatshem te bejne gati nje shifer prej 50 milione eurosh, por vetem 35 milion euro do te vijne nga buxheti i klubit, ndersa pjesa e mbetur do te sigurohet nga shitjet e disa futbollisteve. Secco ka siguruar se deshiron me shume se 10 milione euro per shitjen e Tiagos, te skuadrat angleze apo tek Atletico Madrid, sic eshte deshira e vete futbollistit. Rreth 10 milione euro te tjera pritet te vijne nga shitja e Manuele Blasit dhe Marcelo Danubio Zalayetes te Napoli, ndersa shpresohet qe te sigurohet dicka edhe nga kartoni i Almiron qe kaloi gjate janarit te Monaco. Te gjitha keto te ardhura do te perdoren per blerjet, nga nje ne cdo repart. Pas largimit te pistes Flamini, enderra eshte Lampard, por vlera e kartonit dhe rroga e lojtarit e bejne nje gje te tille thuajse te pamundur. Me e thjeshte duket hipoteza Hamsik, per te cilin Napoli mund te pranoje nese Juventusi i "fal" Zalayeten dhe Blasin, si dhe disa milione euro. Alternativa ne kete repart mbetet Marcos Senna i Villarealit, ndersa shihet me vemendje Rakitic. Ne mbrojtje, mbetet per t'u pare si do te shkojne bisedimet me Barzaglin, si dhe rinovimi i mundshem i huazimit te Stendardos nga Lazio. Ndersa ne sulm, Amauri eshte zgjedhja e pare, ndonese tani drejtuesit po marrin konsiderate hipotezen Elmander. Per sa u perket te rinjve, alternativat me te vlefshme jane Tiberio Guarante dhe Fernando Tisone, te dy futbolliste te Atalantes.
Moggi: Cassano dhe Ronaldo me mua te Juventusi
Ish-drejtori i pergjitshem i Juventusit, Luciano Moggi, ka thumbuar perseri drejtuesit e rinj te skuadres bardhezi. "Nese une do te kisha ne dispozicion nje buxhet per investime ne merkato, si ai qe kishin gjate veres drejtuesit bardhezinj, tani Juventusi do te luftonte per titullin. Per me teper, me ne do te luante Antonio Cassano. Edhe Cristiano Ronaldo ishte i yni, ai erdhi per te bere vizitat mjekesore ne Torino, por ne fund ishte Salas qe beri te deshtonte marreveshja", u shpreh Moggi.
e enjte, 28 shkurt 2008
Oficiale: Palladino bardhezi deri ne vitin 2011
Juventus - Inter, historia e debatit 40-vjecar
Shume njerez jane cuditur nga letra e hapur qe Juventusi u ka bere drejtuesve te futbollit italian, por historia e Serie A-se tregon se nje gje e tille ka ndodhur edhe 40 vite me pare, duke u shoqeruar me polemika nga Interi. Ne vitin 1967, presidenti i atehershem i Juventusit, Vitorie Katela, shkroi nje leter te tille ndaj drejtuesve te FIGC pas nje goli te paakorduar per De Paolin ne ndeshjen me Lazios. Ne te kerkohej "nderhyrje jo per te mbrojtur Juventusin, por per te mbrojtur ndershmerine e kampionatit italian". Reagimi i Kateles solli edhe irritimin e Interit, qe drejtohej nga Angelo Moratti, babai i presidentit aktual te zikalterve, i cili e vleresoi letren si " nje prove histerizmi". Ndersa trajneri Helenio Herrera nuk u kursye duke deklaruar se "Juventusi protestonte per te influencuar gjyqtaret", deklarate e njejte me ate te Mancinit ne ditet e sotme. Katela nuk vonoi te pergjigjej. "Ai e njeh mire kete fushe, pasi perdor gjithemone metoda te tilla", ndersa me pas shpertheu edhe kunder Morattit. "Te vetmet histerizma qe me kujtohen jane ato qe kane lidhje me drejtuesit interiste dhe anetaret e familjes Moratti", ishte komenti i presidentit te Juventusit. Kunderpergjigjeja e Angelo Morattit nuk vonoi. "Nese vendosen ne te njejtin nivel entuziazmi i paster i te rinjve si femijet e mi dhe histeria helmuese e atyre qe duan te turbullojne me cdo kusht ujerat e sportit, tregohet qarte se eshte perfunduar rastesisht ne boten e sportit, noshta vetem per qellime zgjedhore". Ne ate sezon titullin e siguroi Juventusi vetem ne javen e fundit, ndersa 40 vjet me vone interistet shpresojne qe historia te mos perseritet.
e mërkurë, 27 shkurt 2008
Flamini larg Londres, Juventus e kerkon me kosto zero
Ne pritje te koheve me te mira ne kampionat, Juventusi ben llogarite dhe per ardhjet e reja qe mund te japin impulsin e duhur ne cilesi, per te konkuruar me arme te barabarta ndaj Interit e te tjereve. Per nje vend ne Ligen e Kampioneve duhet te investosh ne emra konkrete dhe spektakli i bardhezinjve nuk mund te mbeshtetet vetem ne garden e vjeter. Objektivi i radhes per Juventusin eshte zhvendosur ne Londer per te tentuar transferimin e francezit Flamini, i cili ka permbysur skenarin e parashikuar per te. Mesfushori i Arsenalit ka refuzuar nje kontrate te re te ofruar nga ''Topcinjte", e cila parashikon qe transalpini te marre 2 milion euro ne sezon per 5 vjet. Frika per te humbur Flaminin eshte shprehur dhe nga trajneri Arsene Wenger, i cili ka thene se synimi kryesor eshte te mbaje grupin e bashkuar. Rasti i pare i diskutueshem eshte pikerisht 24 vjecari. Ky i fundit ka hedhur poshte nje rinovim me ekipin i cili e lancoi mes me te mireve dhe dyshimet e drejtuesve jane se ka arritur nje marreveshje paraprake me torinezet.
Ranieri i kenaqur me barazimin
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ka mbetur i kenaqur me paraqitjen e ekipit te tij ne derbin torinez. "Nuk mendoj se ishte ndonje derbi i madh ne aspektin teknik. Te dyja ekipet deshiruan te fitojne, por ne nuk ishim te shkelqyeshem ne aspektin e lojes me topa te gjate ne fushe, ne deshironim te fokusoheshim me shume ne kalimin e topave tek Nedved dhe Camoranesi", ka thene Ranieri. Juventus arriti nje barazim pa gola perballe Torinos. Juventus dominoi gjate gjithe periudhes, por nuk arriti te kaloje ne avantazh. Ky barazim, pa dyshim shkon ne favor te Romes, qe do te kerkoje fitore perballe Interit, ne kerkim per ta shtuar diferencen me bardhezinjte dhe per ta ngushtuar me zikaltrit.
Derbi torinez ndahet ne paqe
Java e 25-te e Serie A-se eshte hapur me nje ndeshje te madhe: derbi numer 223 i Torinos. Ne kete sfide Juventusi ka zbritur ne fushe me Palladinon ne krahun e djathte dhe ciftin Sissoko - Camoranesi ne qender te mesit te fushes. Trajneri i skuadres "granada", Novellino ka preferuar Recoben ne vend te Rossines. Takimi eshte luajtur shume i ekuilibruar dhe momenti i vetem qe mund te vecohej ne 25 minutat e para ishte largimi nga fusha e Natallit, qe eshte goditur rende nga portieri Sereni. Rasti me i mire ne 45 minutat e para regjistrohet nga Iaquinta, qe devijon bukur me koke, por "gardiani" i Torinos ka larguar rrezikun. Fraksioni i dyte i lojes ka filluar me dy demtime per skuadren e Novellinos, Diana zevendesohet nga Rossina dhe Stelone, qe gjakoset ne koke por vazhdon lojen. Ne minuten e 62-te, Palladino shenon per bardhezinjte, megjithate aksioni ndalohet per pozicion jashte loje. Pas tij jane Del Piero dhe Iaquinta qe tentojne, por pa mundur te pershendesin rrjeten. Torino kunderpergjigjet me goditjet e denimit te Rossinas ne minuten e 74-t, por traversa shpeton Buffon. Mes tensionit dhe kartonit te kuq per Nedved (gjesti anti-sportiv ne syte e gjyqtarit), derbi perfundon ne barazim 0-0, me Juventusin ne kuoten e 48 pikeve duke humbur shansin per t'u afruar me Romen. Tashme rreziku nga Milani dhe Fiorentina ne garen per vendin e trete, eshte real.
e hënë, 25 shkurt 2008
Juventusi, federatës: Mjaft kemi paguar!
Juventusi nuk duron dot më dhe nis një letër të hapur, të publikuar pikërisht në adresën e vet zyrtare në internet, adresuar presidentëve të Federatës Italiane të Futbollit dhe presidentit të Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë. "Edhe një herë, - lexohet në letër, - Juventusi është dëmtuar dukshëm nga vendimet e gjyqtarit të ndeshjes."Tani ankohet Juvja, kohët vërtet kanë ndryshuar. Era e "Triadës" duket tashmë larg futbollit, kur në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për dy vjet largësi, por situata me klasën e gjyqtarëve ka ndryshuar dukshëm, siç tregon ndeshja me Rexhinën. Pas kësaj, presidenti Xhiovani Koboli Xhilji "rebelohet". "Gjatë këtij kampionati, por edhe të shkuarit, Juventusi ka kërkuar gjithnjë ta ulë trysninë ndaj klasës së gjyqtarëve, duke shmangur shtimin e polemikave të ashpra dhe duke pranuar me "fair-play" vendimet edhe në favorin tonë," shpjegon numri një bardhezi në letrën e hapur. Një sjellje që, për fat të keq, në bazë të ngjarjeve në Rexhio Kalabria duhet të rikonsiderohet. Edhe një herë, gjatë këtij sezoni, Juvja është dëmtuar në mënyrë të dukshme nga gjyqtari i ndeshjes." Fjalë të drejtuara Federatës Italiane të Futbollit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë, që tani janë thirrur për të ndërhyrë. "Përsëritja e episodeve kaq të rënda të detyron të kërkosh një ndërhyrje nga organizmat maksimale federale në siguri të rregullsisë së kampionatit e në ruajtje të përkushtimit dhe profesionalitetit të lojtarëve, teknikëve, drejtuesve të Juventusit, - vazhdon Koboli Xhilji. - Federata ka detyrë të vëzhgojë në bazë të rregullave dhe të sigurojë ndershmërinë e veprimtarisë sportive, e vënë në diskutim nga papërshtatshmëria e një pjese të gjyqtarëve." "Zonja e vjetër" rithekson problemin se gjyqtarët nuk i drejtojnë qetë ndeshjet e skuadrës së Ranierit, duke nënvizuar që bardhezinjtë kanë paguar për gabimet e kaluara: "Ajo që duket e sigurt është se Juventusi nuk mund të vazhdojë të paguajë përgjegjësitë për të cilat ka marrë një dënim shumë të ashpër në të kaluarën dhe nga e cila po ngrihet, edhe falë pasionit të tifozëve të vet, që në mënyrë të ligjshme kërkojnë respekt". Klubi juventin e fton Federatën Italiane të Futbollit dhe Shoqatën e Gjyqtarëve të ndërhyjë para se të fillojë faza delikate e sezonit: "Në një fazë vendimtare të kampionatit, si dhe në prag të vendimeve strategjike për të ardhmen financiare të klubit, Juventusi rikërkon që Federata Italiane e Futbollit të marrë masa të menjëhershme dhe efikase për të shëruar një gjendje vërtet të rëndë. Duhet gjetur besimi te klasa e gjyqtarëve dhe t'i jepet një drejtim futbollit italian. Një botë që bazohet te pasioni, përkushtimi, por edhe te kompetencat dhe profesionaliteti, që nuk mund të hidhen poshtë nga një element që përpiqet ta mbyllë të renë dhe të reagojë me irritim ndaj kritikave".
Sashka u hodh tashmë dhe u takon gjyqtarëve të flasin në fushë gjithnjë, që edhe formacionet e tjera të Serisë A të mos vendosin të protestojnë sipas radhës kundër "bilbilave". Në një rast të tillë, jeta e gjyqtarëve do të bëhej edhe më e vështirë, duke shtuar trysninë psikologjike.
Nga Napoli në Rexhio Kalabria, bardhezinjtë kanë gati një dosje me gabimet e arbitrave
Ranieri: Gjyqtari na zemëroi të gjithëve
Është një polemikë që nis nga larg, aq sa që në tetor filluan ankesat e Koboli Xhiljit, autor i një dosjeje mbi gabimet e gjyqtarëve të pësuara nga "Zonja", që iu shpërnda edhe klubeve të tjera pas ndeshjes me Napolin. Pastaj pati disa debate të vogla në ditët e mëpasme, deri te renditja virtuale e përpiluar me saktësi nga "Gazzetta dello Sport" pas javës së 21-të të kampionatit. Juvja duhej të kishte qenë në krye, me tri pikë larg Interit e Romës. Ajo "dosje", që mbante një seri vërshëllimash të padhëna nga "moviolat", mbi linjën false të mbajtur nga Milani sezonin e shkuar, kishte si përfundim një renditje të plotë, me gabime dhe favore. Kur Koboli Xhilji hyri në federatë për t'ua treguar dosjen kolegëve, nuk e mendonte se gjërat do të përkeqësoheshin. Kësisoj, në bazë të numrave (edhe këta "subjektivë", sepse aritmetika e futbollit është pa dyshim e interpretueshme), telashet vazhdojnë, duke prekur edhe fundin, madje të shtunën në mbrëmje në Rexhio Kalabria.
Jemi në javën e 24-t dhe e diela juventine është një tjetër ditë shqetësuese, me një të shtunë plot mllef dhe polemika. Nëse Napoli dhe Rexhina janë raste emblematike, ato që e kanë bërë të padiskutueshëm reagimin e fortë të presidentit bardhezi. Janë një seri gabimesh të tjera të gjyqtarëve, që mund të vihen në dukje, duke ripërshkruar sezonin juventin. Në "Olimpiko" kundër Sampdorias, për shembull gjyqtari Sakani mohoi një 11-metërsh të dukshëm për Trezegenë, i penguar nga portieri Akardi. Përfundoi 0-0, me Ranierin që mbyllte polemikat. Një linjë e ndjekur gjatë nga klubi juventin, të paktën deri dje. Tani që seria e gabimeve të gjyqtarëve u bë "baltë", edhe trajneri i "Zonjës" bën apel se me cilin duhet të përballet për t'i sqaruar këto gjëra. "Jemi të gjithë të zemëruar, të befasuar. 11-metërshat janë vetëm pika "e ajsbergut". Nuk kanë rëndësi 11-metërshat e padhënë, unë flas për të gjitha vendimet e tyre. Ishte një mbrëmje e keqe e gjyqtarit. Ne të gjithë jemi të mërzitur, me lojtarë dhe tifozë. U befasuam që nuk na u dhanë dy 11-metërsha, që nuk u dhanë tre kartonë të verdhë. Gjyqtari nuk më pëlqeu, e them qartë."
Shpreson të jetë në derbi
Bufoni, shëtitje në rrugët e Milanos
Një e shtunë në familje, për të psonisur në qendër të Milanos. Ndërsa Juvja ishte në Rexhio Kalabria, Xhixhi Bufon ka përfituar nga turni pushim, i dhënë nga grupi mjekësor dhe trajneri, për të nxjerrë shëtitje të fejuarën Alena Seredeova dhe të voglin Luis Tomas. Portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane është parë nga disa tifozë teksa po hynte në "Osteria del Corso", në rrugën "Garibaldi", ndërsa shtynte karrocën e djalit të tij. Pavarësisht se ishte i shoqëruar me familjen, Bufoni iu nënshtrua menjëherë ritit të autografëve dhe fotografive, duke treguar një shëndet të mirë para tifozëve të pranishëm. "Tani jam mirë, - tha Xhixhi. - Vendosëm me klubin ta shmangim transfertën me Rexhinën, sepse derbin e nesërm pikërisht nuk mund ta humbas, por edhe ndaj Fiorentinës të dielën që vjen dua të jem në fushë me 100%."
e diel, 24 shkurt 2008
Reggina - Juventus 2-1

Edhe nje ndeshje tjeter mirepo e ngjajshme me ato te Napolit, Parmes etj. Juventus pesoi nje humbje kontraversale. Filloi ndeshja ashtu sic e pritem te gjithe, por mbaroi...... me shume polemika. Rrjedhte minuta e 32 dhe Brienza sjell ne epersi ekipin vendas me nje gol ku mbrojtja e Juves as qe e priste. Mirepo vijne minutat e radhes. Ashpersohet Juventus dhe gjithcka mirret ne kontroll. Disa momente penalltie duke filluar nga Nedvedi, dy here nga Camoranesi dhe nje here nga Sissoko por referi Dondarini nuk jep kurnjefare shenje . Ne minuten e 71, Zanetti gjen Del Pieron me nje pasim te shkurter i cili nga nje largesi prej me shume se 25 metra vendos topin ne porten e portierit kundershtar. Ne minuten e 91 ndodh ajo qe ndodhi. Nje lojtar nga vendasit e Regginas kalon ne anen e djathte dhe kroson drejt Amorusos, Sissoko me nje nderhyrje te gershetuar pengon Amoruson dhe gjyqtari jep penallti per vendasit. Penalltia realizohet nga vete Amoruso. Ne minuten e 95 Zanetti nderhyn ashper ndaj nje lojtari kundershtar dhe saksionohet me kartonin e kuq dhe per dy ndeshje te radhes kunder Torinos dhe Fiorentinas do te jete shikues, ngaqe nderhyrja e tij pezulloi me dy ndeshje skualifikim.
Detaje rreth ndeshjes:
Reggina: Campagnolo, Cirillo, Aronica, Valdes, Lanzaro, Vigiani, Cascione(Tognozzi),
e enjte, 21 shkurt 2008
Juve planifikon largimin e Seccos

Sipas mediave italiane, ekipi i Juventusit eshte gati te ndahet me drejtorin sportiv te tyre Alessio Secco dhe ne vend te tij te angazhojne Pierpaolo Marino prej Napolit. Sipas Tuttosport, Zonja e Vjeter nuk eshte e kenaqur nga menyra ku Secco udheheqte politiken e transferimeve ne Juventus. Te gjithe jane te pakenaqur nga gabimet qe i beri ai per angazhimet e Boumsongut, Almironit dhe Tiago Mendes, te cilet Juves i kushtuan 27 milion euro te plota. Gjithashtu ne frymen e tij shkon edhe provimi per te transferuar Chiellinin ne Manchester City, mirepo transferi u rrezua ne momentin e fundit per shkak te deshires se lojtarit per te qendruar ne Torino. Secco ka mendime te ndryshme dhe per transferimet e ardhshme te Juves. Ai preferon dyshen nga Gjermania, Diego dhe Van der Vaart, ndersa Ranieri e deshiron Frank Lampardin. Te njejten gje e vertetoi edhe IL Matino, dhe ata shtojne se tash me mendohet per nderrimin potencial te Seccos. Po permendet emri i Pierpaolo Marinos nga Napoli. Marino nje kohe te gjate eshte duke u percjellur nga drejtuesit e Zonjes se Vjeter dhe ata jane shume te kenaqur nga puna e tij gjate afatit kalimtar te veres, kur ai ne Napoli solli shume lojtare kualitativ sic jane Marek Hamsik, Ezequiel Ivan Lavezzi dhe Walter Gargano.
Juve dhe Barcelona nuk ndalen per Lampard
Juventus vazhdon te shpresoje per te marre ne Torino lojtarin e Chelsesa, Frank Lampard. Mesfushori anglez ka deklaruar se do ishte bukur te vazhdonte karrieren ne nje vend tjeter. Ne radhe per te blere Lampard jane edhe katalanasit e Barcelones qe i kane ofruar nje shume jo te vogel pronarit rus te Chelsea, Roman Abramovich.
Shitet emri i "Delle Alpit"
Klubi futbollistik me rekord trofe ne Itali, Juventus, vendosi qe te perfitoje dhe prej stadiumit te tij i cili ne moment eshte duke u renovuar. Mediat italiane tregojne se drejtuesit e klubit planifikojne te nenshkruajne kontrate me nje kompani me te cilen do te ishte brenduar stadiumi, sikur qe eshte ceshtja ne Gjermani, ose per ndryshe ne Stadiumin e Arsenalit ne Londer. "Microsoft", "Coca Cola" dhe "Sony" jane kompanite e para boterore me te medha me te cilen eshte biseduar per kete teme. Spekulimet tregojne se shuma per kesi lloj sponzorimi eshte 50 milion euro. Juventus ndeshjet i luan ne stadiumin "Olimpico" ne Torino, mirepo me renovimin e "Delle Alpit", ekipi do te rikthehet ne kete stadium.
Iaquinta edhe nje problem tjeter per Zonjen e Vjeter
Vinczenzo Iaquinta sigurisht do t'i bashkangjitet Buffonit i cili eshte i lenduar ne kete fundjave kur Juventusi luan ndeshjen kunder Regginas. Ish lojtari i Udineses, Vincenzo Iaquinta ankoheshte me dhimbje ne shpine ne kohen kur ushtronte sot, dhe me siguri edhe ai ne Vinovo do te kerkoje ndihme prej fizioterapisteve. E premtja do te jete dita e fundit ku do te vendoset qe a do te jete i gatshem per loje apo jo, mirepo pritet qe Ranieri ne loje te vendos dyshen e rrezikshme Del Piero - Trezeguet kunder ndeshjes me Reggina. Trezeguet qe moti ankoheshte nga nje grip qe e kishte kapluar ate dhe nuk mori pjes ne ushtrimet e sodit me klubin, por Ranieri beson qe ai do te jete ne dispozicion te shtunen ne kete ndeshje. Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon gjithashtu do te mungoje ne kete ndeshje, ngase po ndjen dhimbje ne shpine dhe do te jete i gatshem ne ndeshjen Derby kunder Torinos, javen e ardhshme.
Chiellini i kenaqur per humbjen e Interit
Chiellini edhe njehere filloi luften verbale me Interin neper mediume, duke thene se eshte i kenaqur me humbjen e Interit ne Anfield Road, te marten. Juve dhe Inter ngelen kundershtaret me te medhenj qe kur Juventus ishte rrezuar ne Ligen e dyte te Italise dhe i ishin terhequr dy trofet e fituar ne ligen italiane ne kohen kur Calciopoli goditi futbollin italian. Chiellini eshte njeri prej simboleve te Juventusit te cilet jane me te kyqur ne kete lufte te mediave te te dy klubeve dhe i cili vazhdimisht e ruante Zlatan Ibrahimovicin ne kohen kur Juventusi u ndesh me Interin ne krye te liges italiane Serie A i cili mbaroi me rezultatin 1-1. "Nuk isha i kenaqur me rezultatin ne Anfield. Te gjithe e dime qe ekziston rivalitet mes klubeve," - thekson Chiellini. Juventus jane momentalisht ne poziten e trete ne tabelen e Serie A me 12 pike me pak se Interi, por vetem nje pike ndaj Romes e cila mban pozicionin e dyte ne kete radhitje tabelare.Juventus ne ngecje per Rakitic
Sipas shenimeve te Tuttosport, Juventus i bashkangjitet Interit ne ngecjen e nenshkrimit te lojtarit te talentuar kroat Ivan Rakitic. Lojtari 19 vjecar i Schalke 04 kete sezon po tregon lojera fantastike, me te cilen terhoqi vemendjen nga Interi, per te cilen lojrati theksoi:'' PO, ka pasur kontakte dhe sigurisht qe jam i interesuar. Inter eshte klub i madh te cilit nuk mund t'i thuhet "Jo". Vendimin themelor duhet ta sjelle Schalke, ndersa une ne kete moment jam i koncentruar vetem ne lojen time". Ndersa, Inter nuk eshte ekipi i vetem qe eshte i interesuar per nenshkrimin e lojtarit, Juventus eshte gati per te te derdhe rreth 9 milion euro, ndersa prapa shansin e vet e oret edhe Liverpooli.
e hënë, 18 shkurt 2008
Moratti i befasuar nga forma e Juventusit
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thote se eshte perzemersisht i befasuar me faktin se sa mire po ia del Juventus gjate ketij sezoni, pas rikthimit ne Serie A. "Vertet kam qene i befasuar nga skuadra e tyre. Nuk kam menduar se pas gjithe asaj cfare ndodhi ata do te jene konkurrues, me kokefortesi, krenari dhe rezultat. Shume mire po ia dalin", ka thene Moratti rreth bardhezinjeve ne nje interviste per Gazzetta dello Sport". Derisa Interi u forcua ne poziten e pare pas fitores 2-0 ndaj Livornos gjate te shtunes, edhe Juventus beri nje hap perpara duke fituar nje ndeshje te rendesishme ndaj Romes ne Torino me rezultat 1-0, dhe duke ngushtuar ne nje diferencen e pikeve me ekipin e kryeqytetit.
Del Piero: Unë kam besuar gjithnjë!
Sërish një hap. Një, sepse tani janë 195 gjëra që kanë të përbashkëta Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet. Janë golat që të dy kanë shënuar bashkë në Serinë A me fanellën e Juventusit. Vetëm Çarlsi dhe Sivori kanë bërë më shumë: 196. Akoma dhe një hap, një tjetër sforcim i vogël, sepse tani Roma dhe vendi i dytë janë larg vetëm me një pikë. Sërish një tjetër 1, kështu numrat e parë do të ndihen disi vetëm. Del Piero shikon barrierën, godet topin dhe e çon në kryqëzimin mes dy shtyllave. Pastaj feston para fotove bardhezi të Platinisë dhe Bonipertit. Ndërkohë, kapiteni ka shënuar 10 gola në këtë kampionat. Si numri që mban mbi shpinë, si golat që i ka shënuar në karrierë Romës. Si numri i fanellës që Toti ia mori në kombëtare. ALE NË FORMË - Vërtet, goli i fundit i kapitenit është pjesa më e fortë e një repertori të konsoliduar nga goditjet standarde. Por ka edhe diçka tjetër dhe këtu është e bukura. U kushtohet atyre që "katër vjet më parë" thonin se Del Piero nuk vraponte më. Vrapon, madje më shumë se më parë. Duket teksa lufton mes një "pylli" këmbësh kundërshtarësh në zonën e rreptësisë. E kupton edhe kur Ranieri vendos të mbulohet, aktivizon Sissokon dhe thërret jashtë një sulmues. Një tjetër sulmues, Trezeguet, dhe jo kapitenin.
Duket që francezi nuk e mori mirë; vesh tutat bardhezi dhe drejtohet në dhomat e zhveshjes. Kampionët kështu janë bërë, pastaj ishte dhe ftohtë. Në të vërtetë, Nevedi qëndron në stol pasi ia la vendin Palladinos. Dhe Ranieri "përkëdhel" Alexin: "Është djalosh i artë. Stërvitet mirë dhe më shumë se të tjerët. Iu desh pak të kapte formën e duhur në fillim, ose nuk e aktivizoja, ose e zëvendësoja. Por tani Del Piero është një vlerë e shtuar për këtë Juve: do ta mbajmë dhe do ta përkëdhelim".
MBËSHTET DEL PIERO - Juventusi, që fiton dhe i afrohet vendit të dytë, është vetëm një hap larg Romës. Kush do ta mendonte një vit më parë? Një si Del Piero, për shembull. Po, ai e kishte parashikuar: "Po, kam thënë që gjithçka ishte e mundur. Të shtunën e konfirmuam, hymë në fushë të bindur se jemi në shtëpinë tonë, të bindur se do të luanim një ndeshje të madhe. Ia arritëm. Herë të tjera kemi luajtur ndeshje jo të mira, por shpirti ynë është gjithnjë i njëjtë. Nuk është e vërtetë që nuk ka cilësi në mesfushën tonë". Ja krenaria e kapitenit. Të gjithë e prisnin dhe ai ishte gati. E priste John Elkanni, nipi i avokatit, që në prag të ndeshjes i kishte kërkuar tri gola. I kënaqur është edhe ai: "Po, mjaftoi një, ai më i bukuri. Ai që vlen sa për tre për Juven. Pashë një ndeshje të fortë e me karakter." Presidenti Cobolli Gigli e kishte bërë një parashikim të tillë. Ai, një "nostalgjik i vjetër", e kishte parashikuar golin e kapitenit. "Po, e gjeta, tani besojmë vërtet te vendi i dytë." Një hap larg historisë. Një pikë larg Romës. Vërtet një mrekulli, nëse kështu do të rezultonte edhe në fund. Dhe Juvja e meriton.
Trajneri i Romës e kritikon skuadrën për interpretimin e gabuar të lojës në Torino
Spalleti: E kishim mendjen te Reali
Luciano Spalleti e komenton me hidhërim humbjen në "Olimpico" kundër Juves. "Në pjesën e parë dhamë pak, - tha ai. - Ishim pak konfuzë në interpretimin e situatave dhe në krijimin e lojës. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por është e qartë që bëmë më pak nga ç'mund të bënim. Çfarë taktike me Realin? Do të varet nga paraqitja që do të bëjnë ata."
Është i ndërgjegjshëm që nesër, në ndeshjen me Realin e Madridit, duhet një tjetër Romë, me një vendosmëri të madhe dhe manovër më të plotë. Luciano Spaletti komenton i hidhëruar humbjen e skuadrës së tij, e paaftë të bëjë rezistencë para një Juventusi që fitoi falë një eurogoli të Del Pieros nga një goditje standarde. "Ishim të ngadaltë në fushë, nuk ishim të zotë të kuptonim ku kishim hapësira dhe ku nuk kishim, - nënvizoi Spalleti. - Nuk mund t'u lejohet kjo epërsi lojtarëve të aftë si ata të Juves."
Roma, në të vërtetë, u duk edhe psikologjikisht e dorëzuar dhe mendja te sfida me Realin mund të ketë ndikuar. "Ndoshta po, - pranon trajneri verdhekuq, - sepse lojtarët shohin ciklin e ndeshjeve që duhet të përballim dhe e dinë që ajo me Realin nuk mund të gabohet, ndërsa për të tjerat ka gjithnjë kohë për të qenë gati." "Merenguesat" humbën në kampionat të shtunën me Betisin në Sevilje, por Spaleti nuk e sheh aspak këtë si ogur të mirë: Nuk testoj për humbjet e të tjerëve dhe pastaj ata pësuan dy gola me topa të lartë, ndërsa ne jemi më të aftë me topat e ulët," vëren Spalleti. Pikërisht për këtë duhen gjetur zgjidhje të tjera për të marrë maksimumin dhe për të zbritur në fushë me vendosmëri të madhe, si të shtunën ndaj Juventusit. Ajo që shqetëson më shumë është edhe gjendja fizike e Tottit, i cili ndaj Juves thuajse nuk u shfaq fare në fushë. Me Realin duhet të ndihet patjetër "dora" e kapitenit, ndryshe edhe në Madrid gjërat mund të shkojnë siç ndodhën në "Olimpico."
Juventusi
Vendi i dytë tashmë është objektiv
Fitorja në "big-matchin" kundër Romës ka sjellë entuziazëm dhe bindje në shtëpinë e Juves. Objektivi, tani që u hodh "maska", është vendi i dytë, akoma i zënë nga verdhekuqtë, që tashmë janë vetëm një pikë para. "Ishte ndeshja më e rrezikshme e sezonit. Tani e dimë se cilën rrugë duhet të ndjekim," pohoi Buffoni.
Asnjë nuk kishte besuar te mrekullia, por tani që Roma u mund Juvja mund të kandidojë për vendin e dytë. S'është utopi që të arrish objektivin, duke e mbyllur kampionatin pas Interit: verdhekuqtë janë vetëm një pikë para dhe po përjetojnë formë jo të mirë. Pastaj formacioni verdhekuq duhet të përqendrohet te çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe po humb motivimin në luftën për titull, duke parë që tani Interi është 11 pikë larg. Juvja, duke shfrytëzuar motivimin e madh dhe lodhjen e vogël, pasi nuk luan në kupat e Europës, bëhet kështu kandidatja më serioze për vendin e dytë. Për këtë edhe lojtarët janë të bindur. Buffoni është entuziazt dhe i karikon shokët, ndërsa Nikola Legrotalje pranon që vendi i dytë ka epërsitë e veta, për faktin se nuk luan në ndeshjet paraeliminatore të Championsit. "Jemi një pikë larg vendit të dytë, - pohoi mbrojtësi, - që të kualifikon direkt. Duhet të besojmë, rëndësi ka të arrijmë të dytët." I vetmi që frenon, siç është e drejtë të jetë, është trajneri Ranieri, që bën krahasimin: "Skuadra po luan shumë mirë, por unë jam mësuar të shoh fundin. Kuajt shihen në fund, tani jemi akoma në kthesë".
Taddei: Në sulm tani na njohin
Mexes e pranon: Po luajmë shumë dobët!
Është thënë shpesh se Roma kur luan dobët rrallë fiton. Skuadra e mirë, e krijuar nga Luciano Spalleti, tregon pikën e saj të dobët kur nuk është në formë, sepse rrezikshmëria e verdhekuqve vërehet që në minutat e para të lojës. Edhe kundër Juventusit u shfaq problemi kronik i verdhekuqve dhe në fund të ndeshjes asnjë nuk donte ta mohonte ekzistencën e problemit në prag të sfidës me Realin në Champions. "Jam vërtet i zemëruar, sepse po luajmë shumë dobët. Edhe unë duhet t'i jap vetes një të shkundur, sepse kështu nuk mund të vazhdohet," ka thënë pa terma gjysmake Filipe Mexes, duke gjetur edhe një aleat të vlefshëm si Rodrigo Taddei, që e mbështet. "Është periudha kur gjërat shkojnë keq, - pranoi braziliani, - por ndoshta është e gjithë skuadra që nuk po luan mirë. Në sulm, para së gjithash, duhet të bëjmë diçka më shumë, pasi kundërshtarët tashmë na njohin. Unë, Totti e Mancini nuk mund të luajmë kështu, duhet t'i përmirësojmë paraqitjet tona, nëse duam të rifillojmë të fitojmë."
e diel, 17 shkurt 2008
Messi i ri do te nenshkruaje me Juventusin
Nestor Sivori, djali i legjendarit Omar Sivori, eshte fajtori kryesor per bindjen e drejtuesve te Zonjes te mendojne ne nenshkrimin e talentit argjentinas. Lojtari 18-vjecar Pablo Daniel Piatti momentalisht luan per Estudiantes dhe mund te jete surprize e vertete tek radhet e Juventusit dhe te sjelle kreativitet ne stilin e lojes se tyre. Trajneri Ranieri ndoshta ne fillim nuk mund te jete i bindur ngaqe pozicioni i Piattit, lojtar klasik me numrin 10, per te cilen nuk ka vend ne radhet e Ranierit. Por Piatti theksoi se eshte i gatshem te luaje ne cfaredo pozicioni. "Une do te doja te luaj si sulmues i dyte, por mund te pershtatem ne secilin rol" - theksoi Pablo Daniel Piatti.Ranieri levderon Del Pieron
Trajneri i Juventusit,Claudio Ranieri levderon Del Pieron i cili e shenoi golin e vetem ne ndeshjen kunder Romes. Me nje gjuajtje te shkelqyeshme nga nje gjuajtje te lire, Alessandro Del Piero i dhuroi nje fitore Juves kunder Romes, me te cilen Zonja e Vjeter iu afrua Romes ne vetem nje pike. Ne fituam duke u faleminderuar ne sakrifikimin e sulmuesve tone, dhe duke faleminderuar hijen e te gjithe lojtareve te cilet treguan me te miren ne kete ndeshje - theksoi Ranieri. Ranieri beri surprizen ne kete ndeshje kur lojen e filloi me tre sulmues, Del Piero - Trezeguet - Iaquinta. Zgjodha triaden Del Piero - Trezeguet - Iaquinta ngaqe jane ne forme te shkelqyeshme, dhe kjo me dukeshte e kuptishme. Ne gjithemone shiqojme perpara. Iu tregoj djemve qe secilen loje ta luajne sikur te jete loja e e fundit e tyre, gjithemone mundohemi te perparojme - thote Ranieri. Trajneri nuk i kurseu fjalet qe te levderoje lojtarin e ndeshjes. "Del Piero eshte absolutisht djali yne i arte, ai punon shume dhe me shume se sa te tjeret" - mbaroi Ranieri.e shtunë, 16 shkurt 2008
Juventus largon Romen drejt titullit kampion

Pame nje Juventus. Pame nje Del Piero, Buffon, Chiellini, Sissoko, Camoranesi, Nedved etj. Gjthcka na shkoi mire. Ajo me kryesorja erdhi ne finishin e pjeses se pare, pikerisht ne minuten e 45 ku Nedved merr nje kundersulm te Zonjes ne drejtim te Ulkonjes. Mexes ishte pikerisht ai i cili ndeshkoi Nedvedin per te inkuadruar referi nje gjuajtje denimi per Juventusin. Prane topin nje "IKONE". Dridheshte Ulkonja, nga ana tjeter nuk mungonin shpresat e Golit. Fishkelloi referi Saccani. Gjuan Del Piero dhe topi mbaron ne kendin 90 te Donit dhe rezultati kaloi ne favor te juventineve. Pjesa e dyte kaloi me rreziqe te njepasnjeshme te Romes. Ne radhet e Juves behet nje zevendesim. Ai ndermjet nje Camoranesi me nje Nocerino. Mbyllet Juventusi, hapet hapesira per Romen. Zevendesohet Trezeguet me nje Sissoko, i cili qe nga inkuadrimi i tij ne minuten e 68 ishte lojtari kyc qe rezultati kaloi ne radhet e Juves. 10 minuta para perfundimit te ndeshjes Juve - Roma, i riu dhe i rrezikshmi Palladino e zevendeson "prindin e tij" , cekun Pavel Nedved. Rezultati mbaroi 1-0, ku Juventusi i afrohet Romes ne vetem 1 pike diference ne luften e pergjakshme per vendin e dyte qe con direkt ne Champions League.
e enjte, 14 shkurt 2008
Buffon deshiron te luaje futboll deri ne moshen 42 vjecare
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon thekson se deshiron qe te luaje futboll deri ne moshen 42 vjecare, ku dhe planifikon t'i jape lamtumiren portes se fushes se gjelbert. Ai e ndjen veten e tij te kenaqur dhe shpreson se deshira e tij per te luajtur futboll edhe shume gjate kohe pothuajse eshte e mundshme. Ai kishte shprehur kete deshire ne nje interviste te dhene per Gazzetta dello Sport ku thekson se futbolli eshte shtepia e tij. Vet Buffon ne kete interviste ka treguar se ka deshire te flakte per te vazhduar edhe shume kohe me martesen "Futboll". Ai nuk e fsheh idolizimin e tij ndaj portierit te reprezentacionit te Cameroonit Thomas N'Kono, i cili ne boterorin e vitit 1990 ne Itali kishte marre pjese ne moshen e tij 42 vjecare.


