e mërkurë, 22 tetor 2008

Galliani: Juvja dhe Roma do rikthehen

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, gjatë një përmbledhjeje të shkurtër mbi kampionatin është shprehur: “Juventusit dhe Romës po i ndodh e njëjta gjë që na ndodhi edhe ne vitin që shkoi, ekzaktësisht në të njëjtën periudhë. Por jam i sigurt se si Juve dhe Roma do gjejnë burimet e duhura për të rilindur. Tani Milani shikohet si skuadra anti-Inter, kur pak javë më parë ishte shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. Me pak fjalë, dua të them se nuk është vetëm Milani anti-Inter, por edhe Roma e Juventusi”. Galliani më pas thekson se Milani ka besuar gjithmonë tek aftësitë e brazilianit Ronaldinho. “Kam lexuar nëpër gazeta sikur ne dyshonim tek aftësitë e Ronaldinhos, ndonëse e morëm në Milano, por dua ta përsëris, se ne kemi besuar gjithmonë tek aftësitë që ai ka. Pra, ishim të bindur në rikthimin dhe aftësitë e tij prej fenomeni”, thotë administratori i deleguar i shoqërisë milaneze, Galiani.

Nuk ka komente: