e shtunë, 18 tetor 2008

Juventus dhe Inter kërkojnë Ledesman

Agjenti i Cristian Ledesmas ka pohuar se dy ekipet, Inter dhe Juventus, tashmë kanë rënë në kontakt me Lazion për të angazhuar mesfushorin argjentinas. “E di se Juventusi dhe Interi kanë biseduar me presidentin Claudio Lotito. Kemi kërkuar pastrim të situatës para fillimit të sezonit, por kjo nuk ndodhi, andaj negociatat me Lazio janë tërësisht të bllokuara”, ka thënë agjenti i Ledesmas. Marrëveshja e argjentinasit skadon në vitin 2011, por lojtari ka thënë se do të shfrytëzojë rregullat e FIFA-s për ta blerë marrëveshje për një shumë të vogël të parave. “Cristian ka marrëveshje, por mund ta shfrytëzojë nenin 17 dhe ta blejë marrëveshjen. Por, ai me siguri do të mbetet në Romë deri në fund të sezonit dhe atëherë do ta marrim vendimin tonë”, ka shtuar agjenti.

Nuk ka komente: