e mërkurë, 22 tetor 2008

Amauri: Kundër Realit realizova ëndrrën e kahmotshme

Sulmuesi 28-vjeçar i Juventusit, Amauri, është shprehur tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij të arritur në ndeshjen e rrethit të tretë të grupit H kundër Real Madridit, 2:1. Kënaqësia e Amaurit është edhe më e madhe për faktin se në këtë ndeshje realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në këtë ndeshje, që ishte goli i tij i parë në Ligën e Kampionëve. "Gjithmonë kam ëndërruar që të shënoj gol në Ligën e Kampionëve dhe tash përfundimisht këtë edhe e arrita. Kundër Realit kemi treguar se qysh mund të luajmë. Kritikat e fundit për lojën tonë na kanë goditur shumë, por tash kemi treguar se ato ishin pavend", ka theksuar Amauri, duke shtuar: "Përgjigja më e mirë ndaj këtyre kritikave është fitorja ndaj një kundërshtari aq të madh siç është Reali". Juventusi i dha fund serisë prej pesë ndeshjeve pa fitore, përfshirë këtu Serinë A dhe Ligën e Kampionëve dhe tashmë kryeson grupin H, me 7 pikë.

Del Piero e Amauri ringjallin “Zonjën”.

Fillon me një minutë heshtje sfida e shumëpritur ndërmjet Juventusit dhe Realit të Madridit, si rrjedhojë e aksidentit tragjik që përfshiu në afërsi të Torinos një autobus të mbushur me fansa bardhezinj. Gjithsesi, për të ngritur moralin e të pranishmëve në stadiumin “Olimpico” mendon kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, Alessandro Del Piero, i cili me një gjuajtje të fortë, por shumë precize kalon menjëherë në avantazh Juventusin, rezultat me të cilin të dyja skuadrat do të zbrisnin për në dhomat e zhveshjes. Ndonëse rastësi, është përsëri minuta e pestë, por e pjesës së dytë, dhe Juventusi dyfishon shifrat falë një goli me kokë të brazilianit Amauri, i cili dha iluzionin e një ndeshjeje të përfunduar. Gjithsesi, për të hapur çdo gjë mendon Ruud Van Nistelrooy, i cili ngushton diferencën 25 minuta nga fundi. Pas këtij momenti, madrilenët ushtrojnë presion në zonën juventine, duke rrezikuar shpeshherë seriozisht portën e Manninger, por në përfundim të 90 minutave do të jenë vendësit, ata që do t’i lumturohen tri pikëve.

Arrigo Sacchi, administratori i ri i Juves?

Arrigo Sacchi është përfolur këto ditë si zëvendësuesi i mundshëm i Jean-Claude Blanc në rolin e drejtorit të përgjithshëm të bardhezinjve, por ishtrajneri i suksesshëm i Milanit ka ndërhyrë personalisht në një ndër emisionet që po përflitej kjo temë dhe ka sqaruar: “Fjalë të tilla nuk janë aspak të vërteta, pasi unë nuk kam kontaktuar kurrë me drejtuesit e Juventusit dhe nuk besoj se presidenca e “Zonjës së Vjetër” do ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen”, shprehet Arrigo Sacchi.

Robben: Humbja nga Juventus nuk ёshtё asgjë serioze

Arjen Robben nuk mendon se Real Madrid duhet tё shqetësohet pёr humbjen nga Juventus, pasi qё do tё mund tё rikthehet nё maje tё grupit duke e mposhtur ekipin italian pas dy javësh. Kampioni i Spanjёs u mposht mbrёmё me rezultat 2-1 nga biankonerёt, me golat e Alessandro del Piero dhe Amaurit pёr italianёt, dhe tё vetmin gol tё Ruud van Nistelrooyt pёr spanjollёt, duke humbur kёshtu edhe kreun e grupit. “Ështё gjithmonë vështirё tё luash nё udhëtim kundër ekipeve italiane, megjithëse mendoj se nё pjesën e dytё luajtëm mё mirё se sa realizuam dhe mund tё kishim barazuar”, ka thёnё Robben. “Pas dy javës sёrish do tё luajmë me Juventusin nё shtёpi dhe nёse fitojmë, do tё kthehemi sёrish nё krye tё grupit, dhe asgjë serioze nuk ka ndodhur. Ishte mirё pёr mua tё luaj nё kёtё ndeshje, por Schuster nuk dëshiroi qё tё jem startues”, ka shtuar holandezi.

Galliani: Juvja dhe Roma do rikthehen

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, gjatë një përmbledhjeje të shkurtër mbi kampionatin është shprehur: “Juventusit dhe Romës po i ndodh e njëjta gjë që na ndodhi edhe ne vitin që shkoi, ekzaktësisht në të njëjtën periudhë. Por jam i sigurt se si Juve dhe Roma do gjejnë burimet e duhura për të rilindur. Tani Milani shikohet si skuadra anti-Inter, kur pak javë më parë ishte shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. Me pak fjalë, dua të them se nuk është vetëm Milani anti-Inter, por edhe Roma e Juventusi”. Galliani më pas thekson se Milani ka besuar gjithmonë tek aftësitë e brazilianit Ronaldinho. “Kam lexuar nëpër gazeta sikur ne dyshonim tek aftësitë e Ronaldinhos, ndonëse e morëm në Milano, por dua ta përsëris, se ne kemi besuar gjithmonë tek aftësitë që ai ka. Pra, ishim të bindur në rikthimin dhe aftësitë e tij prej fenomeni”, thotë administratori i deleguar i shoqërisë milaneze, Galiani.

Platini lavdëron Del Pieron

Presidenti i UEFA-sё dhe ish-legjenda e Juventusit, Michele Platini, ka lavdëruar Alessandro Del Pieron, pёr golin e tij kundër Real Madridit. Platini ishte nё tribunё nga ku përcillte ndeshjen nё mes tё Juventusit dhe Real Madridit dhe pati vetëm fjalё tё mira pёr shënuesin e golit tё parё. “Goli i Del Pieros ishte i shkёlqyeshёm, njё goditje fantastike. Edhe vetё loja ishte e mirё”, ka thёnё presidenti i UEFA-sё. Zonja e vjetёr aktualisht ёshtё lider nё grupin H, me shtatё pikё, derisa Reali zbret nё vendin e dytё me njё pikё mё pak, gjashtё.

e martë, 21 tetor 2008

ChL: Juvja mposht Realin e Madridit per te dalur nga kriza!


Zonja e vjetër nuk fal. Zonja e Vjetër nga Torino ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe ndoshta rikthyese, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Olimpico të Torinos duke i mposhtur Mbretërit nga Madridi me rezultat 2-1. Pjesa e parë Bianconerët e filluan ndeshjen me një motivim të lartë duke pasur parasysh formën e dobët të cilën e kishin treguar pesë ndeshjet e fundit dhe kjo rezultoi pozitive për skuadrën Bardhezi. Në minutat e para të ndeshjes pas një aksioni të shkëlqyer të të zgjedhurve të Ranierit, pas një pasimi perfekt të Amaurit, Grande Alex shënoi një supergol duke krijuar avantazhin 1-0 për skuadrën vendase. Pas golit të shënuar loja e Juventusit paksa u zbeh, ndërsa Mbretërit nga Madridi ishin më aktivë në ndeshje dhe shfaqën një lojë më të mirë me plot raste, mirëpo duke mos arritur ta kalojnë mbrojtjen e sigurt të Juves e cila në mënyrë perfekte e kishte vendosur vijën e “offside”. Gjatë kësaj pjese të parë edhe një lojtar i Zonjës së Vjetër iu bashkëngjit listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar. Pas një përplasjeje me Sissokon, Marchisio pësoi një lëndim, i cili e detyroi atë ta lëshonte ndeshjen, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Hasan Salihamidzic. Pjesa e dytë Ashtu sikurse pjesa e parë, edhe pjesa e dytë filloi me një iniciativë të skuadrës vendase e cila e dyfishoi rezultatin (49’). Një solo aksion i mesfushorit çek Pavel Nedved e gjen Amaurin brenda zone, i cili me kokë e mposht portierin Casillas. Pas këtij goli të shënuar, për rreth njëzet minuta në lojë u pa vetëm një skuadër, ajo e Real Madridit. Inkuadrimi i Arjen Robben në lojë e bëri shumë më aktive skuadrën mysafire. Mbretërit ishin kërkues të golit dhe pas aksioneve të njëpasnjëshme dhe një shtylle nga Sneijder (61’), sulmuesi holandez Ruud Van Nistelroy ngushtoi epërsinë në 2-1. Edhe në minutat në vazhdim Reali ishte më kërkues ndaj golit të barazimit, mirëpo deri në fund të lojës nuk arriti që ta barazojë rezultatin, kështu që Juventus shënoi një fitore sensacionale, e cila mund të jetë një moment kthyes në të gjitha garat ku është konkurrues. Aktualisht grupit H i prin Juventus me shtatë pak, i ndjekur nga Real Madrid me gjashtë, Bate Borisov katër pikë dhe një pikë për Zenit St Petersburg.

Te dhena rreth ndeshjes: Juventus - Real Madrid 2-1 (1-0)
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Legrottaglie (46' Mellberg), Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Marchisio (37' Salihamidzic), Nedved; Amauri (78' Iaquinta), Del Piero. Ne dispozicione: Chimenti, Knezevic, De Ceglie, Giovinco. Trajner Claudio Ranieri.

Real Madrid (4-3-3): Casillas; Ramos, Pepe, Cannavaro, Heinze; Van der Vaart (76' Drenthe), Gago, Sneijder; Raul, Van Nistelrooy, Higuain (54' Robben). Ne dispozicione: Dudek, Marcelo, Metzelder, De la Red, Robben, Garcia. Trajner Bernd Schuster.

Arbiter kryesor: Stark nga Gjermania.
Golashenuesit: 5' Del Piero, 59' Amauri, 66' Van Nistelrooy.

Humbin jetën dy tifozë të Juventusit







Një tragjedi e pakëndshme ka ndodhur disa orë para fillimit të derbit të Ligës së Kampionëve në mes të Juventusit dhe Real Madridit. Autobusi i mbushur dhe tifozë të Juventusit nga Zvicra, të cilët udhëtonin në Torino për ndeshjen kundër Real Madridit, është rrotulluar dhe sipas të dhënave të para, dy tifozë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 16 në afërsi të qytetit Aosta, në kufi me Italinë. Drejtuesit e Juventusit kanë kërkuar nga UEFA që ndeshja të fillojë me një minutë heshje, ndërsa lojtarët bardhezi do të dalin me nga një shirit të zi në krah.

Raul: Juventusi njё prej mё tё mirёve

Para ndeshjes sё sotme tё ekipit tё tij me Juventusin nё Ligёn e Kampionёve, kapiteni i Real Madridit, Raul, ka shprehur admirimin e tij pёr gjigantin italian. Kampioni i Spanjёs do tё udhëtojё sonte nё Torino nё kërkim tё fitores nё ndeshjen e tretё tё fazës grupore tё Ligёs sё Kampionёve. “Mbi tё gjitha, do tё jetё e veçantё pasi ёshtё Liga e Kampionёve dhe pasi ne do tё përballemi me njё prej klubeve mё tё mёdha nё Evropё dhe nё Botё”, ka thanё Raul. “Ata nuk po kalojnë njё periudhё tё mirё pёr momentin, por unё besoj se nё ndeshje tё mёdha si kjo, çdokush dëshiron tё luajё nё formёn mё tё mirё. Ata kanё njё ekip tё shkёlqyeshёm dhe do tё jetё vështirё tё fitojmë kёtu. Por ne vijmë pas njё fitore fantastike nё Calderon dhe shpresojmë ta përsërisim atё edhe kёtu”, ka përfunduar 31-vjeçari.

Del Piero: Njё fitore ndaj Realit do tё na ‘shёrojё’

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se ekipi i tij do ta tejkalojё krizën momentale nёse do tё mund tё sigurojë fitore ndaj Real Madridit nё ndeshjen e sotme tё Ligёs sё Kampionёve. Bianconerёt do tё shpresojnë qё nё ndeshjene sotme nё Torino tё thyejnë mungesën e fundit tё fitoreve, nё pesё ndeshje. Do tё jetё njё sfidё e vёshtriё pёr ekipin italian, pasi kundёrshtarёt spanjoll kanё qenё mjaft tё mirё nё kёtё garё, duke mposhtur me lehtësi dy kundërshtarёt mё tё dobët, BATE Borisov dhe Zenit St. Petersburg, nё dy ndeshjet e para. Por Del Piero beson se ekipi i tij mund tё fitojё dhe ndjen se sfida kundër Realit do tё jetё “ilaçi” i nevojshëm pёr tё tejkaluar krizën aktuale nё Juventus. “Do tё jetё shumё mё ndryshe nga ndeshjet tona tё fundit, pasi qё e dimё se njё fitore kёtu mund ta kthejë ndryshe sezonin. Nёse arrijmë tё mposhtim njё ekip si Reali, morali dhe vetëdija e lojtarëve do tё ngjitet”, ka thёnё Del Piero.

Casillas mbron Ranierin

Portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Juventusit Claudio Ranieri, pas kritikave të shumta për mossuksesin me skuadrën italiane, ndërkohë që e ka ftuar Cristiano Ronaldon t’u bashkohet Mbretërve. “Vazhdimisht kërkohet shumë nga një trajner dhe një skuadër, pavarësisht nëse është e suksesshme ose jo. Kërkesat janë aq të shumta saqë nganjëherë nuk mund të kesh gjithçka nënë kontroll”, ka thënë Casillas duke iu referuar kritikave ndaj ish-trajnerit të Chelseat.

Ranieri kërkon fitore ndaj Realit

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, shpreson në një dhuratë të vonshme për ditëlindjen e tij, një fitore kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por thotë se Juventus nuk ka çfarë të humbasë. “Ky nuk është momenti më i keq dhe nuk kemi çfarë të humbasim kundër Real Madridit. Kam pasur momente të vështira në vitet e kaluara, disa përfunduan mirë, disa jo, por janë situata normale”, ka thënë trajneri. “Dy ndeshjet e ardhshme mund të vendosin shumë gjëra, por unë dua që ekipi të luajë pa presion dhe do të doja ta fitoj një dhuratë për ditëlindje, si për shembull një fitore”, ka thënë trajneri 57-vjeçar. “Luajmë kundër një prej favoritëve, por kjo ndeshje kundër tyre do të na kthejë krenarinë”, ka përfunduar Ranieri.

Cannavaro - Juve, nder që luan me Realin

Reali i Madridit do të luajë në Torino ndeshjen e tretë të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve. Një përballje e fortë, e cila do jetë akoma më shumë speciale për një futbollist si Fabio Cannavaro. Mbrojtësi italian, para se të transferohej te Reali, ka zhvilluar dy sezone me bardhezinjtë, ndërkohë që kjo është hera e parë që do të luajë në Torino, që nga koha që u largua nga ekipi italian. “Jam shumë i lumtur që do të kthehem në një stadium ku kam kaluar dy vite të mrekullueshëm”, tha Cannavaro. Gjithsesi, ai është një lojtar profesionist dhe ka pranuar synimin për të arritur maksimumin në këtë sfidë. - Keni luajtur me Juventusin për dy sezone, pikërisht nga viti 2004 deri në vitin 2006. Tashmë riktheheni në Torino me fanellën e Realit të Madridit... Për mua është një ndeshje mjaft e veçantë. Në Torino kam luajtur vitet më të mira të karrierës sportive. Fitova dy tituj kampion, edhe pse njërin na e mohuan. Për më tepër, kam marrëdhënie shumë të mirë me mjaft lojtarë. Gjithsesi, mendoj se tifozët mund të më vërshëllejnë. Situata të tilla nuk i pëlqejnë njerëzve dhe unë pranova të transferohem te Reali para dy vitesh... - Mendoni se do jetë i lehtë rikthimi juaj? E thashë që do jetë një ndeshje emocionuese. Kam fituar dy tituj aty dhe kam shumë kujtime. - Shkaktoi shumë dëme te tifozët fakti që Juventusi u dënua të luante në kategorinë e dytë? Kanë kaluar dy vite shumë të vështira, sidomos atë sezon në Serinë B. Tifozët kanë vuajtur shumë, gjithsesi përballja me Realin e Madridit është një nder për ta. Jam shumë i lumtur që do kthehem sërish te njerëzit që kalova dy vite shumë të bukura. - Keni pasur kontakte me ish-shokë të ekipit? Kam pasur disa herë kontakte me Kielinin, i cili mund të ishte transferuar tek Atletico Madrid gjatë verës. Kam folur gjithashtu, me Buffonin dhe Del Pieron. - Këtë herë do riktheheni në Torino, por nuk do luani në stadiumin “Delle Alpi”. Është e vërtetë. Do të luajmë në stadiumin “Comunale”. Gjithsesi, nuk është stadiumi, ai që do ndikojë në këtë sfidë. - Çfarë rezultati prisni nga kjo përballje? Minimumi një pikë, por do luajmë për të fituar. - Ju jeni liderët e grupit dhe keni dy pikë më shumë se Juventusi. Kjo nënkupton qartë që do jetë mjaft e vështirë si ndeshje, por ne do japim më të mirën tonë për të siguruar pozitat si kryesues të grupit...

Nedved: “Ndaj Realit mund të marrim fitore”

Mesfushori çek i skuadrës së Juventusit, Pavel Nedved, mendon se skuadra e tij është e aftë të marrë maksimumin në sfidën e sotme të Ligës së Kampioneve, edhe pse përballë do të ketë një ekip të madh si Reali i Madridit. “Ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari, pasi nëse japim më të mirën tonë, fitojmë në çdo përballje. Normale që Reali është një klub i madh dhe me futbollistë shumë cilësorë, gjithsesi ne jemi të aftë t’i mundim dhe do japim më të mirën tonë për të marrë maksimumin. Do ishte me të vërtetë një ndeshje shumë e rëndësishme, sidomos për tifozët, të cilët kanë kohë që presin rezultate pozitive nga ana jonë”, tha mesfushori Pavel Nedved, i cili pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë në përballjen e sotme.

e hënë, 20 tetor 2008

Del Piero i uritur për sukses

Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero ka shprehur "urinë" e tij për fitore në ndeshjen e radhës kundër Real Madridit. “Rikthimi në Ligën e Kampionëve ka shumë rëndësi për mua, pasi që është një garë në të cilën jam mësuar të luaj gjithmonë”. “Kam qenë i pranishëm secilin vit në këtë garë të cilën e kam fituar njëherë dhe kam humbur tri finale. Është një kompeticion me të cilin jam i lidhur dhe është gara më e madhe e futbollit evropian”. “Jam shumë i lumtur që kam kaluar karrierën time duke qenë konkurrues në Ligën e Kampionëve, duke realizuar ëndrra dhe fitore, dhe kuptohet duke përjetuar edhe humbje. Më vjen mirë që gjithmonë kam punuar me njerëzit të cilët i kanë pasur të njëjta qëllime dhe të njëjtin shpirt”. “Unë dhe bashkëlojtarët e mi kemi shfaqur një entuziazëm për lojë. Kemi mësuar shumë. Do të qëndroj te Juventus së paku edhe dy vite dhe jam shumë i lumtur që e kam kaluar gjithë këtë kohë me këtë skuadër”, ka thënë “hajmalia” e Zonjës së Vjetër. Del Piero ka qenë simboli i Juves që nga momenti i transferimit të tij nga Padova në vitin 1993, duke thyer të gjitha rekordet e paraqitjeve dhe është njëherit golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Juven. Pinturricchio shpreson për një fitore kundër Mbretërve madrilenë, pasi që çdo rezultat tjetër do ta rrezikonte mundësinë e kualifikimit të Bianconerëve në fazat e radhës të Ligës së Kampionëve.

Gjithë bordi i Juventusit mund të përjashtohet

Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri, nuk është i vetmi të cilit i rrezikohet pozita te Zonja e Vjetër, pasi që edhe shefi ekzekutiv Jean Claude Blanc dhe drejtori sportiv Alessio Secco, janë në listën e atyre që mund të largohen. Juventusi ka pësuar disa ndryshime dy vitet e fundit, ndërsa së shpejti pritet të ndodh edhe një tjetër për shkak të formës së dobët që ka treguar në këtë fillimsezoni. Dy ndeshjet e radhës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe kundër Torinos në Serie A do të jenë vendimtare për klubin, pasi që i gjithë bordi i drejtorëve mund të largohet.“Sportmediaset” njofton se kryesuesi i Juves John Elkann është duke kërkuar një shef të ri ekzekutiv, ndërsa Giuseppe Marotta i Sampdorias kryeson listën, që do të thotë se Blanc mund të përjashtohet. Ardhja e Marottas do t’i jepte fund edhe pozitës së fajtorit kryesor dhe të shumëkritikuarit, Alessio Secco, derisa në vend të tij mund të vijë, ish-shefi i Juves, Roberto Bettega. Sipas “Sportmediaset” nëse Juventus nuk fiton kundër kampionëve të Spanjës të martën mbrëma, Ranieri mund të zëvendësohet automatikisht nga ish-trajneri i Përfaqësueses së Italisë, Roberto Donadoni, Frank Rijkaard ose Roberto Mancini.

Robben i gatshëm për Juven

Pas një vargu lëndimesh brenda dy javësh, mesfushori ofanziv i Real Madridit, Arjen Robben, është përfshirë në grupin e 18 lojtarëve të cilët udhëtojnë në Itali për t’u ndeshur me Zonjën e Vjetër në saje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Ndeshja derbi e raundit të tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Torino, ndërmjet Real Madrid dhe Juventus. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë sjellë emocione dhe, pavarësisht se Bianconerët nuk janë në një formë të mirë, pritet që të martën të zhvillohet një lojë e bukur. Rikthimi i Robben u ka dhënë një shtytje të madhe Mbretërve, të cilët do ta kenë mungesën e Gutit dhe Diarras në mesfushë.

Skuadra e plotë e Real Madridit:
Casillas, Dudek, Ramos, Pepe, Cannavaro, Metzelder, Heinze, Marcelo, Javi Garcia, Drenthe, De la Red, Gago, Sneijder, Van der Vaart, Higuaín, Robben, Van Nistelrooy, Raul.

Giorgio Chiellini: “Rezultatet negative, faji ynë, jo i teknikut”

Pas humbjes kundër Napolit, mbrojtësi i Juventusit, Giorfio Chiellini, fajëson të gjithë skuadrën për humbjen e dytë radhazi në kampionat, e cila tani ndodhet në kuotën e 9 pikëve: “Jemi të dëshpëruar, sepse shpresonim ta fitonim atë ndeshje. Tani nuk ka kohë të mendojmë për humbjen, sepse na pret ndeshja e së martës kundër Realit”. Më pas, Chiellini bën autokritikë në emër të mbrojtjes bardhezi: “Është e vërtetë që kemi bërë disa gabime në mbrojtje, të cilat nuk duhet të përsëriten më, pasi në këto momente e paguajmë shtrenjtë”. Chiellini shikon si fajtorin kryesor për humbjen kundër Napolit, të gjithë skuadrën: “Jemi të gjithë përgjegjës, por nëse fitojmë kundër Realit, do dalim nga kjo krizë”, ka përfunduar mbrojtësi bardhezi, Giorgio Chiellini.

Drejtuesit juventinë pranojnë krizën


Pas humbjes me Napolin, administratori i Juventusit, Jean-Claude Blanc, nuk e fsheh aspak krizën e rezultateve që i ka përfshirë bardhezinjtë: “Po kalojmë një moment të vështirë, për shkak të dëmtimeve të shumta që kemi në skuadër, – ka thënë Blanc, duke shtuar. – I kisha kërkuar skuadrës që kundër Napolit të fitonte, për të fituar besimin në vetvete, por për fat të keq në atë ndeshje kemi gabuar shumë në mbrojtje. Në atë repart kemi shumë lojtarë të dëmtuar. Ky nuk është një justifikim, sepse të gjithë duhet të jepnin maksimumin për të arritur fitoren, por megjithatë dëmtimet po e penalizojnë Juventusin”. Gjithashtu, Blanc konfirmon sërish Ranierin në krye të skuadrës bardhezi: “Ranieri gëzon besimin e klubit. Këtë e kam thënë edhe më parë dhe nuk e gjykoj të nevojshme ta përsëris në çdo intervistë. Por padyshim, nëse tani jemi në këtë krizë, kjo do të thotë që para disa javësh nuk kemi punuar ashtu siç duhet”. Të martën bardhezinjë do të ndeshen me Realin e Madridit dhe ata i janë kthyer menjëherë stërvitjes. Takimi me spanjollët është i vlefshëm për Ligën e Kampioneve. Me këtë rast Alessio Secco dhe Jean-Claude Blanc kanë zhvilluar një takim me të gjithë skuadrën. Gjatë stërvitjes së djeshme në Torino janë parë edhe Iaquinta, Mellberg dhe Legrottaglie, të cilët mund të jenë në fushë kundër Realit, ndërsa të tjerët si Camoranesi, Buffon, Trezeguet, Zebina, Zanetti, Tiago dhe Poulsen do vazhdojnë t’i mungojnë teknikut bardhezi. Mesfushori danez Christian Poulsen, e ka braktisur përpara kohe fushën e “San Paolos” dhe siç bën të ditur stafi mjekësor bardhezi, lojtari do t’i mungojë Juventusit për të paktën 3 javë. Ndeshja e së martës ndërmjet Juventusit-Realit do luhet në orën 20:45 në Torino dhe do drejtohet nga gjyqtari gjerman, Wolfgang Stark.

Claudio Ranieri: Do të reagojmë ndaj Realit

Tashmë Juventusit asgjë nuk i shkon siç duhet dhe nuk mund të thuhet që fati nuk ishte në anën e bardhezinjve në ndeshjen me ndaj Napolit, sepse goli i parë i shënuar nga napolitanët ka ardhur si pasojë e një gabimi në mbrojtjen bardhezi: “Ka ndodhur një keqkuptim në mbrojtje – ka thënë Claudio Ranieri – nuk jemi treguar të vëmendshëm prapa, por në këto moment asgjë nuk po na ecën siç duhet. - Kundër Napolit kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë ajo ka qenë e ekuilibruar, por pas shënimit të golit, duhej ta administronim më mirë topin. Kjo tregon se do të punojmë intensivisht që këto gabime të mos ndodhin më. Me Realin? Është një ndeshje e vështirë, por jam i sigurt që Juventusi do të dijë të reagojë”, deklaroi Ranieri

Marchisio: Të përqendrohemi te Reali

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të mos mendojnë për humbjen e mbrëmshme kundër Napolit, por të përqendrohen për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të cilën e zhvillojnë të martën. “Ajo çka duhet të bëjmë është ta harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi në takimin e të martës”. “Duhet të luftojmë për 90 minuta kundër Realit dhe duhet të nxjerrim rezultat pozitiv”. “Jemi shumë të zhgënjyer nga humbja. Luajtëm mirë për më shumë se një orë, mirëpo pasi shënuam e ndërruam tempin e lojës, dhe ky ishte gabimi ynë nga i cili u dënuam”, ka thënë Marchisio.

Napoli ia thellon krizen Juventusit


Zonja e Vjetër ka pësuar humbje në San Paolo përballë Napolit, i cili rrallë mposhtet para publikut të vetë, sidomos kur luan kundër skuadrave të mëdha. Kjo humbje ia përkeqëson punët sidomos trajnerit të Juves, Claudio Ranieri, të cilit dështimi i radhës do t’ia bëjë të pasigurt qëndrimin në krye të Bardhezinjve. Edhe pse ishte Juventus skuadra e cila e shënoi golin e parë në ndeshje (61’) me anë të transferit nga Palermo, Amauri, vendasit përmbysën gjithçka dhe e fituan ndeshjen. Napolitanët lejuan vetëm tre minuta të zgjaste epërsia e Bianconerëve duke barazuar (64’) me anë të Hamsik. Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja sulmuesi i rrezikshëm i Napolit, Lavezzi, shënoi golin e fitores e cila e ngrit Napolin në vendin e parë me 14 pikë.

Të dhëna rreth ndeshjes Napoli-Juventus 2-1 (0-0).
Napoli (3-5-2): Iezzo; Santacroce, Cannavaro (64' Aronica), Contini; Maggio, Blasi, Gargano, Hamsik, Vitale (46' Mannini ); Lavezzi, Zalayeta (68' Denis). Ne dispozicione: Navarro, Montervino, Pazienza, Russotto. Trajner.: Reja.
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Knezevic, Chiellini, Molinaro (83' Giovinco); Salihamidzic, Poulsen (74' Ekdal), Marchisio, Nedved; Del Piero (70' De Ceglie), Amauri. Ne dispozicione: Chimenti, Ariaudo, Marchionni, Rossi. Trajner.: Ranieri.
Arbiter kryesor: Saccani nga Mantova.
Golashenues: 61' Amauri (J), 64' Hamsik (N), 80' Lavezzi (N)
Te ndeshkuar me kartone te verdhe: Gargano, Blasi (N), Poulsen, Molinaro, Salihamidzic, Grygera (J).

e shtunë, 18 tetor 2008

Ranieri: Juventusi nuk dorëzohet kurrë.

Claudio Ranieri prezantohet shumë i karikuar dhe i vendosur në konferencën për shtyp në prag të transfertës së vështirë të Juventusit kundër Napolit. Trajneri i formacionit bardhezi i ka idetë e qarta lidhur me ndeshjen e vështirë që pret skuadrën e tij: “Dimë që Napoli ka një skuadër të shkëlqyer, por mbi të gjitha po kalon një moment fantastik. Në shtëpi, bardhekaltrit kanë vendosur një autoritet bindës, megjithatë ne besojmë se mund ta kalojmë me sukses këtë sfidë përballë tyre. Do të bëjmë të pamundurën për të dalë nga ‘San Paolo’ me tri pikët”, premton Claudio Ranieri. Kriza bardhezi - Juventusi duhet të lërë pas një situatë negative rezultatesh dhe pikërisht si rrjedhojë e një fakti të tillë, dy ditë më parë është zhvilluar një takim urgjent ndërmjet skuadrës dhe presidencës bardhezi. “Duhet të jemi të vendosur për të dalë nga kjo situatë delikate, - thekson trajneri i punuar intensivisht e duke u përmirësuar mund ta hedhim pas krahëve këtë moment negativ. Siç ka ndodhur shpesh vitet e fundit, duhet të tregojmë përherë e më shumë sesa vlejmë. Jemi një skuadër, e në të njëjtën kohë, edhe një shoqëri shumë e bashkuar, edhe pse, në fakt është e vërtetë që në këtë fillim sezoni po bëjmë më pak nga çfarë pritej prej nesh. Këtë problem e kemi biseduar bashkërisht me drejtuesit dhe lojtarët, me bindjen e plotë se do të ndërrojmë ritëm që pas sfidës me Napolin. Tashmë, është vetëm në dorën tonë që të kundërpërgjigjemi në fushë, sepse jam mëse i bindur se jemi akoma në lojë për të synuar të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë. Ashtu siç e tregon edhe historia e këtij klubi, Juventusi nuk dorëzohet kurrë”, ka nënvizuar tekniku i “Zonjës së vjetër”. Skuadra e bashkuar – Në fillim të këtij sezoni, objektivat e Juventusit ishin nga më ambiciozët, por duke parë ndeshjet e fundit, a vazhdon të mbeten të njëjta ato?! “Jemi të karikuar për t’u rikthyer fuqishëm në garë për objektivat tanë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim. Marrëdhënia me skuadrën? Jemi të gjithë të bashkuar, pavarësisht zërave të fundit që nuk e konfirmojnë këtë fakt. Unë mund t’ju pohoj këtu se gjatë karrierës sime nuk kam drejtuar kurrë një grup lojtarësh më të bashkuar. Nga kjo javë do të nisim një cikël të vështirë e të rëndësishëm, pasi do të na duhet të zhvillojmë tri ndeshje në javë. Pikërisht për këtë arsye duhet të marrim patjetër një rezultat pozitiv në Napoli, sepse do të na motivonte vërtetë shumë për sfidën me Realin e Madridit. Presioni ndaj meje? Jam më i qetë se kurrë, por tani, me ndihmën e skuadrës duam vetëm të kundërpërgjigjemi ndaj rezultateve të fundit”, përfundonkonferencën e tij për shtyp, trajneri i Juves, Claudio Ranieri.

Vellau i Sebastian Giovincos i ndjek hapat e tij

Edhe nje Giovinco tjeter kercenohet te kaloje ne skuadren e Juventusit, behet fjale per vellaun e Sebastianit, Giuseppe Giovinco. Vellau i tij me i vjeter Sebastian Giovinco dje nenshkroi kontrate 5-vjecare me Juventusin dhe zbuloi se Giuseppe eshte pjese e planeve te skuadres. "Kjo do te ishte realizim i endrres se babait tim Giovanni, i cili do te donte te na shohe mua dhe vellaun tim sebashku ne fanellen e Juves" - tha Sebastiani. "Ende ka kohe qe te ndodhe kjo sepse Giuseppe eshte shume i ri dhe do te shkojme hap pas hapi" - perfundoi me i vjetri Giovinco.

Cannavaro: Jam krenar që kam luajtur në Juventus

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, thotë se ai në Juventus kaloi dy sezone të paharrueshme, por e din se adhuruesit do ta presin atë siç i pritën të gjithë ish-lojtarët e klubit. “Nëse i numëroj ditët e derbit në Torino? Jo, gjërat i shoh nga dita në ditë, ndërsa në radhë është derbi ndaj Atletico Madridit. Gjëja e parë që dua ta them është se më vjen mirë që Juventus sërish është rikthyer në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Cannavaro. “E di se të gjithë e kanë pritur një ndeshje si kjo e të martës, veçanërisht ata që mbetën me klubin në Serie B. E pres të njëjtin trajtim si edhe ish-lojtarët të cilët u larguan, e di se tifozët do të më fishkëllejnë”, ka thënë mbrojtësi italian. “Por unë kurrë nuk do t’i harroj dy vitet e shkëlqyeshme të kaluara në klubin në të cilin kam luajtur në një nivel të lartë. Mund të them se jam krenar që kam luajtur në Juvnetus dhe e shoh veten si një njeri me fat për këtë gjë”, ka shtuar ylli i Real Madridit.

Juventus dhe Inter kërkojnë Ledesman

Agjenti i Cristian Ledesmas ka pohuar se dy ekipet, Inter dhe Juventus, tashmë kanë rënë në kontakt me Lazion për të angazhuar mesfushorin argjentinas. “E di se Juventusi dhe Interi kanë biseduar me presidentin Claudio Lotito. Kemi kërkuar pastrim të situatës para fillimit të sezonit, por kjo nuk ndodhi, andaj negociatat me Lazio janë tërësisht të bllokuara”, ka thënë agjenti i Ledesmas. Marrëveshja e argjentinasit skadon në vitin 2011, por lojtari ka thënë se do të shfrytëzojë rregullat e FIFA-s për ta blerë marrëveshje për një shumë të vogël të parave. “Cristian ka marrëveshje, por mund ta shfrytëzojë nenin 17 dhe ta blejë marrëveshjen. Por, ai me siguri do të mbetet në Romë deri në fund të sezonit dhe atëherë do ta marrim vendimin tonë”, ka shtuar agjenti.

e premte, 17 tetor 2008

Mijatovic: Del Piero dhe Raul e meritojnë "Topin e Artë"

Drejtori sportiv i Real Madridit, Pedrag Mijatovic, beson se Alessandro Del Piero dhe Raul Gonzalez janë simbole të futbollit. Ajo që ai nuk mund ta besojë është se asnjëri nga legjendat nuk e ka fituar "Topin e Artë".

Dy kapitenët e skuadrave gjigante do të takohen të martën mbrëma në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, ndeshje e cila konsiderohet derbi i xhiros së tretë në fazën e grupeve.

Ndeshjet ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit gjithmonë ofrojnë spektakël, ndërsa të gjithë e kujtojnë finalen e vitit 1998 kur Mijatovic shënoi golin e fitores për Spanjollët. Ndërsa në gjysmëfinalen e vitit 2003 ishte pikërisht Del Piero kreatori i lojës së Bardhezinjve të cilët eliminuan Los Merengues.

“Alex dhe Raul Janë vetë futbolli. Padrejtësia më e madhe është se asnjëri prej tyre nuk e ka fituar ‘Topin e Artë’”.

“Mendoj se këto dy lojtarë e kanë merituar ta fitojnë ‘Topin e Artë’ së paku njëherë në karrierën e tyre, të mos them dy herë. Shpresoj që dikur ata të vlerësohen për kontributin e tyre, pasi që ata janë garantues se ana e bukur e futbollit nuk do të zhduket kurrë”, ka thënë Mijatovic për “Tuttosport”.

Mbretërit aktualisht prijnë në Grupin H me dy fitore, ndërsa Zonja e Vjetër është e dyta me një fitore dhe një barazim. Nëse djemtë e Ranierit shënojnë fitore në Olimpico të Torinos, atëherë do të mund ta marrin kryesimin.

Aleks Del Piero ndjen nostalgji për të kaltrit

Pas ndeshjesh me Malin e Zi, mësohet se Giorgio Chiellini ka marrë një telefonatë nga kapiteni i tij i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili e ka komplimentuar atë për paraqitjen. Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë ndërmjet tyre, Del Piero ka kërkuar që Chiellini t’i transmetonte diçka Fabio Cannavaros: “Cannavaro të ketë shumë kujdes të mërkurën, pasi do të më këtë mua përballë”, shprehet “pinturicchio”. Ndërkohë që Chiellini tregon: “Sapo kam biseduar edhe me Alessandron, i cili më ka përgëzuar për ndeshjen. Do të doja shumë që të ishte edhe ai me ne në këtë mbrëmje, pasi ashtu si çdo lojtar, edhe një futbollist si Aleks ndjen nostalgji për përfaqësuesen. Shpresoj që ai të jetë së shpejti me ne në këtë grup, pasi mendoj se ka ende për t’i dhënë fanellës së kaltër”, shprehet mbrojtësi i Italisë, Giorgio Chiellini.

Juvja pa njembedhjetesh ne Napoli!



Juventusi gjate gjiros se shtate te kampionatit italian do te ndeshet me ekipin e Napolit, ne stadiumin San Paolo ne Neapol. Kjo ndeshje do te jete nje epope e re per Juventusin, pas asaj krize te papritur qe kaploi bardhezinjte. Juvja do te ndeshet pa njembedhjete lojtare ne kete sfide. Gigi Buffon, Andrade, Legrottaglie, Mellberg, Zebina, Zanetti, Camoranesi, Tiago, Iaquinta, Trezeguet per shkak te lendimit nuk do te jene ne gjendje t'i ndihmojne Juves drejt hapit triumfal, ndersa maliani Mohamed Sissoko eshte i denuar per shkak te kartonit te kuq qe mori ne ndeshjen e fundit me Palermon. Per kete ndeshje, tekniku bardhezi Claudio Ranieri ka ftuar edhe kater lojtare nga ekipi Primavera. Marrone, Fausto Rossi, Ariaudo si dhe portieri Pinsoglio kane marre ftesen nga trajneri per transferten me Napolin. Per kete ndeshje Ranieri do te kete ne dispozicione gjithesej 20 lojtare. Te tille jane:
3 Chiellini
7 Salihamidzic
8 Amauri
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
13 Manninger
15 Knezevic
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
32 Marchionni
39 Marrone
40 Rossi
41 Ariaudo
42 Pinsoglio

Zhirkov dhe Afellay synimet e reja te Juventusit

Jane dy emra te cilet Juvja ka filluar t'i ndjeke. I pari eshte rusi Yuri Zhirkov i radheve te CSKA Moskes, ndersa tjetri "baby-fenomeni" Ibrahim Afellay, mesfushore krahi i PSV. Si duket ana e majte e Juves kete sezone eshte tejet e ngurosur, dhe tashme drejtuesit bardhezi kane filluar hulumtimet dhe kerkimet per te forcuar skuadren. Mbrojtesi Zhirkov eshte nje lojtare tejet i talentuar, ka nje fizike bukur te pregatitur si dhe nje gjuajtje tejet te fuqishme. Eshte i shpejte, si dhe i shkathet ne mbrojtje. Kartoni i tij arrine vlerat e 12 milione eurove, shifer kjo qe nuk besohet te jete problem per Juventusin. Lojtari tjeter eshte krahu sulmues i PSV Eindhovenit, holandezi i natyralizur Ibrahim Afellay. Ai mendohet te jete kryesuesi per te mbuluar veteranin legjendar, cekun Pavel Nedved, i cili sapo ka mbushur te 36-tat. Afellay do te ishte nje perforcim i relaksuar ne anen e majte tek bardhezinjte. Me shpejtesine dhe driblingun qe posedon, do t'i shfaqte probleme kundershtarit ne cdo aspekt. Kartoni i tij vleresues mendohet te jete diku rreth 10 milione euro. Mirepo, Juvja po vazhdon merkaton edhe me yjet e Bundesliges gjermane, Diego dhe Bastian Schweinsteiger. I pari mesa duket do te jete opsion me i realte se sa i dyti, duke u bazuar se Bastianit ne fund te sezonit i skadon kontrata me klubin bavarez dhe do te mund t'i bashkangjitet Juventusit pa kurrfare demshperblimi. Gjithashtu edhe afrikani i Bregut te Fildishte, Yaya Toure me sa duket ne janar do te vishet bardhezi, pasi qe tashme ai tek Barcelona ka humbur peshen ne formacionin baze dhe kalimi i tij prej ferrit ne parajse pritet te jete vete Juvja.

Skauti i Juves verteton interesin per Valerin

Skauti i Zonjes se Vjeter, Castagnini vertetoi se klubi interesohet per anesorin e Lanusit, Diego Valeri. 22-vjecar Diego Hernan Valeri eshte synim i disa skuadrave te Serie A, para se gjithash Juventusit dhe Interit. Kapiteni i zikalterve, Javier Zanetti ka rekumanduar anesorin e Lanusit tek presidenti Moratti, dhe Interi ne disa raste i ka ndjekur lojerat e Valerit. Edhe drejtuesit e Zonjes se Vjeter gjithashtu e kane ndjekur lojtarin e talentuar, dhe skauti i Juves, Renzo Castagnini eshte i kenaqur nga kualitetet e lojtarit. "I ndjeka lojerat e tij gjashte ose shtate here. Ai ka talent dhe eshte i pergatitur mire fizikisht, por rende eshte te bazohet ne menyre taktike" - tha Castagnini. "Ai e ka humbur vendin ne skuader, por kjo nuk me befason. Nuk eshte lehte te luash per 100 000 dollare kur ne Evrope mund te fitosh miliona". Pervec Valerit, Castagnini duhet te bindet edhe nga kualitetet e disa lojtareve tjere prej Amerikes Jugore (latine). Mbrojtesit Oliva (18 vjecar) dhe Tobio (gjithashtu 18 vjecar) si dhe sulmuesi Cristaldi (19 vjecar).

Zyrtare: Giovinco-Juve, firma mbi kontrate deri ne 2013-en







Fantazisti ka nenshkruar kontraten e re.
Me nje buletin zyrtar të nxjerre ne faqen e klubit ne Internet, Juventusi ka zyrtarizuar perzgjatjen e kontrates që e lidh Sebastian Giovincon me klubin bardhezi. Italiani i talentuar Sebastian Giovinco ka shtyre edhe me dy vjet kontraten qe skadonte ne vitin 2011, duke perfituar nje rritje te ndjeshme te rroges ne kufirin e 1 milione eurove. Me ne fund nyja mes te riut Giovinco dhe Juventusit eshte zgjidhur. Palet kane rene dakort per zgjatjen e kontrates, duke shuar zerat qe qarkullonin prej kohesh ne ambientin bardhezi. “Jam shume i lumtur dhe shpresoj qe te tilla momente te kem shume. I falenderoj te gjithe qe kane besuar tek une dhe familja ime. Shpresoj te qendroj perjetesisht ketu. Kjo kontrate nuk ishte nje problem pasi gjithcka qe qarkullonte ishin zera te merkatos”, shprehet juventini. Me tej, ai sqaron se marreveshja me drejtuesit eshte arritur menjehere, duke lene te kenaqura te dyja palet. Giovinco eshte perqendruar edhe ne takimin e fundjaves kunder Napolit, duke thene: “Do jete nje ndeshje thelbesore dhe ne do bejme gjithcka per te fituar. Ne jemi Juventus dhe duhet ta rimarrim veten”, theksoi talenti i shkolles italiane te futbollit. Qendrimin ne Torino Giovinco e ka bere per te ndjekur hapat e idhullit te tij, Alessandro Del Piero.

Vëllezërit bardhezinj


“Zonja”, një Giovinco tërheq tjetrin!
Giovinco “të vegjël” rriten… Në shtëpinë e Juventusit nuk është vetëm Sebastiani, talenti 21 vjeç dhe 164 centimetra i gjatë, por edhe vëllai Giuseppe, 18 vjeç dhe tri centimetra më i gjatë se i vëllai, i rritur te skuadrat e moshave bardhezi dhe që prej këtij viti stërvitet me ekipin e të rinjve. Por dje ai është stërvitur me skuadrën e parë, ndërsa Sebastiani është i dëmtuar, por Ranieri e ka parë nga afër. Roli, ndër të tjera, është i njëjtë. Kështu, ndërsa “milingona atomike” u stërvit me Mellbergun, Legrottaglien e Iaquintan, Giuseppe u bashkua me tetë lojtarë të tjerë të skuadrës së të rinjve me ekipin e parë, duke zëvendësuar vëllanë më të madh, por vetëm në moshë. Giuseppe nënvizon: “Unë jam më i gjatë”. Por është vetëm një batutë e Giovincos së ri. Ai dhe Sebastiani shkojnë shumë mirë bashkë, siç tregon baba Giovanni: “Nuk bëjnë gjë tjetër, veçse flasin për futboll; edhe në tryezën e ngrënies, pas stërvitjes”.

Trezegol: Do të kthehem në janar

Sulmuesi i Juventusit David Trezeguet vazhdon me rikuperimin pas ndërhyrjes kirurgjike që e pati muajin e kaluar dhe është zotuar se do të kthehet në janar.“Më mungon shumë Juve. Do të më pëlqente shumë të luaja në fushë me bashkëlojtarët e mi, sidomos në ndeshjet e vështira”. “Fatkeqësisht lëndimet janë pjesë e punë sonë. Dëshiroj t’i falënderoj mjekët për gjithçka që kanë bërë për mua dhe shpresoj të kthehem në janar”, ka thënë sulmuesi francez.

Fiorentina: Prandelli nuk ikën nga Firenca

Fiorentina nuk është supermerkatë.” Administratori i deleguar vjollcë, Sandro Menuci, i shuan zërat e mundshëm që e shohin Cesare Prandellin në stolin e Juventusit. “Lajmi është pa asnjë burim dhe, nëse do t’i përgjigjesha, do të ishte në humbje kohe, - tha drejtuesi i Fiorentinës. - Trajneri ynë ka një kontratë me ne dhe është njeri serioz.” I të njëjtit mendim është edhe drejtori sportiv i klubit, Pantaleo Corvino: “Prandelli është trajneri i Fiorentinës, sikundër edhe unë jam drejtori sportiv i klubit. Ka momente kur ke probleme vetë, por kërkon t’i fusësh të tjetër në vështirësi”.

Juventusi, “grepat” Yaya Touresë

Yaya Toure i ka prishur marrëdhëniet me Barcelonën. Në fakt, mesfushori nga Bregu i Fildishtë, nuk konsiderohet më si i pazëvendësueshëm nga trajneri Per Guardiola, dhe përmes agjentit të tij. Ai tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të shkojë në një skuadër tjetër. Juventusi, që është duke kërkuar një përforcim për mesfushën, është gati të ofrojë mbi 9,5 milionë euro që në janar. Por, për ta marrë lojtarin, bardhezinjtë më parë duhet të fitojnë konkurrencën me Arsenalin. Nga ana tjetër, Juventusi këmbëngul edhe për Schweinsteigerin.

Juventus vazhdon ta kërkojë Schweinsteigerin

Zonja e Vjetër është e gatshme të bëj një lëvizje për të fituar shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger.Juventusi dëshiron t’i mbushë hapësirat në mesfushë, ndërsa lista e cila kryesohej nga Yaya Toure tash është plotësuar edhe me mesfushorin gjerman. “Sportmediaset” njofton se Schweinsteiger nuk është i lumtur te Bayerni dhe mësohet se ai nuk do ta vazhdojë kontratën me gjigantët bavarezë. Kontrata e Schweinsteiger përfundon në vitin 2009, kështu që Juventusi do të mund ta rrëmbejë atë si transfer të lirë. Raportet në Itali njoftojnë se Bioanconerët janë të gatshëm t’i ofrojnë mesfushorit një kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.

Camoranesi, sfidë Napolit dhe Realit

Mesfushori bardhezi, pavarësisht nga dëmtimet, i motivon shokët në prag të ndeshjes në “Sao Paolo” .

Mauro German Camoranesi dërgon në “arkiv” një nga javët e tij më të zeza të Juventusit të tij dhe shpreh besim të madh për sfidën e së shtunës në mbrëmje në “San Paolo” kundër Napolit. “Duhet t’i luajmë ndeshjet e ardhshme me qetësi, - tha italo-argjentinasi, - sepse jemi mirë si grup dhe si skuadër. Kohët e fundit në rendimentin tonë kanë ndikuar mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve, por ne nuk kemi frikë asnjë.

Edhe Napoli nuk na tremb.” Për të nënvlerësuar kundërshtarin, ama, Camoranesi as që e mendon. “E respektojmë Napolin, - shpjegoi mesfushori i Juves, - siç respektojmë edhe skuadrat e tjera, duke parë se këtë vit kampionati është shumë i fortë. Kjo vlen edhe për Realin në Champions, edhe pse mendoj se ata kanë frikë nga ne, duke parë që vitet e fundit gjithnjë jemi kualifikuar ne. Besoj se e mendojnë sfidën ndaj nesh si një ndeshje të vështirë.”

Pastaj është e qartë, mes kampionatit e Championsit Juvja duhet të ndjekë një rrugë vendimtare: ose të fitojë, ose lamtumirë shpresë. Është logjike që nuk ka nevojë për motivacione të veçanta. “Pa dyshim, kemi një rrugë ndryshe për të ndjekur drejt Championsit, - vazhdon Kamoranezi, - sepse kemi munguar në këtë veprimtari prej dy vjetësh. Kjo s’do të thotë se mendojmë më pak për kampionatin, por Championsi përfaqëson gjithnjë një pikë më të lartë, në aspektin futbollistik, sepse përballesh me skuadrat më të mira europiane.”
DËMTIMET E MALLKUARA - Para përballjes me Realin, duhet menduar për kampionatin dhe Napolin. “Shpejt do të kthehen edhe shokët që janë të përkushtuar me kombëtaret dhe pas pak ditësh do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, si ajo në “San Paolo”. Është një periudhë e vështirë, sepse ka shumë lojtarë që nuk janë në 100% të formës, - përfundon Camoranesi. - Në këto momente thuhen shumë gjëra, por në fund grupi është po i njëjtë. E dimë se cilat janë objektivat tona, nuk i kemi harruar dhe do të vazhdojmë të punojmë, duke shpresuar që ky moment i vështirë të mbarojë, para së gjithash, sa u takon dëmtimeve.”
ZËRA PËR BENITEZIN - Claudio Ranieri do të ketë kohë deri në Krishtlindje “për ta shpëtuar” Juventusin dhe të dalë nga kriza, por, nëse do të dështojë, klubi bardhezi do të zgjedhë njërin mes Rafa Benitezit, Frank Rijkaardit dhe Roberto Donadonit për ta zëvevedësuar. Kështu shkruante dje gazeta e përditshme angleze “Mirror”, duke shpjeguar që favorit është trajneri i Liverpoolit, që ka ndonjë problem me drejtuesit e “të kuqve” dhe që po i skadon kontrata.
Javën e shkuar ishte britanikja tjetër “The Sun”, që e shikonte emrin e Benitezit në stolin e Juventusit, por vetë trajneri spanjoll e pati përgënjeshtruar: “E kam thënë gjithnjë që dua të qëndroj këtu për shumë vite dhe nuk kam ndryshuar ide”. Sipas “Mirror”-it, klubi bardhezi paska menduar edhe për dy zgjedhje të tjera, por të vështira ama: është ish-trajneri i Interit Roberto Mançini dhe Aleks Del Piero, në rolin e trajnerit-lojtar.

Ndërkohë, “organika” për pasardhësin e mundshëm të Ranierit është shtuar me emra të rinj: përveç Prandellit të Fiorentinës, që ka ditë për të cilin po flitet, tashmë janë Benitezi, në epërsi ndaj Rijkaardit e Donadonit, por, nëse situata do të percepitonte për keq, qenka gati edhe Ciro Ferrara, ai që mund ta zëvendësojë Ranierin deri në fund të sezonit të ardhshëm, në pritje të ndonjë prej kandidatëve të mësipërm.


Nedved: Jam i vjetër për këtë futboll!

Mesfushori bardhezi flet për momentin negativ të Juves dhe për ndryshimin e futbollit.

Flet për krizën, “që nuk ka filluar tani, por me ardhjen e euros”. Shpjegon se ky nuk është futboll për të vjetrit, “sepse para ndeshjes të gjithë lojtarët kanë ato kufjet në vesh dhe nuk mund të shkëmbesh më asnjë fjalë”. Pavel Nedved zbret nga makina dhe tërheq frenat e dorës: “Ky nuk është momenti për të bërë intervista, vetëm në fushë duhet folur”. Fillim i mirë. Rrini të qetë, se është vetëm parapërgatitje. Nedved, lojtar i “gardës së vjetër”, që flet për krizën e Juventusit…
“Çfarë krize?

Eshtë spekulim, kemi humbur një ndeshje.”
- Po fitoret?
- E dinim që do të ishte një shtator i vështirë dhe një tetor impenjativ. Polemikat e jashtme kanë ekzistuar gjithmonë. Ne të vjetërit jemi mësuar, kështu që do të luajmë edhe më mirë.
- Ndeshjet e vështira nuk mungojnë, menjëherë Napoli, Reali i Madridit dhe më pas derbi.
- E kam thënë gjithmonë: lojtarët e vërtetë e tregojnë veten në momentet e vështira. Këtu nuk mungojnë lojtarët dhe burrat e vërtetë.
- Keni një ekip muskuloz?
- Nuk është e vërtetë, këtu nuk kemi vetëm klasin e Del Pieros dhe Giovincos. Ka edhe lojtarë të tjerë me cilësi të mëdha. Të paktën, qëkur kam ardhur unë këtu, janë krijuar gjithmonë ekipe me cilësi të larta fizike. Ekzaktësisht, si ekipi ynë.
- E prisnit të qëndronit në stol kundër Palermos?
- Jo, ndoshta mendoja për rastet e tjera, kur do të luanim shumë ndeshje brenda një kohe të shkurtër (qesh). Gjithsesi, sapo jam futur në lojë kemi pësuar gol. Këto janë zgjedhje që duhet të bëjë trajneri. Eshtë e drejtë që të jetë kështu.
- Çfarë trajneri është Ranieri?
- Njeri që ka objektiva të njëjta me ne. Ai do të fitojë, ne duam të fitojmë.
- Në ekipin tuaj ndodhen dy breza përballë njëri-tjetrit?
- E vërtetë, dhe kjo është e bukura. Në fillim të këtij sezoni kam menduar se do të ekzistonin kryesisht dy probleme. E para kishte të bënte me moshën time: tani kur dëmtohem më duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar se më përpara. E dyta, me lojtarët e rinj, të cilët duhet të rriten duke e ditur se ç’do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit. Të dyja këto gjëra po shkojnë mirë.
- A ka ndonjë çarje midis trajnerit dhe lojtarëve të vjetër?
-Jo. Ranieri është trajner që flet shumë me lojtarët e tij.
Kalojmë te Championsi.
- Eshtë ëndrra ime.
- Vjen Reali i Madridit.
- Një sfidë e madhe, po e pres me padurim. Përballjet e 2003-shit janë midis takimeve më të bukura që unë mbaj mend. Dhe nuk flas vetëm për vete, por për gjithë ekipin. Dikush ka qëndruar, të tjerë janë larguar, por dueli mbetet unik.
- A është Govinco zëvendësuesi i Nedved?
- Shpresojmë, ka dy vite që po e kërkojnë. Ai po luan shumë mirë.
- Po sekreti juaj, si 36-vjeçar?
- Asnjë. Më pëlqen të stërvitem dhe të ndjek një dietë të rregullt; në kohën e lirë luaj golf.
- Bëni të njëjtën gjë, si Camoranesi dhe Salihamidzic, luani golf edhe në “play-station”?
-Nuk kam luajtur kurrë me të. Fëmijët e mi janë të dëshpëruar, por unë jam djalë fshati, më pëlqejnë gjërat e thjeshta. Babai im thoshte gjithmonë se një ndeshje zgjat vetëm 90 minuta, më pas të gjithë kthehen të barabartë. Kështu jam edukuar: babai punëtor, mamaja shitëse në një dyqan shtetëror. Kështu shkonin gjërat në Çekosllovakinë e socializmit real.
- I keni thënë jo “playstationit”, po me “IPodin”, si jeni?
- Jam dorëzuar kohët e fundit, pas këmbënguljes së Grygeras. Tani është kthyer në ves, edhe në dhomat e zhveshjes të gjithë janë me kufje në vesh. Nuk mund të shkëmbesh asnjë fjalë para ndeshjes. Nuk është më futbolli im, jam i vjetër.
- Një pyetje e fundit, kur do të tërhiqeni?
- Nuk përgjigjem më. Klubi e di se ç’do të bëj.