e martë, 21 tetor 2008

ChL: Juvja mposht Realin e Madridit per te dalur nga kriza!


Zonja e vjetër nuk fal. Zonja e Vjetër nga Torino ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe ndoshta rikthyese, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Olimpico të Torinos duke i mposhtur Mbretërit nga Madridi me rezultat 2-1. Pjesa e parë Bianconerët e filluan ndeshjen me një motivim të lartë duke pasur parasysh formën e dobët të cilën e kishin treguar pesë ndeshjet e fundit dhe kjo rezultoi pozitive për skuadrën Bardhezi. Në minutat e para të ndeshjes pas një aksioni të shkëlqyer të të zgjedhurve të Ranierit, pas një pasimi perfekt të Amaurit, Grande Alex shënoi një supergol duke krijuar avantazhin 1-0 për skuadrën vendase. Pas golit të shënuar loja e Juventusit paksa u zbeh, ndërsa Mbretërit nga Madridi ishin më aktivë në ndeshje dhe shfaqën një lojë më të mirë me plot raste, mirëpo duke mos arritur ta kalojnë mbrojtjen e sigurt të Juves e cila në mënyrë perfekte e kishte vendosur vijën e “offside”. Gjatë kësaj pjese të parë edhe një lojtar i Zonjës së Vjetër iu bashkëngjit listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar. Pas një përplasjeje me Sissokon, Marchisio pësoi një lëndim, i cili e detyroi atë ta lëshonte ndeshjen, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Hasan Salihamidzic. Pjesa e dytë Ashtu sikurse pjesa e parë, edhe pjesa e dytë filloi me një iniciativë të skuadrës vendase e cila e dyfishoi rezultatin (49’). Një solo aksion i mesfushorit çek Pavel Nedved e gjen Amaurin brenda zone, i cili me kokë e mposht portierin Casillas. Pas këtij goli të shënuar, për rreth njëzet minuta në lojë u pa vetëm një skuadër, ajo e Real Madridit. Inkuadrimi i Arjen Robben në lojë e bëri shumë më aktive skuadrën mysafire. Mbretërit ishin kërkues të golit dhe pas aksioneve të njëpasnjëshme dhe një shtylle nga Sneijder (61’), sulmuesi holandez Ruud Van Nistelroy ngushtoi epërsinë në 2-1. Edhe në minutat në vazhdim Reali ishte më kërkues ndaj golit të barazimit, mirëpo deri në fund të lojës nuk arriti që ta barazojë rezultatin, kështu që Juventus shënoi një fitore sensacionale, e cila mund të jetë një moment kthyes në të gjitha garat ku është konkurrues. Aktualisht grupit H i prin Juventus me shtatë pak, i ndjekur nga Real Madrid me gjashtë, Bate Borisov katër pikë dhe një pikë për Zenit St Petersburg.

Te dhena rreth ndeshjes: Juventus - Real Madrid 2-1 (1-0)
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Legrottaglie (46' Mellberg), Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Marchisio (37' Salihamidzic), Nedved; Amauri (78' Iaquinta), Del Piero. Ne dispozicione: Chimenti, Knezevic, De Ceglie, Giovinco. Trajner Claudio Ranieri.

Real Madrid (4-3-3): Casillas; Ramos, Pepe, Cannavaro, Heinze; Van der Vaart (76' Drenthe), Gago, Sneijder; Raul, Van Nistelrooy, Higuain (54' Robben). Ne dispozicione: Dudek, Marcelo, Metzelder, De la Red, Robben, Garcia. Trajner Bernd Schuster.

Arbiter kryesor: Stark nga Gjermania.
Golashenuesit: 5' Del Piero, 59' Amauri, 66' Van Nistelrooy.

Nuk ka komente: