e mërkurë, 22 tetor 2008

Del Piero e Amauri ringjallin “Zonjën”.

Fillon me një minutë heshtje sfida e shumëpritur ndërmjet Juventusit dhe Realit të Madridit, si rrjedhojë e aksidentit tragjik që përfshiu në afërsi të Torinos një autobus të mbushur me fansa bardhezinj. Gjithsesi, për të ngritur moralin e të pranishmëve në stadiumin “Olimpico” mendon kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, Alessandro Del Piero, i cili me një gjuajtje të fortë, por shumë precize kalon menjëherë në avantazh Juventusin, rezultat me të cilin të dyja skuadrat do të zbrisnin për në dhomat e zhveshjes. Ndonëse rastësi, është përsëri minuta e pestë, por e pjesës së dytë, dhe Juventusi dyfishon shifrat falë një goli me kokë të brazilianit Amauri, i cili dha iluzionin e një ndeshjeje të përfunduar. Gjithsesi, për të hapur çdo gjë mendon Ruud Van Nistelrooy, i cili ngushton diferencën 25 minuta nga fundi. Pas këtij momenti, madrilenët ushtrojnë presion në zonën juventine, duke rrezikuar shpeshherë seriozisht portën e Manninger, por në përfundim të 90 minutave do të jenë vendësit, ata që do t’i lumturohen tri pikëve.

Nuk ka komente: