Lojtari turk i radheve te Galatasaray, i cili po shkelqen ne terneun aktual te Euro 2008, ka pohuar se sezonin e ardhshem do te mbroje ngjyrat e ndonje ekipi italian. Ai padyshim se eshte njeri nder lojtaret me impresionist te Euro 2008, dhe paraqitjet e tij te shkelqyeshme kane vene ne shenjester klube te ndryshme europiane. Mirepo me konkrete jane ofertat e ekipeve qe vijna nga Gadishulli Apenin. Juventus dhe Milan jane te interesuar per Arda Turan, mirepo ka edhe shume ekipe tjera qe jane ne interesim te lojtarit. Agjenti i lotjarit eshte i sigurt se lojtari sezonin e ardhshem do te luaje ne Calcion italiane. Ai ka pohuar se Juventus eshte ne avantazh nga rivali i tij Milan, per shkak se ata ofrojne Sergio Bernardo Almiron per te cilin Galatasaray jane te interesuar per ta sjelle ne radhet e tyre si dhe nje shume te hollash prej 4 milione sterlina. Mirepo Juventus do te mund qe ne vend te 4 milione sterlinave, te ofroje mbrojtesin e tyre, francezin Jonathan Zebina.
e mërkurë, 25 qershor 2008
Arda Turan do te luaje ne Itali
Lojtari turk i radheve te Galatasaray, i cili po shkelqen ne terneun aktual te Euro 2008, ka pohuar se sezonin e ardhshem do te mbroje ngjyrat e ndonje ekipi italian. Ai padyshim se eshte njeri nder lojtaret me impresionist te Euro 2008, dhe paraqitjet e tij te shkelqyeshme kane vene ne shenjester klube te ndryshme europiane. Mirepo me konkrete jane ofertat e ekipeve qe vijna nga Gadishulli Apenin. Juventus dhe Milan jane te interesuar per Arda Turan, mirepo ka edhe shume ekipe tjera qe jane ne interesim te lojtarit. Agjenti i lotjarit eshte i sigurt se lojtari sezonin e ardhshem do te luaje ne Calcion italiane. Ai ka pohuar se Juventus eshte ne avantazh nga rivali i tij Milan, per shkak se ata ofrojne Sergio Bernardo Almiron per te cilin Galatasaray jane te interesuar per ta sjelle ne radhet e tyre si dhe nje shume te hollash prej 4 milione sterlina. Mirepo Juventus do te mund qe ne vend te 4 milione sterlinave, te ofroje mbrojtesin e tyre, francezin Jonathan Zebina.
Inter nënshkruan me Del Pieron!
Është e vërtetë! Inter Milan është shumë afër nënshkrimit me Del Pieron, mirëpo jo me legjendën e Juves, Alessandro Del Piero, por me të riun nga Treviso, Jago Del Piero. Sipas mediave italiane, Interi është shumë afër nënshkrimit me talentin e ri të Trevisos, Jago Del Piero, i cili konsiderohet si një sulmues i shkëlqyeshëm nga të rinjtë, dhe që ka dy pasaporta, atë braziliane dhe atë italiane. Zikaltrit shpresojnë se në vitet e ardhsme Del Piero do të jetë njëri nga lojtarët kyç të Nerazzurëve. Mediat vazhdimisht kanë spekuluar për një lidhje të mundshme të Interit me legjendën e Juves, duke pasur parasysh mbiemrin e ngjashëm të tyre. Si do që të jetë, ndoshta Inter ka dëshirë ta ketë një emër të tillë të madh në skuadër, përderisa nuk mund ta ketë ikonën.
Juventus kerkon kroatin Pranjic
Drejtuesit e Juventusit kane shprehur nje interesim serioz per reprezentuesin kroat Danijel Pranjic, pohojne mediat italiane. Lojtari 26-vjecar tregoi lojera te shkelqyera ne turneun europian Euro 2008 dhe ka rene ne sy te drejtuesve te Juventusit. Drejtuesit e ketij klubi kerkojne me ngulm nje lojtare kualitativ qe luan rolin e mbrojtesit anesor te majte. Varianta e dyte e Ranierit eshte Fabio Grosso, mirepo ai eshte i kenaqur ne Lyon keshtu qe nuk e ka ndermend te largohet nga aty.
Stankovic pikerisht ne Juventus
Serbi i radheve te Interit, Dejan Stankovic, duket se qe nga java e tjeter do te prezantohet nje lojtare i ri i Juventusit. Lajmin e ben te ditur vete agjenti i lojtarit, duke theksuar se Stankovic ka pranuar kushtet qe te jete nje lojtare i ri i Juventusit. Aventura e tij me zikaltrit pikerisht ka mbaruar pas ardhjes se trajnerit portugez Jose Mourinho dhe Stankovic menjehere ka qene i lejuar te kerkoje nje ambient tjeter. Duket se ky ambient do te jete kundershtari me i flakte i Interit, Juventusi. Interi shpreson se per 30 vjecarin te fitoje diku rreth 15 milion euro, mirepo Juventusi do te shfrytezoje nenin 17 te rregullores se FIFA-s, per ta blere lojtarin me nje cmim me te volitshem. Juventusi do ta bleje Stankovicin per 9 milione euro.
Agjenti: David do te qendroje
Barcelona duket se do ta kete teper te veshtire ne qofte se deshiron te angazhoje super yllin e Juventusit, sulmuesin transalpin David Trezeguet. Disa here kemi bere oferte drejt Juventusit per David, mirepo ne secilen here kemi qene te refuzuar nga bardhezinjte. Kemi bere oferte qe arrinte deri ne 30 milione euro, mirepo Zonja e Vjeter si duket nuk e parashikon nje largim te lojtarit te tyre. Ata mendojne se ne qofte se Trezegol largohet, shifra e kartonit duhet te jete 30 milione sterlina ( 45 milione euro). Ne qofte se ndodhe ndonje befasi qe David Trezeguet te behet nje lojtare blaugrana, Juventus duket se ka gjetur nje zevendesim te denje. Emri i tij quhet Diego Milito, lojtari argjentinas i radheve te Saragosas. Ai do te largohet nga klubi per nje shifer qe con numrat deri ne 15 milione euro, mirepo Juventus do te mund te angazhoje edhe per vetem 11 apo 12 milione euro.
Senna enderron Juventusin!
Ylli i ekipit spanjoll te Villarealit, braziliani i natyralizuar Marcos Senna, eshte i habitur perse Juventusi eshte duke shprehur interesim te madh per mikun e tij te kombetares Xabi Alonso, duke pohuar se eshte me i mire dhe me i qendrueshem se Xabi. Ranieri eshte nje adhurues i madh i lojes se Sennas, mirepo drejtuesit e Juventusit Jean-Claud Blanc dhe drejtuesi sportiv Alessio Secco gati se e kane zyrtarizuar ceshtjen per transferimin e Xabi Alonsos ne radhet e Juventusit. Marcos Senna qe ne femijeri ka qene nje tifoz i flakte i Juventusit, duke vecuar lojerat e legjendave Michel Platinise, Zinedine Zidane, Gaetano Scireas etj. Do te ishte bukur ne qofte se do te transferohesha ne Torino, pasi qe Zonja e Vjeter ne afatin kalimtar te dimrit kishte bere oferte drejt Villarealit per lojtarin e tyre Marcos Senna. Senna eshte nje lojtare i shkelqyer, mirepo mosha e tij 31 vjecare duket se nuk i admiron drejtuesit bardhezinje qe te jene ne gjah per te.e martë, 24 qershor 2008
Juventus ofron Zebina - Almiron per Arda Turan
Juventusi duket se eshte i interesuar per ta angazhuar turkun senzacionist, Arda Turan nga radhet e Galatasarayit. Juventus ka hequr dore nga disa lojtare, ne mesin e te cileve gjendet edhe dyshja Zebina dhe Almiron. Qe te dy nuk e kane bindur Claudio Ranierin per te besuar tek ta, dhe shihet qarte se kjo vere do te jete decizive per te ardhmen e tyre. Galatasaray kerkon Zebinan, por Juventusi deshiron qe te jape dyshen franko-argjentinase per te marre turkun e talentuar, i cili po shkelqen ne europianin, Arda Turan. Ai padyshim se eshte shpetimtari i Turqise ne kete eveniment. Do te shihet se cka do te ndodhe deri ne fund, pasi qe dihet se Galatasaray do ta kete te veshtire te refuzoje kete oferte ofruar nga Zonja e Vjeter, si dhe deshira e Turan per te luajtur ne nje klub te madh sic eshte Juventusi.
Shoping i madh ne Juventus
Alberto Aquilani, Ricardo Quaresma si dhe Diego Milito jane ne qender te vemendjes ne radhet e Juventusit. Drejtuesit e Zonjes se Vjeter jane vene ne kerkim te Big Trios per te perforcuar repartin e skuadres ne cdo aspekt. Revista torineze Tuttosport sot ka pohuar se Jean-Claud Blanc ka gjetur treshen e saj ne merkaton verore. Ai ka theksuar tre emra. I pari eshte romaku Aquilani, i cili assesi nuk eshte duke e vazhduar kontraten me ekipin kryeqytetas, dhe Juventusi duket se eshte ekipi me i interesuar per Alberto Aquilanin. I dyti eshte ylli portugez, Ricardo Quaresma, i cili ka pohuar se kete vere do te largohet nga Porto. Emri i trete eshte sulmuesi i Saragosas, Diego Milito. Milito do te kaloje ne Juventus vetem ne qofte se Vincenzo Iaquinta do te largohet nga Juventus. Per sulmuesin bardhezi me te interesuar jane Roma dhe Palermo.
e hënë, 23 qershor 2008
Chiellini: Europiani do me ndihmoje per Championsin
Giorgio Chiellini nuk eshte i kenaqur edhe pas paraqitjes se shkelqyer kunder Spanjes. "Nuk mund te ndihem krenar per europianin tim te pare por kjo eshte nje eksperience qe do me hyje ne pune ne Champions League", u shpreh juventini i Italise, i cili ka qene nje nga lojtaret me te mire ne fushen e "Ernst Happel". "Me vjen keq per menyres si perfundoi aventura e Italise pasi nuk kemi qene me shume fat", u shpreh Chiellini ne nje interviste dhene per Juventus Channel.
Zebina ne Galatasaray
Jonathan Zebina tashme eshte nje lojtare i ri i ekipit turk Galatasaray. Vete agjenti i lojtarit ka pohuar se Zebina sezonin e ardhshem do te luaje me fanellen e kampionit te Turqise. Ai ka hasur ne disa probleme me trajnerin bardhezi Ranierin, por gjithashtu ka hasur edhe ne lendimet qe ka pesuar gjate sezonit te kaluar. Ai nuk eshte ne listen e Ranierit per sezonin e ardhshem, pasi qe Juventus po mundohet te angazhoje mbrojtesin anesor te Bayern Munchen, gjermanin Philipp Lahm. Ai do te transferohet ne Turqi per nje shume rreth 7 milione euro, dhe do te perfitoje 1.5 milione euro ne sezone.
Ricardo Quaresma afer Juventusit?
Mesfushori anesor i Portos, Ricardo Quaresma duket se do te vazhdoje ne Juventus. Lajmin e bejne te ditur disa gazeta qe vijne nga Portugalia, te cilat theksojne se Juventus eshte teper i interesuar per lojtarin. Shuma e larte e lojtarit mund qe te paraqese shpifje ne merkaton e Juves, mirepo drejtuesit bardhezinj kane ndermend disa opsione per ceshtjen e Quaresmas. Ata jane te gatshem te japin nje shume rreth 20 milione euro si dhe lojtarin Tiago Cardoso Mendes, per te ardhur ne sherbimet e Ricardos. Gjithcka do te dihet ne ditet ne vazhdim, ku Juventusi, Porto si dhe agjenti i vete lojtarit do te fillojne bisedime per kete ceshtje. Porto eshte ne pritje te 40 milione eurove, mirepo ka gjasa qe me kete oferte joshese te Juventusit te binden per tu larguar nga lojtari i tyre me i mire. Juventusi tash me eshte duke e sfiduar kundershtarin e tyre ne Serie A, Interin, pasi qe Jose Mourinho, trajneri i ri i zikalterve eshte ne kerkim te Quaresmas. Ranieri theksoi se do te ishte nje detyre e shkelqyer e drejtuesve tane, ne qofte se e sjellin ne Corso Galileo Ferraris Yllin Portugez, Ricardo Quaresma.
Tifozet kundershtojne: Mos e merrni Stankovicin
Adhuruesit dhe njeherit tifozet e flakte te klubit qe vjen nga Torino e Italise, Juventusit, kane dhene ultimatum tek drejtuesit e klubit se nuk deshirojne qe serbi Dejan Stankovic te transferohet ne radhet e Juventusit. Ata kete lajm e quajne si nje deshtim te madh te Zonjes pasi qe Juventusit nuk i nevojiten lojtare te cilet kane qene kundershtare te flakte te tyre. Dejan eshte nje lojtare i cili ka qene tejet arogant ne ndeshjet me Juventusin. Ai njekohesisht ka pasur disa probleme me disa lojtare te Juves, sic jane Pavel Nedved, Mauro German Camoranesi etj. Pas kesaj ai kishte refuzuar Juventusin para kater viteve duke u transferuar te Interi i Mancinit.
Juve angazhon Buffonin e Ri
Juventus duket se ka kompletuar edhe nje lojtare te ri ne radhet e tyre, pasi qe portieri i ekipit pionier te Sampdorias, Vincenzo Fiorillo do te transferohet ne radhet e klubit bardhezi te Torinos. Ne Itali Fiorillo krahasohet me portierin e Juventusit, Gigi Buffon. Karakteristikat qe ka Vincenzo Fiorillo jane te njejta me ato te Buffonit. Ai do te jete portieri i ardhshem i Zonjes pas Gianluigi Buffon. Kartoni i tij Juventusit do t'i kushtoje rreth 600 000 euro.
Xabi Alonso menjehere, pas tij Arshavin ose Quaresma!
E merkura decizive per merkaton e Juventusit. Bardhezinjte mendojne transferimin e menjehershem te spanjolit Xabi Alonso. Pas tij Claudio Ranieri eshte vene ne kerkim ne njerin prej dy yjeve te futbollit. Behet fjale per yllin e Rusise Andrei Arshavin si dhe per yllin portugez Ricardo Quaresma. Ranieri kerkon se paku njerin prej ketyre dy futbollisteve fantastike. Me e pershtatshme do te ishte angazhimi i Andrei Arshavin, i cili po shperthen me paraqitjet e tij ne Euro 2008. Ranieri per te mendon nje lider te ri ne skuadren e tij. Quaresma eshte nje lojtare tejet i rrezikshem per kundershtarin, ndersa kartoni i tij i larte bene qe Juventusi te mos e angazhoje, mirepo jane duke menduar qe shumen prej 40 milione euro, ta zbresin me kembimin e portugezit Tiago, i cili kete sezone ka deshperuar me paraqitjet e tij ne fanellen bardhe e zi.
Del Piero: Ndoshta do të tërhiqem
Menjëherë pas përjashtimit të Italisë nga Euro 2008, pas e ekzekutimit të penalltive, ku Spanja doli më e suksesshme, sulmuesi veteran, Alessandro Del Piero, ka pranuar se ndoshta është koha që të largohet nga Kombëtarja. Del Piero, i cili duhej ta gjuante penalltinë e peste të italianëve, ka thënë se pavarësisht se dikush do të akuzohet për eliminimin, humbja është dëshpëruese për të gjithë. “Është i njëjti dëshpërim dhe dhimbje, pavarësisht se në sa turne merr pjesë”. “Penalltitë janë lotari dhe fatkeqësisht duhej të vendosnin ato. Dy vjet më parë ne fituam me penallti, ndërsa këtë herë humbëm. Prandaj, nuk duhet fajësuar De Rossin ose Di Natalen”. “Nuk është lehtë tani të thuhet se çka shkoi mirë dhe çka shkoi keq, ajo që vlen të përmendet është rezultati, ne jemi jashtë”. Ndërsa sa i përket Kampionatit Botëror 2010, 33-vjeçarri pranoi se ai ndoshta nuk do të jetë pjesë e Azzurrëve deri atëherë. “Është një rrugë e gjatë deri në Kampionatin Botëror. Unë e kam të njëjtën dëshirë për të luajtur për Kombëtaren, mirëpo duhet të shohim se çka do të ndodh me kalimin e viteve”, ka thënë kapiteni legjendar i Juventusit.
Sot Palladino ne Genoa, neser Knezevic ne Juve?
Sic po shkruajne mediat italiane, sot sulmuesi i Juventusit Raffaele Palladino do te nenshkruaje me klubin e Genoas. Ai do te transferohet ne Genoa ne bashkepronesi me Juventusin. Palladino Genoas do t'i kushtoje 8.5 milione euro, ndersa vete lojtari do te kete page vjetore rreth 1.3 milione euro. Ai do te beje kontrate me klubin e Genoas deri ne vitin 2012. Nje lajm tjeter qe qarkullon rreth Italise eshte lajmi se kroati Dario Knezevic neser do te transferohet ne Juventus per nje huazim 12 muajsh. Kartoni i tij Juventusit do t'i kushtoje 200 000 sterlina.
Juventus shenjestron Fornarolin
Pas Lecces edhe nje klub tjeter italian eshte i interesuar per Fornarolin. Behet fjale per nje ekip gjigantoid, per Juventusin. Drejtuesit e Juventusit kane percjellur ne disa ndeshje sulmuesin e talentuar Bruno Fornarolin i cili momentalisht luan ne ekipin e National de Montevideo te Uruguajit. Paolo Montero, ish lojtari i Juventusit do te mundohet qe te bind edhe Juventusin edhe vete lojtarin qe te dakordohen, qe lojtari sa me shpejte te transferohet ne Torinon e Juventusit. Montero thekson se Fornaroli eshte njeri nder sulmuesit me te talentuar ne bote, dhe se do te ishte e shkelqyeshme ne qofte se Juventus e angazhon Brunon. 20 vjecari Fornaroli mund te transferohet ne Juventus per nje shume rreth 6.5 milione euro.
Juventus ka angazhuar Knezevic
Mediat nga Italia flasin se Juventus ka kompletuar transferimin e mbrojtesit te Livornos. Dario Knezevic. Keto informata vijne pasi qe ne Milano drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco dhe presidenti i Livornos, Aldo Spinelli kane pasur nje takim per transferimin e kroatit ne radhet e Juventusit. Sipas Corriere dello Sport i Sportske Novosti, Knezevic do te kaloje ne Torino ne huazim prej 12 muajsh per te cilen Zonja e Vjeten do te paguaje rreth 200 000 sterlina. Pas skadimit te huazimit Juventus mund ta bleje kontraten e mbrojtesit per 1 milione sterlina. Ai eshte mbrojtesi i dyte i cili do te arrije ne Juventus, pasi qe me heret Zonja e Vjeter ka angazhuar edhe suedezin Olof Mellberg.
e diel, 22 qershor 2008
Podolski thekson se Juventus interesohet per sherbimet e tij
Golashenuesi me i mire i kombetares Gjermane ne Euro 2008, Lucas Podolski thekson se Juventus interesohet per sherbimet e tij. Podolski me lojrat e tij te shkelqyeshme ka terhequr vemendjen e klubeve te medha, i cili e theksoi interesimin e Juves per te. "Juventus interesohet per mua" - zbuloi lojtari i Bayern Munchen per Gazzetta dello Sport. Ai njekohesisht shpreh edhe kenaqesine per te luajtur ne njerin nder klubeve me te medha ne bote. Ai thote se lojerat e tij te shkelqyeshme qe po i shfaq ne Euro 2008 jane rezultat i punes se tij te panderprere. "Une kam ushtruar pa ndale per te qene i pergatitur per kete turne. Me shume shprese luaj per kombetaren" - tha Podolski. Mirepo per te qene gjithcka e konkretizuar qe Podolski te transferohet per ne Torino, Juventusi duhet te prese deri ne perfundim te evropianit ose eventualisht eleminimin Gjermanise ne Euro 2008.
Transferi i Alonsos merr nje kahje tjeter
Presidenti i Juventusit, Giovani Cobolli Gigli ka larguar disa emra per te cilen mediat e nderlidhin me transferime ne Torino, a theksoi se kane hasur ne disa probleme per Alonson. Priteshte qe Juventus te finalizoje Alonson per ne radhet e tyre deri te henen, mirepo ende nuk ka asgje zyrtare. Presidenti i Juves zbuloi se ende jane ne bisedime me agjentin e Alonsos, por pranon se kerkojne edhe disa alternativa tjera ne qofte se transferimi do te deshtoje. Nuk do ta kompletojme transferimin e Alonsos deri te premten - tha Cobolli Gigli. Gjeja qe mund te beje nje deshtim rreth ketij transferimi padyshim se eshte shuma per te cilen kerkon Liverpooli per lojtarin e tyre. Ata jane ne kerkim te 20 milione eurove, ndersa Juventus nuk ofron me teper se 19. Edhe Xabi Alonso del para mediave duke thene se ka ende kontrate me klubin e Liverpoolit dhe se do te ishte bukur qe ta perpunoje deri ne fund. Mirepo thekson se Juventusi eshte njera nder ekipet me te forta ne Evrope.
Juve interesohet per Gael Clichy
Juventusi eshte ne kerkim te mbrojtesit te majte te Arsenalit, Gael Clichy. Edhe trajneri i Juventusit Claudio Ranieri thekson se do te ishte i kenaqur ne qofte se Clichy do te transferohej ne Torino. "Derisa punoja tek Chelsea, shume mire i njihja lojtaret nga Premier League, Gael Clichy tash eshte njeri nder lojtareve me impresive ne Angli" - tha Ranieri. "Ai duhet te vije ne Juventus" - perfundon Claudio Ranieri.
Savaglia: Aquilani do te qendroje
Agjenti i Aquilanit, Franco Savaglia eshte i bindur se klienti i tij do te qendroje ne Roma. Kontrata e Aquilanit skadon pas dy vitesh dhe drejtuesit e Ulkonjes bejne hapa te medha per te bindur lojtarin e tyre mesfushor te qendroje ne Olimpico. Juventus eshte tej mase i interesuar per lojtarin kryeqytetas, mirepo drejtuesit e Romes nuk deshirojne te degjojne eventualisht nje largim te Albertos. Ai ka ardhmeri ne kete klub dhe nuk kemi perse ta shesim. Roma ka rrefuzuar oferten e Juves per lojtarin e tyre, e cila arrinte vlerat e 30 milione euro.
Juventus interesohet per Stankovic
Juventus pregatit oferte per lojtarin mesfushor te Interit, Dejan Stankovic. Corriere dello Sport thekson se Juventus do te mundohet te shfrytezoje gjendjen momentale ne Inter dhe do te niset per lojtarin serb Dejan Stankovic. Lojtari eshte i pakenaqur nga largimi i Roberto Mancinit dhe me ardhjen e Mourinhos, ditet e Stankovicit si lotjar zikalter jane te numeruara. Per serbin jane te interesuar edhe disa ekipe tjera europiane ku Milan, Roma si dhe ekipet qe vijne nga Premiel League, Manchester City dhe Everton. Kartoni i lotjarit kushton rreth 8 milione sterlina.
e shtunë, 14 qershor 2008
Juventus arrin marrëveshje për Alonson
Mediumet italiane kanë përcjellë lajmin se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso, dhe spanjolli së shpejti pritet të prezantohet si lojtar i ri.Corriere Dello Sport, ka publikuar se drejtori i Juventusit, Jean Claude Blanc tashmë ka arritur marrëveshje për lartësinë e dëmshpërblimit dhe Alonso në sezonin e ardhshëm do të luajë për biankonerët.Bisedat për transferimin e spanjollin kanë zgjatur më shumë se një muaj dhe të dyja ekipet më në fund kanë gjetur zgjidhje dhe transferimi duhet të realizohet gjatë ditëve të ardhshme.Thuhet se shuma e transferimit do të jetë afro 17 milionë euro.
e premte, 13 qershor 2008
Zyrtare: Manuele Blasi dhe Marcelo Zalayeta ne Napoli edhe sezonin tjeter
Manuele Blasi perfundimisht eshte lojtare i Napolit. Ai eshte blere nga drejtuesit napolitan dhe do te jete ne kete klub ne kater vitet e ardhshme. Manuele Blasi ka luajtur 57 ndeshje per Juventusin nen udheheqjen e trajnerit Fabio Capello. Gjithashtu ka qene edhe pjese e kombetares se Italise ne disa ndeshje. Ndersa lojtari i Uruguajit, Marcelo Danubio Zalayeta do te jete ne bashkepronesi te Juventusit dhe Napolit per vitin e ardhshem. Ai do te mbroje ngjyrat e klubit te Napolit gjate sezonit te ardhshem.
Branislav Ivanovic objektivi i radhes
Juventus ne "Shoping" serish ne Angli! Objektivi i radhes eshte serbi qe mbron ngjyrat e ekipit te Chelseat, Branislav Ivanovic. Lojtari u transferua ne Stamford Bridge per 12 milione euro nga ekipi rus Lokomotiv Mosca, mirepo deri me tani nuk ka luajtur asnje ndeshje zyrtare per "Blute" e Londres. Juventus ka kerkuar qe lojtari te i jepet ne forme huazimi, me mundesi qe pas nje viti t'i blehet edhe demshperblimi. Njekohesisht, Alessio Secco ka pohuar se eshte arritur marreveshje me drejtuesit e Liverpoolit per spanjolin Xabi Alonso. Ai do te transferohet ne Juventus per nje shifer qe sillet diku mes 17 dhe 21 milione euro.
Pista Xabi Alonso se shpejti do te zyrtarizohet
Mungojne realisht shume pak gjera te imtesuara per ta pare Xabi Alonson me fanellen e Juventusit. Liverpool ka zvogeluar shumen e Alonsos ne 17 milione euro, per nje respekt te madh qe ka treguar Jean-Claud Blanc. Gjate diteve te para te javes se ardhshme do te arrije firmosja e kontrates, ku do ta mbaje lojtarin ne Juventus per 5 vitet e ardhshme.
e enjte, 12 qershor 2008
Euro 2008: Del Piero dhe Chiellini qe nga minuta e pare
Roberto Donadoni, perzgjedhesi i kombetares se Italise, do te beje 3-4 ndryshime ne formacionin baze te Italise mes te cileve Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini do te fillojne ndeshjen qe nga minuta e pare ne ndeshjen kunder Rumanise. Me kete fraze trajneri i Italise u eshte pergjigjur zerave qe kerkonin rikthimin titullar te juventinit ne kombetaren e Italise. Del Piero do te jete edhe kapiteni i kesaj kombetare. Sulmuesi bardhezi do zevendesoje lojtarin e Udineses, Antonio Di Natalen, ndersa Chiellini eshte emri zevendesues i Materazzit. Pervec Alexit dhe Giorgos, lojtare juventine ne kete ndeshje do te jene edhe portieri Gianluigi Buffon si dhe italo-argjentinasi Mauro German Camoranesi, te cilet do ta nisin ndeshjen qe nga minuta e pare e ndeshjes.Merkato e Juventusit: Jo vetem Xabi Alonso...
Jo vetem Xabi Alonso! Shume afer per ne rrugen e Juves eshte edhe Schweinsteiger nga Bayern Munchen, ku mund te ndodh nderrim i mundshem me portugezin Tiago. Alternative e tij shihet ganezi Muntari, ish lojtari i Udineses. Per ne mbrojtje mendohet Ivanovic, i cili ne janar u transferua tek Chelsea, ne te cilin nuk ka luajtur as nje ndeshje zyrtare. Juve ne pazar ne Bavarine e Bayern Munchen. Mendohet Lukas Podolski. Objektivi eshte Philipp Lahm. Juventusi deshiron qe ne kete piste te jape lojtarin Cristiano Zanettin si dhe nje shume te hollash per ta sjelle gjermanin ne Torino. Xabi Alonso ne Torino ngaqe Aquilani ne ditet e ardhshme do te beje rinovimin e kontrates me Romen. Palladino po thuajse ne Genoa. Trezeguet nuk eshte ne shitje. Chiellini edhe zyrtarisht ka vazhduar kontraten me Juventusin qe con bashkejetese deri ne vitin 2012. Giorgio do te perfitoje 2 milione euro ne vit.Palladino ne Genoa, Xabi Alonso gati valixhet per ne Juventus
Raffaele Palladino ne oret ne vazhdim duhet te zyrtarizoje kalimin e tij prej Juventusit ne radhet e Genoas. Lojtari do te transferohet ne Genoa per nje shume rreth 6 milione euro. Ai do te jete ne bashkepronesi me Juven dhe Genoan per vitin e ardhshem dhe do te perfitoje 1 milione euro ne vit.Pas largimit te Palladinos, ne Juventus do te mberrije spanjoli i Liverpoolit Xabi Alonso. Ai pritet qe ne 48 oret e ardhshme te kompletoje kalimin e tij ne Juventus. Kartoni i tij Juventusit do t'i kushtoje 14.2 milione sterlina (afro 18.7 milione euro). Lojtari do te prezantohet si perforcim i ri i Zonjes se Vjeter pas mbarimit te ndeshjeve te Euro 2008, ne te cilen Alonso merr pjese me kombetaren e Spanjes e cila eshte duke u garuar ne Grupin D se bashku me kombetaret e Suedise, Rusise dhe Greqise. Lojtari do te firmose kontrate kater vjecare dhe do te perfitoje rreth 3.5 milione euro ne vit.
e mërkurë, 11 qershor 2008
Palladino prane kalimit ne Genoa?
Mediat italiane bejne te ditur se skuadra e Genoas eshte shume afer angazhimit te Raffaele Palladino. Corriere della Serra shkruan se bisedimet ndermjet Juventusit dhe Genoas per transferimin e Palladinos jane ne faze te perparimit. Gazeta thote se te dy skuadrat jane prane kontrates sipas se ciles Palladino do te jete ne bashkepronesi te Juves dhe Genoas, dhe Genoa per 50% e lojtarit do te paguaje 6 milione euro. Perveq Palladinos ne ekipin e Genoas do te qendroje edhe dyshja Juventine, Matteo Paro si dhe Domenico Criscito.
Muntari alternative e Alberto Aquilanit?
Pasi eshte zyrtarizuar lajmi se i rende eshte largimi i Alberto Aquilanit nga Roma, Juventusi eshte vene ne shenjester te Sulley Muntarit, ganezit i cili i mbron ngjyrat e Portsmouth. Juventusi eshte gati te ofroje rreth 10 milione euro, shifer e cila patjeter se do te jete e pranuar nga drejtuesit anglez. Tash me eshte tejet i sigurt transferimi i Xabi Alonsos ne Juventus, pasiqe Liverpool ne 48 oret e ardhshme do te kompletoje kalimin e Gareth Barryt nga Aston Villa per nje shume prej 18 milione sterlina. Alonso ne Juventus do te transferohet per 18 milione euro.
Juve deshiron dyshen Schweinsteiger - Lahm!!

Juventusi eshte ne kerkim te disa lojtareve te rinj per te perforcuar repartin e skuadres, dhe jane vene ne sulm per dyshen bavareze Schweinsteiger dhe Lahm. Lojtaret kane qene ne sy te disa ekipeve te medha evropiane, mirepo asnjera prej tyre nuk ka mundur t'i bind bavarezet per t'u larguar nga keto dy lojtare. Juventus per dyshen Schweinsteiger - Lahm ka ofruar dyshen Tiago - Zanetti si dhe nje shume te hollash prej 8 milione euro. Bavarezet jane ne kerkim te Cristiano Zanettit, mirepo ende nuk kane bere oferte te klubi torinez. Juventusi qe nje kohe te gjate kerkon nje lojtare per pozicionin e mbrojtesit anesor (te djtathte), dhe synimi kryesor gjithmone ka qene Philipp Lahm, lojtari universal i Bayern Munchen.Santacroce ne shenjestren e Juventusit
Lojtari mbrojtes i Napolit, Fabiano Santacroce ka terhequr vemendjen e Juventusit pas lojerave te shkelqyera qe eshte paraqitur ne fanellen e ekipit napolitan. Fabiano Santacroce mendohet se eshte njeri prej mbrojtesve me te talentuar te Italise, dhe eshte i krahasuar se mund te behet pasardhes i Alessandro Nestas. Juventusi ka perforcuar repartin e mbrojtjes me ardhjen e Olof Mellberg nga Aston Villa, dhe tash ka ne dispozicion shume lojtare cilesore ne repartin e mbrojtjes. Chiellini, Legrottaglie, Andrade, Stendardo dhe Mellberg jane lojtaret te cilet do te i jene ne dispozicion trajnerit Ranieri, mirepo kjo mundet te perforcohet edhe me blerjen e Fabiano Santacroce. Si alternativa te lojtarit jane Rafael Marquez si dhe Hugo Campagnaro.
Juventus do te luaje miqesore me kampionin e Evropes
Juventus do te luaje nje ndeshje miqesore me fituesin e Liges se Kampioneve, me ekipin e Manchester United me 6 qershor ne stadiumin Old Trafford. Kjo ndeshje do te jete si faze fillestare per Juventusin per ndeshjet preliminatore te Liges se Kampioneve te cilen Juventus do te duhet te luaje me ndonje skuader. Pas ndeshjeve qe do te perballet me Arsenalin dhe Hamburgun me 2 dhe 3 gusht, Juventus do te luaje ndeshjen me ekipin e Manchester United.
e hënë, 9 qershor 2008
Gati rinovimi i kontrates me Chiellinin

Lojtari mbrojtes i Juventusit, Giorgio Chiellini, eshte gati te beje rinovimin e kontrates se tij me Juventusin deri ne vitin 2012. Lojtarit i eshte ofruar page vjetore prej 2 milione euro, qe eshte per 1 milione me e larte se paga aktuale. Lojtari ka luajtur ne sezonin qe shkoi 30 ndeshje dhe ka shenuar 3 gola. Ka qene shtylla kryesore e mbrojtjes se Juventusit dhe per kete shkak drejtuesit kane dashur qe te bejne gati rinovimin e kontrates me lojtarin. Chiellini ka qene shume afer largimit nga Torino, per te cilin ishte i interesuar Manchester City, mirepo ne momentin e fundit ka qene Ranieri i cili e ka ndaluar nje gje te tille. Chiellini pritet te jete kapiteni i ardhshem i Zonjes se Vjeter.
Zyrtare: Paolo De Ceglie ne Juventus
Juventus ka kompletuar marreveshjen me mbrojtesin anesor te Sienas, Paolo De Ceglie. De Ceglie ka nenshkruar me Juventusin kontrate 5 vjecare, ku do te fitoje 1 milione euro ne vit. Lojtari ka qene ne bashkepronesi me Juventusin, dhe bardhezinjve te Torinos i eshte dashur te paguajne 3.5 milione euro ne arkat e Sienas per te marre sherbimet e lojtarit. De Ceglie ka luajtur 29 ndeshje per Sienan dhe ka shenuar 2 gola.
Cobolli: Aquilani ne Juventus!
Presidenti i Juventusit, Giovani Cobolli Gigli, ka theksuar se jane shume afer marreveshjes me klubin e Romes per transferimin e mesfushorit italian Alberto Aquilani ne radhet e Juventusit. Roma deshiron te rinovoje kontraten me Aquilanin, duke i ofruar 2.4 milione euro ne vit, ndersa Aquilani ka refuzuar oferten e ofruar nga klubi i tij aktual. Juventus ka ofruar nje oferte me te pelqyer per lojtarin duke ofruar nje page vjetore prej 3.5 milione eurosh, si dhe bonusin ne rast se skuadra do te perfitoje trofe vitin qe vjen. Juventusi eshte gati te ofroje rreth 20 milione euro, si dhe sulmuesin e tyre Vincenzo Iaquinta per sherbimet e mesfushorit italian, Alberto Aquilani.
Del Piero: Dua të jem kapiten i Italisë
Pas lëndimit të kapitenit Fabio Cannavaro, kombëtarja e Italisë duhet të caktojë një kapiten të ri, ndërsa Del Piero ka thënë se është i gatshëm ta marrë përgjegjësinë për të drejtuar skuadrës. Derisa Cannavaro është jashtë kampionatit për shkak të lëndimit, futbollisti me më së shumti paraqitje në përbërjen e Italisë është Alessandro Del Piero, i cili 86 herë e veshur fanellën e kombëtares. Kapiteni i Juventusit ka dhënë se dëshiron të jetë drejtues edhe i kombëtares së tij, por pranon se Buffon e meriton këtë titull, edhe pse ka vetëm katër paraqitje më pak se ai me Italinë, gjithsej 82. “Unë tashmë ndjehem si kapiten dhe jam i gatshëm të marr një përgjegjësi të tillë. Sido që të jetë ka ende kampionë të tjerë në ekip të cilët po ashtu mund ta kenë këtë rol. I tillë është Gigi, kuptohet”, ka thënë Del Piero. Italia, e cila bën pjesë në grupin C, të ashtuquajturin grupin e vdekjes, ndeshjen e parë do ta zhvillojë nesër kundër Holandës.
Alonso dhe Liverpool akordohen me Juventusin
Drejtuesit e klubit anglez, Liverpool si dhe agjenti i lojtarit spanjol i radheve te kesaj skuadre kane rene dakord per transferimin e spanjolit ne radhet e Zonjes se Vjeter. Lojtari do te transferohet ne Torino pas perfundimit te Euro 2008, dhe do te firmose nje kontrate 5-vjecare me klubin e Juventusit, duke perfituar page prej 3.5 milione euro ne vit, si dhe bonusin e ofruar nga klubi, ne qofte se Juventusi do te fitoje trofe sezonin e ardhshem. Kartoni i lojtarit ekipit bardhezi nga Torino do t'i kushtoje 18 milione euro. Xabi Alonso ka shprehur edhe deshiren e tij per te luajtur ne nje klub kaq prestigjioz sic eshte Juventus, si dhe deshiren per te luajtur ne krah te shume kampioneve sic jane Del Piero, Buffon, Nedved, Trezeguet, Camoranesi si dhe Amauri. Ai ka thene se te luash perkrah ketyre emrave, do te jete nje enderr per secilin lojtare. Me ne fund ka shtuar se ne qofte se behet realizimi i transferit per ne Juventus, do te jete nje prefesionalizem per sa i perket karrieres dhe pervojes se tij si lojtare. Alonso ka luajtur ne kampionatin e Spanjes dhe ne ate te Anglise, dhe pjesemarrja e tij ne kampionatin italian do te kishte permbushur gjithe karrieren e tij profesionale.
Juventus refuzon oferten e Barcelones per sulmuesin Trezeguet
Juventus edhe njehere ka bere te qarte se nuk kane ndermend te largohen nga sulmuesi i tyre David Trezeguet, duke e refuzuar e oferten te cilen e ofruan drejtuesit e klubit katalanas, Barcelona. Jean-Claud Blanc, administratori i deleguar i Zonjes se Vjeter ka bere te qarte se Trezeguet do te jene ne planet e klubit ne vitet e ardhshme dhe se nuk deshirojne ta shesin ne ndonje klub tjeter. Trajneri i ri i Barcelones, Josep Guardiola, e ka vene ne rend te pare sulmuesin Trezeguet per perforcimin e sulmit katalanas, duke ditur se eshte shume i sigurt largimi i kamerunasit Samuel Eto'o. Barcelona ka ofruar ne arkat e Juves nje shume prej 25 milione euro, si dhe mbrojtesin meksikan Rafael Marquez. Kjo oferte nuk i ka joshur drejtuesit bardhezinj, dhe kane thene se David nuk eshte ne shitje.e premte, 6 qershor 2008
Juve ofron para dhe lojtarë për Aquilanin
Sipas gazetës sportive, "Tuttosport", Juventus është i gatshëm të ofrojë para, Vincenzo Iaquintan dhe Marco Marchionnin për ta marrë mesfushorin e Romës, Alberto Aquilani. Aquilani konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë italianë të gjeneratës së re, ndërsa e ardhmja e tij është vënë në dyshim për shkak të problemeve me kontratën. 23-vjeçari nuk është i kënaqur me anën financiare të cilën ia ofrojnë Giallorosët për vazhdimin e kontratës, derisa dje ishin ndërprerë bisedimet ndërmjet babait të tij, Claudio, dhe zyrtarëve të Romës, të cilat nuk kishin nxjerrë rezultat. Juventus është i gatshëm ta bëjë një kontratë pesëvjeçare me të duke i ofruar 3.2 milionë euro në sezon. Ndërsa për t’i kënaqur interesat e Romës, Bardhezinjtë përveç parave ofrojnë edhe Vincenzo Iaquintan dhe Marco Marchionnin.
Barca e përfshin edhe Marquezin në ofertën për Trezeguet
Skuadra e Barcelonës është duke përgatitur ofertë të re të cilën do t’ia paraqesë Juventusit për sulmuesin francez, David Trezeguet. “El Mundo Deportivo” njofton se trajneri i ri i katalanasve, Pepe Guardiola, dëshiron që në skuadër të ketë një golashënues me përvojë, ndërsa Trezegol është opsioni i parë. Zonja e Vjetër ka pohuar se francezi nuk është në shitje, ndërsa vet Trezeguet mbrëmë ka thënë se është i lumtur në Torino. Për t’ua ndërruar mendjen drejtuesve të Juves, në transferimin e përgjithshëm Barca do ta përfshijë edhe mbrojtësin meksikan, Rafael Marquez, i cili është shumë i kërkuar nga Claudio Ranieri.
Trezeguet kushton 100 milione euro!!
Drejtuesit e Juventusit preferojne te mos flasin hapur per mundesine e largimit te David Trezeguet, per te cilin interesohet Barcelona. John Elkann tha: "Nese do te vinin me nje oferte 100 milione euro, edhe mund te me mendoheshim per ta shitur". Ne realitet nuk nevojitet te behen vleresime astronomike per te menduar shitjen e sulmuesit francez, qe bardhezinjve mund t'i interesonte. 30-vjecari (115 gola ne 8 sezone ne Serine A) mund te sjelle perfitime te rendesishme ne arkat e klubit. Spanjollet ofrojne 20-25 milione euro per Trezeguet, por nderkohe Elkann pret levizjen konkrete: "Nese Trezeguet do te largohet nga Juventusi? Pesni me mire Barcelonen".
e martë, 3 qershor 2008
Urime ditelindjen Amauri!!
Perforcimi me i ri i radheve te Juventusit, braziliani Carvalho de Oliveira Amauri, sot me daten 3 qershor ka festuar ditelindjen e tij te 28. Kjo eshte ditelindja e tij e pare si nje lojtare i nje klubi prestigjioz, sic eshte Juventusi. Une dhe te gjithe ata qe e ndiejne veten "bardhezi" i uroj Amaurit ditelindjen, duke i deshiruar jete te gjate, shendet, suksese me Juventusin si dhe ne jeten private, gjithe te mira ne jete etj. Urime Ditlindjen Amauri!!! Je i dashur ne zemrat tona.Xabi Alonso pranon oferten e Juventusit
Agjenti i lojtarit mesfushor te radheve te Liverpoolit, Xabi Alonso, ka pasur nje takim sot me drejtuesit e klubit torinez per transferimin e lojtarit baske ne Juventus, Xabi Alonso. Juventusi i ka ofruar Liverpoolit nje oferte prej 18 milione euro, si dhe nje kontrate pese vjecare me nga 3.5 milione euro ne sezone. Lojtari ka pranuar te gjitha kushtet e ofruara nga drejtuesit bardhezinj, dhe pritet qe ai ne ditet ne vazhdim te prezentohet si lojtari me i ri i Juves. Liverpooli qysh me heret ka pranuar oferten e ofruar nga Juventusi, mirepo eshte pritur edhe vendimi i marre nga vete lojtari dhe deshira e tij per t'u transferuar ne Itali. Tashme dihet se Alonso eshte shume afer firmosjes se kontrates, dhe se per te ardhur deri ne "Finishin" e ngjarjes, duhet te kryhen edhe disa cikerime to vogla, qe lojtari te prezantohet si nje Juventin i ri ne kampin Vinovo te Torinos. Liverpooli ka gjetur zevendesimin e denje per Alonson, duke siguruar sherbimet e lojtarit mesfushor te Aston Villas, Garreth Berry, i cili eshte i pelqyer nga menaxheri i klubit The Reds.
Juventus afer angazhimit te portierit Antonioli
Sipas informatave qe vijne nga Italia, Juventus eshte shume afer per te angazhuar portierin e Bolognas, Francesko Antonioli. Juventus eshte ne kerkim te nje portieri, i cili do te jete zevendesim i denje i Buffonit, ndersa mediat italiane theksojne se Antonioli ne momentin eshte favorit per te kaluar ne radhet e klubit nga Torino. Kontrata e Antoniolit dhe Bolognas perfundon pas mbarimit te sezonit, dhe ai ne Juventus do te transferohet si lojtare i lire. Antonioli i cili do te mbushe 39 vjet ne shtator, ka karriere te bujshme si lojtare i Serie A, duke marre pjese radhet e Milanit, Romas si dhe Sampdorias. Pervec interesimit per Antoniolit, mediat me heret i nderlidhnin Mark Schwarzer dhe Carlo Cudicinin me kalim ne Juventus.
Trezeguet në drejtim të Barcelonës?
Agjenti i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, nuk e përjashton një kalim të francezit tek Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës. Siç ka shkruar “La Stampa”, trajneri i ri i Barcelonës, Pep Guardiola, e sheh Trezeguet si një zëvendësim ideal për sulmuesin në largim Samuel Eto'o. “Por, oferta do të duhet të jetë shumë e lartë për të bindur Juventusin të qenë dorë nga një sulmues i qendrës i një niveli të tillë”, ka thënë agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo. Barcelona shihet se do të ofrojë ofertë prej 30 milionë euro, për te marrë yllin francez të radhëve të Juventusit, David Trezeguet.
Ranieri: Franca do ta fitojë kampionatin Euro 2008
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka zbuluar se favorit i tij për të fituar kampionatin evropian Euro 2008 dhe ekipi të cilin ai e mbështet është Franca, pasi që pret që kjo kombëtare të triumfojë në garën evropiane. “Të gjithë treguesit duket se çojnë në drejtim të Francës për mua. Edhe pa Trezeguet, i cili duhej të ishte aty, Franca ka një ekip plot me lojtarë të cilët janë në gjendje ta rikthejnë ndeshjen në favor të tyre”, ka thënë Ranieri. “Pastaj është Portugalia me Ronaldon. Pas dështimit herën e fundit, ata do të dëshirojnë të përpiqen dhe ta fitojnë atë dhe do të kërkojnë një ekulibër në mes të futbollittë qëndrueshëm dhe atij spektakolar. Po ashtu jam kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë me Spanjën”, ka shtuar Ranieri. Franca bën pjesë në grupin C ku janë edhe Italia, Holanda dhe Rumania. Derbi mes Francës dhe Italisë do të zhvillohet më 17 qershor.
Abonohu te:
Postimet (Atom)

