e martë, 21 tetor 2008

Ranieri kërkon fitore ndaj Realit

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, shpreson në një dhuratë të vonshme për ditëlindjen e tij, një fitore kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por thotë se Juventus nuk ka çfarë të humbasë. “Ky nuk është momenti më i keq dhe nuk kemi çfarë të humbasim kundër Real Madridit. Kam pasur momente të vështira në vitet e kaluara, disa përfunduan mirë, disa jo, por janë situata normale”, ka thënë trajneri. “Dy ndeshjet e ardhshme mund të vendosin shumë gjëra, por unë dua që ekipi të luajë pa presion dhe do të doja ta fitoj një dhuratë për ditëlindje, si për shembull një fitore”, ka thënë trajneri 57-vjeçar. “Luajmë kundër një prej favoritëve, por kjo ndeshje kundër tyre do të na kthejë krenarinë”, ka përfunduar Ranieri.

Nuk ka komente: