e premte, 17 tetor 2008

Mijatovic: Del Piero dhe Raul e meritojnë "Topin e Artë"

Drejtori sportiv i Real Madridit, Pedrag Mijatovic, beson se Alessandro Del Piero dhe Raul Gonzalez janë simbole të futbollit. Ajo që ai nuk mund ta besojë është se asnjëri nga legjendat nuk e ka fituar "Topin e Artë".

Dy kapitenët e skuadrave gjigante do të takohen të martën mbrëma në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, ndeshje e cila konsiderohet derbi i xhiros së tretë në fazën e grupeve.

Ndeshjet ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit gjithmonë ofrojnë spektakël, ndërsa të gjithë e kujtojnë finalen e vitit 1998 kur Mijatovic shënoi golin e fitores për Spanjollët. Ndërsa në gjysmëfinalen e vitit 2003 ishte pikërisht Del Piero kreatori i lojës së Bardhezinjve të cilët eliminuan Los Merengues.

“Alex dhe Raul Janë vetë futbolli. Padrejtësia më e madhe është se asnjëri prej tyre nuk e ka fituar ‘Topin e Artë’”.

“Mendoj se këto dy lojtarë e kanë merituar ta fitojnë ‘Topin e Artë’ së paku njëherë në karrierën e tyre, të mos them dy herë. Shpresoj që dikur ata të vlerësohen për kontributin e tyre, pasi që ata janë garantues se ana e bukur e futbollit nuk do të zhduket kurrë”, ka thënë Mijatovic për “Tuttosport”.

Mbretërit aktualisht prijnë në Grupin H me dy fitore, ndërsa Zonja e Vjetër është e dyta me një fitore dhe një barazim. Nëse djemtë e Ranierit shënojnë fitore në Olimpico të Torinos, atëherë do të mund ta marrin kryesimin.

Nuk ka komente: