e hënë, 20 tetor 2008

Gjithë bordi i Juventusit mund të përjashtohet

Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri, nuk është i vetmi të cilit i rrezikohet pozita te Zonja e Vjetër, pasi që edhe shefi ekzekutiv Jean Claude Blanc dhe drejtori sportiv Alessio Secco, janë në listën e atyre që mund të largohen. Juventusi ka pësuar disa ndryshime dy vitet e fundit, ndërsa së shpejti pritet të ndodh edhe një tjetër për shkak të formës së dobët që ka treguar në këtë fillimsezoni. Dy ndeshjet e radhës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe kundër Torinos në Serie A do të jenë vendimtare për klubin, pasi që i gjithë bordi i drejtorëve mund të largohet.“Sportmediaset” njofton se kryesuesi i Juves John Elkann është duke kërkuar një shef të ri ekzekutiv, ndërsa Giuseppe Marotta i Sampdorias kryeson listën, që do të thotë se Blanc mund të përjashtohet. Ardhja e Marottas do t’i jepte fund edhe pozitës së fajtorit kryesor dhe të shumëkritikuarit, Alessio Secco, derisa në vend të tij mund të vijë, ish-shefi i Juves, Roberto Bettega. Sipas “Sportmediaset” nëse Juventus nuk fiton kundër kampionëve të Spanjës të martën mbrëma, Ranieri mund të zëvendësohet automatikisht nga ish-trajneri i Përfaqësueses së Italisë, Roberto Donadoni, Frank Rijkaard ose Roberto Mancini.

Nuk ka komente: