e shtunë, 18 tetor 2008

Cannavaro: Jam krenar që kam luajtur në Juventus

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, thotë se ai në Juventus kaloi dy sezone të paharrueshme, por e din se adhuruesit do ta presin atë siç i pritën të gjithë ish-lojtarët e klubit. “Nëse i numëroj ditët e derbit në Torino? Jo, gjërat i shoh nga dita në ditë, ndërsa në radhë është derbi ndaj Atletico Madridit. Gjëja e parë që dua ta them është se më vjen mirë që Juventus sërish është rikthyer në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Cannavaro. “E di se të gjithë e kanë pritur një ndeshje si kjo e të martës, veçanërisht ata që mbetën me klubin në Serie B. E pres të njëjtin trajtim si edhe ish-lojtarët të cilët u larguan, e di se tifozët do të më fishkëllejnë”, ka thënë mbrojtësi italian. “Por unë kurrë nuk do t’i harroj dy vitet e shkëlqyeshme të kaluara në klubin në të cilin kam luajtur në një nivel të lartë. Mund të them se jam krenar që kam luajtur në Juvnetus dhe e shoh veten si një njeri me fat për këtë gjë”, ka shtuar ylli i Real Madridit.

Nuk ka komente: