e premte, 17 tetor 2008

Vëllezërit bardhezinj


“Zonja”, një Giovinco tërheq tjetrin!
Giovinco “të vegjël” rriten… Në shtëpinë e Juventusit nuk është vetëm Sebastiani, talenti 21 vjeç dhe 164 centimetra i gjatë, por edhe vëllai Giuseppe, 18 vjeç dhe tri centimetra më i gjatë se i vëllai, i rritur te skuadrat e moshave bardhezi dhe që prej këtij viti stërvitet me ekipin e të rinjve. Por dje ai është stërvitur me skuadrën e parë, ndërsa Sebastiani është i dëmtuar, por Ranieri e ka parë nga afër. Roli, ndër të tjera, është i njëjtë. Kështu, ndërsa “milingona atomike” u stërvit me Mellbergun, Legrottaglien e Iaquintan, Giuseppe u bashkua me tetë lojtarë të tjerë të skuadrës së të rinjve me ekipin e parë, duke zëvendësuar vëllanë më të madh, por vetëm në moshë. Giuseppe nënvizon: “Unë jam më i gjatë”. Por është vetëm një batutë e Giovincos së ri. Ai dhe Sebastiani shkojnë shumë mirë bashkë, siç tregon baba Giovanni: “Nuk bëjnë gjë tjetër, veçse flasin për futboll; edhe në tryezën e ngrënies, pas stërvitjes”.

Nuk ka komente: