Sulmuesi francez është rikthyer tek goli të shtunën kundër Palermos dhe pret përballjen e ChampionsitPasi ka rigjetur rrugën e golit të shtunën në mbrëmje kundër Palermos, David Trezeguet, mendon që tani për sfidën e Championsit me Chelsean. “Ata kanë arritur të shtunën një fitore shumë të rëndësishme, mbeten një ekip i madh, Anelka po paraqitet mirë dhe do të luajë në sulm me një tjetër lojtar të madh siç është Drogba, - ka thënë francezi. - Do të jenë dy ndeshje të mëdha për ne dhe të shpresojmë se do të jemi në lartësinë e duhur për këtë eveniment”. Kur e ke golin në gjak, nuk ka dëmtime apo ulje në stol që të ndalojnë, rikthehesh fuqishëm në fushë. David Trezeguet ka treguar edhe një herë, për ata që nuk e kanë kuptuar, se ka lindur për këtë. Këto kanë qenë dhe deklaratat e sulmuesit francez pas transfertës fitimtare të bardhezinjve në Palermo. “Jam shumë i kënaqur, sepse, pas katër muajsh të vështirë për mua, më në fund jam rikthyer titullar, kam bërë një ndeshje të mirë, kam shënuar dhe ekipi ka dashur që unë të mbaja shiritin e kapitenit. Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, sepse më kanë bërë të ndihem gjithmonë i rëndësishëm dhe më kanë qëndruar afër gjatë këtyre muajve”. Trezeguet më pas ka folur për kolegët e tij në sulm. “Unë kam qenë i qartë. Mua më pëlqen të luaj me më të mëdhenjtë dhe Amauri për mua është qendërsulmuesi më i fortë i kampionatit tonë. Shpresoj të jap kontributin tim dhe jam i kënaqur për atë që kanë dhënë Amauri dhe Del Piero deri në këtë moment. Tani jam gati. Të mërkurën kemi një përballje të rëndësishme kundër Chelseat dhe shpresojmë t’i japim një gëzim tifozëve tanë”, ka thënë Davidi. SISSOKO - Mesfushori i Juventusit, Momo Sissoko, ka qenë protagonisti i madh i takimit të fituar nga bardhezinjtë në stadiumin “Barbera” kundër Palermos. Autor i golit që i ka hapur rrugën drejt fitores “Zonjës së Vjetër”, Sissoko, ka thënë: “Jam i lumtur, kam bërë një gol të bukur dhe kjo ka qenë një fitore e rëndësishme”. Ka dalë nga fusha për shkak të një goditjeje, që ka marrë në këmbë. “Kam ndier pak dhimbje, për këtë arsye kam kërkuar zëvendësimin, por tani duhet të rekuperoj dhe të bëj një paraqitje të mirë kundër Chelseat”. Ekip që nuk e frikëson aspak juventinin. “Eshtë një skuadër e madhe, por nëse ne do të shkojmë në Londër me mentalitetin dhe përqendrimin e duhur dhe do të luajmë lojën tonë, mund të fitojmë. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, por nëse ne luajmë të bashkuar, siç kemi bërë kundër Realit të Madridit, mund të arrijmë diçka të madhe. Besoj se Hiddinku do të luajë me skemën 4-4-2 me Anelkanë dhe Drogbanë në sulm. Janë dy sulmues shumë të rrezikshëm”, ka thënë Sissoko.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është shumë i lumtur që ka rigjetur golin. “Jam i ekzaltuar, pas katër muajsh shumë të vështirë për mua. Më në fund rigjeta rolin e titullarit dhe mbi të gjitha golin. Mendoj se kam zhvilluar një ndeshje të mirë”. Trezeguet ka treguar edhe një herë se mund të luajë përkrah kujtdo në sulmin torinez: “Mua më pëlqen të luaj përkrah lojtarëve më të mirë dhe Amauri sigurisht që është sulmuesi më i fortë i kampionatit tonë. Shpresoj që unë të jap kontributin tim në muajt e mbetur, ashtu siç kanë bërë gjatë kësaj periudhe Alessandro Del Piero dhe Amauri. Të mërkurën kemi një sfidë të rëndësishme në Londër kundër Chelseat dhe shpresojmë që t’u dhurojmë një kënaqësi të madhe tifozëve tanë”, deklaron David Trezeguet.
Claudio Ranieri është jashtëzakonisht i lumtur pas fitores së arritur në transfretën e Palermos, mbi të gjitha për lojën e shfaqur nga skuadra e tij: “Pjesa e parë ishte perfekte. Në pjesën e dytë kërkuam të mbronim avantazhin dhe më anë të kundërsulmit të afroheshin në portën e sicilianëve. Amauri na nevojitej në ato minuta lojë për të mbajtur kontrollin e topit. Trezeguet vendosa ta lija në fushë, sepse në çdo moment të lojës është i freskët dhe me goditjet e tij të pastra, ashtu siç tregoi edhe me Palermon mund të zgjidhë gjithmonë takimin. Chelsea me Anelka e Drogba? Sigurisht që kur përballë do të kesh dy sulmues si ata, patjetër që frika nuk mungon. Pashë ndeshjen e sotme (dje) të Chelseat dhe menjëherë bie në sy dora e Hiddinkut, i cili nga skuadrat e tij kërkon më shumë zotërim topi, por do i studioj ende...”, deklaroi Claudio Ranieri.
Pas barazimit të javës së kaluar kundër Sampdorias, Juventusi ka arritur ta mposhtë Palermon në Renzo Barbera, me rezultat 2-0. Lojtarët vendas e nisë furishëm takimin duke krijuar disa raste para portës së Gianluigi Buffon, mirëpo duke mos arritur t’i konkretizonin ato. Ndërkohë me kalimin minutave, Bianconerët filluan ta kontrollojnë lojën. Të zgjedhurit e Ranierit shënuan nga një herë në secilën pjesë për të mbajtur diferencën prej nëntë pikësh me liderin e tabelës Inter. Golin e parë për Juven e shënoi mesfushori shkatërrues Mohammed Sissoko, i cili pasi bëri gjithçka vetë, me forcë e përplasi topin në portën e Amelias (26’). Në këtë takim u kthye me gol edhe sulmuesi francez, David Trezeguet, të cilit i ka munguar goli qe një kohë të gjatë, ndërsa shënoi falë një pasimi të ish-sulmuesit të Palermos, Amauri.
Të dhëna rreth ndeshjes: PALERMO-JUVENTUS 0-2 (0-1).
Golashënues: 26’ Sissoko, 78’ Trezeguet.
PALERMO: Amelia; Cassani, Bovo (89’ Tedesco), Kjaer, Balzaretti; Nocerino (82’ Succi), Liverani, Bresciano; Simplicio; Miccoli, Cavani. Në dispozicion: Ujkani, Savini, Cossentino, Guana, Migliaccio. Trajner Ballardini.
JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi (68’ Marchionni), Sissoko (91’ Poulsen), Tiago, Nedved; Trezeguet, Iaquinta (71’ Amauri). Në dispozicion: Manninger, Mellberg, Giovinco, Del Piero. Trajner Ranieri.
Gjyqtar kryesor: Tagliavento nga Terni.
Karton të verdhë: 25’ Grygera, 32’ Bovo, 65’ Camoranesi, 76’ Molinaro.
Video nga ndeshja
Juventusi do të ketë një ndeshje të vështirë në transfertë këtë mbrëmje me Palermon. Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri ndodhet e dyta në renditje, me 47 pikë, 9 më pak se Interi kryesues. Palermo pozicionihet e 9-ta me 36 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta e vendit të 8-të.Trajneri i Palermos, Ballardini, do të hedhë në vijën e parë të sulmit Miccolin dhe Cavanin, të mbështetur nga Simplicio. Ranieri nuk do të ketë në dispozicion për këtë përballje Zebinan, Knezevicin, De Ceglien dhe Zanettin. Me modulin e tij klasik, 4-4-2, tekniku i Juventusit do të hedhë në vijën e parë Iaquintan dhe pas shumë kohësh, Trezeguet. Ndërsa, Del piero dhe Amauri do ta nisin takimin nga stoli. Juventusi do të ketë dhe një përballje të vështirë këtë të mërkurë me Chelsean në transfertë për Ligën e kampioneve.Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të skuadrave për këtë përballje.Palermo-Juventus (E shtunë, ora 20:30)PALERMO (4-3-2-1): A
melia; Cassani, Kjaer, Bovo, Balzaretti; Nocerino, Liverani, Bresciano; Simplicio; Miccoli, Cavani.Në stol: Ujkani, Savini, Morganella, Guana,Migliaccio, Tedesco, Succi.Trajner: Ballardini.Të padisponueshëm: Budan, Mchedlidze, Carrozzieri, HernandezJUVENTUS (4-4-2):
Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi, Sissoko, Tiago, Nedved; Trezeguet, Iaquinta.Në stol: Manninger, Mellberg, Poulsen, Marchionni, Giovinco, Amauri, Del Piero.Trajner: RanieriTë padisponueshëm: Andrade, Zebina, Knezevic, Zanetti, De Ceglie.
Për transferimin e brazilianit Diego në radhët e Juventusit kanë filluar dhe kontaktet e para. Një gjë të tillë e ka konfirmuar e përditshmja gjermane “Bild”, e cila nënvizon se një ofertë e parë e ardhur nga klubi bardhezi është refuzuar nga drejtuesit e Werder Bremenit. Refuzim ky që, gjithsesi, nuk do të thotë se klubi gjerman nuk është i interesuar për ta shitur mesfushorin brazilian. Por, Werderi kërkon të përfitojë të paktën 20 milionë euro nga shitja e Diegos, ndaj cilitdo klub evropian i interesuar për shërbimet e futbollistit duhet të nënshkruajë një çek me këtë shifër
“Skuadra e Ranierit nuk do të vijë në Palermo për të marrë një barazim. Ata duan me çdo kusht suksesin, gjithashtu t’u kundërpërgjigjen rezultateve të fundit jo shumë pozitive. Ndërkohë, ne duam të vazhdojmë të përmirësojmë rezultatet në përballjet e luajtura në shtëpi”. Davide Ballardini është gati të vërë bast për suksesin e skuadrës së tij ndaj “Zonjës së Vjetër”, ndonëse e di mirë se për arritjen e një objektivi të tillë nuk do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi, “Renzo Barbera”, stadiumi i skuadrës së Palermos është padyshim pika më e fortë e formacionit sicilian, ku kanë grumbulluar 27 nga 36 pikët e mundshme në shtëpi, por trajneri Ballardini kërkon në të njëjtën kohë edhe ndihmën e publikut për këtë takim. “Në shtëpinë tonë paraqitemi mjaft mirë, edhe si rrjedhojë e entuziazmit që na ofron publiku ynë. E duam shumë këtë fitore, pasi mund të na motivojë edhe më tepër për ndeshjet e ardhshme”. Por Ballardini nuk kërkon ta krahasojë Juventusin aktual me atë të mundur 2-1 nga palermitanët në fazën e parë të sezonit. “Ai ishte një Juventus me mungesa të shumta dhe mjaft vështirësi, ndërkohë që ne gëzonim një formë të shkëlqyer. Tani, torinezët janë rikthyer fuqishëm dhe nëse ndodhen në një ditë të mirë, mund të të vrasin”, përfundon Ballardini.
Jo vetëm Totti, por edhe Del Piero e Cassano, për të mos folur pastaj për Amaurin... Janë këto disa nga çështjet më “shqetësuese” për Kombëtaren e Marchello Lippit, ndonëse nga sa është kuptuar kohët e fundit nga fjalët e vetë trajnerit, në skuadrën e tij nuk ka vend për të gjithë të lartpërmendurit. Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Fillimisht e nisim nga Francesco Totti. “Ai ka deklaruar se ndërmjet nesh ekziston një raport respekti reciprok dhe nëse unë do t’ia kërkoja, Francesco nuk do të nguronte të kthehej në Kombëtare, - thotë Lippi. – Gjithsesi, qoftë Totti, po ashtu edhe Nesta e kanë marrë këtë vendim, janë dy profesionistë të mëdhenj dhe padyshim që impenjimet e shumta u kanë kushtuar shtrenjtë atyre, pa harruar dëmtimet e njëpasnjëshme që po dëmtojnë karrierën e tyre. Ndaj, nëse këta dy futbollistë kanë marrë vendimin për t’u larguar nga Kombëtarja, ai duhet respektuar”.DEL PIERO – Për kapitenin e Juventusit, gjërat janë shumë ndryshe nga dy të parët. “Pinturicchio” nuk ka dashur kurrë të heqë dorë nga kombëtarja, por është ajo që duket se kërkon të heqë dorë prej tij, si rrjedhojë edhe e moshës së madhe. “Del Pieron e njoh prej 14 vitesh, ku në 12 prej të cilave e kam stërvitur. Nëse vazhdoj të thërras në përfaqësuese gjithmonë të njëjtët, si mund të shoh të tjerët? Pastaj, nëse nga këtu e një vit e gjysmë më vonë, Alessandro do të vazhdojë të jetë në këtë gjendje të shkëlqyer, atëherë ai është një tjetër argument”, vazhdon trajneri.CASSANO – “Aktualisht ka shumë lojtarë që po paraqiten mirë në kampionat, si Floccari, Di Vaio, po ashtu edhe Cassano. Unë po i ndjek të gjithë, por sigurisht që nuk mund t’i thërras të tërë në të njëjtën kohë”. Por Lippi nuk kërkon të ndalet tek emrat e mëdhenj, por të zgjerojë këndvështrimin e tij në lidhje me të rinjtë. “Santon është një lojtar që më pëlqen shumë, që më kujton Maldinin e ri. Marchision, Giovincon e Acquafrescan do ia lë edhe për disa muaj Casiraghit, sepse kanë evropianin U21 përpara, pastaj nga korriku do të jenë edhe ata nën urdhrat e mia”.AMAURI – E pamundur që Lippi t’i shpëtonte një pyetjeje mbi sulmuesin e Juventusit, i cili tashmë prej disa muajsh është i ndarë mes Italisë dhe Brazilit. Pyetjes nëse Amauri bën pjesë në planet e së ardhmes së Lippit, trajneri përgjigjet: “Aktualisht është ende një lojtar brazilian. Kur të marrë pasaportën italiane do të flasim më qartë”, përfundon trajneri i Italisë.
Drejtuesit kuqezinj të Milanit dhe bardhezinjtë e Juventusit kanë individualizuar tek mesfushori 23-vjeçar i San Paolos, Hernandez, futbollistin e tyre të ardhshëm. Për momentin, Hernandez është një nga mesfushorët më të mirë që militon në kampionatin brazilian, e duke qenë i tillë, Milani dhe Juventusi po sfidojnë njëra-tjetrën. Kuqezinjtë kërkojnë Hernandez si alternativë të Pirlos, Seedorf, apo edhe Ambrosinit. Kurse Juventusi vazhdon të kërkojë zëvendësuesin e çekut Pavel Nedved. Hernandez është një mesfushor krahu, por që mbulon edhe pozicionin e shkatërruesit, si dhe atë të ndërtuesit të aksioneve sulmuesve. Problemi i vetëm që i mban larg këto dy klube nga Hernandez janë 25 milionë eurot e kërkuara nga skuadra braziliane.
Sulmuesi francez kërkon të luajë me çdo kusht dhe trajneri bardhezi do ta aktivizojë titullar në PalermoSiç ishte parashikuar, për Claudio Ranierin, bollëku në repartin e sulmit, mund të bëhet një problem jo i vogël për administrimin e kampionëve të tij. “I ndihmuar” edhe nga dëmtimi i Trezeguet, trajneri i Juves ka synuar në pjesën e parë të sezonit te dyshja Amauri-Del Piero, pa “lejuar” që Iaquinta ose Giovinco të ngrenë zërin. Por Trezeguet nuk është Iaquinta dhe tani ka gjetur gjendjen e plotë fizike, duke kërkuar dhe hapësirë në sulm: “Tani po afrohen ndeshje vendimtare dhe tani dua të jem, - shpjegoi francezi. Në këta katër muaj kam punuar shumë dhe jam riaftësuar shpejt. Jam i gatshëm tashmë prej katër ndeshjesh… po, jam gati”. Dhe Ranieri e dëgjoi thirrjen e Trezeguet, pasi sot ka vendosur t’i “përgjigjet” dhe ta aktivizojë që nga minuta e parë në Palermo. “Po, do të luajë”. Ndërkohë Trezeguet vazhdon: “Është e rëndësishme që duhet të ripërshtatem pak, por ky nuk është rasti im. Nuk kam luajtur më që prej ndeshjes në kupë ndaj Napolit. Pastaj, për motive të ndryshme, për pezullime apo dëmtime e zgjedhje, e vërteta është se nuk kam luajtur shumë. Por tani është një moment vendimtar. Championsi, Kupa e Italisë dhe Palermo. Championsi është i vetmi trofe që s’e kam fituar akoma me Juven. Është rasti për t’u përballur me lojtarët më të mirë dhe unë kërkoj gjithnjë raste si ky. Tani më në fund erdhi. Është Chelsea, një sfidë e bukur, unë kërkoj vetëm të luaj. Del Piero e Amauri duken të lodhur? Janë dyshja që ka luajtur më shumë në këtë sezon, ka mundësi që e gjithë skuadra ka pësuar një rënie. Është një moment delikat, është nevoja e një rindryshimi”. Një referat i qartë ai i qendërsulmuesit 31-vjeçar, i cili do të jetë titullar sot në sfidën ndaj Palermos. Kështu ka njoftuar trajneri i Juventusit Claudio Ranieri në prag të ndeshjes në mbrëmje: “Do të luajë që nga fillimi, besoj te golat e tij, pastaj do të shoh se cilin do të ketë partner në sulm, - tha tekniku i Juves. - Më në fund në sulm mund të zgjedh”. Në ndeshjen e sotme në Palermo, pra Ranieri do t’i besojë sulmuest francez. “Shokët e tij e njohin mirë dhe nuk besoj se e kanë harruar, - deklaroi Ranieri, duke iu referuar dëmtimit të gjatë të Trezegolit në gju. - Asnjë rrezik nuk ekziston. Për sa i takon pjesës tjetër të formacionit bardhezi, Ranieri nuk lë asgjë të kuptojë, nëse nuk do të nisen titullarë edhe Chiellini me Camoranesin. Duke u kthyer te çështja e titullit, trajneri juventin është i qartë: “Vetëm Interi mund ta humbasë titullin, ne duhet të luftojmë, pavarësisht sesi shkojnë gjërat. Jemi mirë, duhet vetëm të gjejmë atë hap cilësor, që do të na lejojë të paraqitemi mirë. Dhe këtë qetësi na e jep vetëm fitorja. A është një epërsi të dish rezultatin e Interit? Mua nuk më intereson”. Ranieri, më në fund po i riaftëson të gjithë lojtarët e dëmtuar: “Jemi në një moment kyç për të parë nëse infermieria po boshatiset, gjë që na jep besim dhe shpresë, - vazhdoi. - Palermo do të jetë sigurisht një bankoprovë për ne, na mundi në sezonin e shkuar dhe në fazën e parë të këtij kampionati, e dimë se çfarë na pret”. Ndeshja ndaj siçilianëve vjen pak ditë para sfidës së parë ndaj Chelseat në Ligën e Kampioneve: “Të zgjedh mes kampionatit dhe kupës? Unë mendoj t’i marr ndeshjet me radhë”.
Mesfushori bardhezi është shprehur optimist për sfidën në Championsin ndaj ChelseatDy javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për të mësuar fatin që Juventusi do të ketë në arenën ndërkombëtare. Bardhezinjtë do të zhvillojnë përballjen e dyfishtë me londinezët e Chelseat, të vlefshme për 1/8 e Champions Ligës. Një takim i vështirë që do të bazohet, duke parë karakteristikat e dy ekipeve, tek forca fizike. Pikërisht takimet që preferon mesfushori juventin Momo Sissoko, i cili është gati të rikthehet pas problemeve fizike. “Tani ndihem më mirë, jam stërvitur dhe nuk ndiej më dhimbje. Jam gati për Palermon dhe Chelsean”, ka thënë lojtari bardhezi. Ndërkohë, ai dhe Amauri janë konsideruar si dy blerjet më të mira të Juventusit, pas periudhës Moggi. “Jam krenar për këtë. Në fillim askush nuk priste që unë të luaja në këtë mënyrë”. Gjithashtu, Sissoko është shprehur se ka besim akoma tek titulli kampion. “Eshtë e vështirë, por jo e pamundur, duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Nuk ndihemi inferior ndaj Interit”. Por përveç titullit Juvja është në luftë edhe për Championsin dhe Kupën e Italisë. “Jemi në garë për gjithçka, nuk duhet të dorëzohemi, e rëndësishme është të fitojmë diçka, nuk ka rëndësi se çfarë”. Më pas vjen Chelsea dhe një nga përballjet kryesore do të jetë Lampard-Sissoko. “Mendoj se po. Nuk do t’i ndahem për asnjë moment. Nuk është vetëm ai rreziku, pasi ata kanë Drogban dhe Anelkan, dy kampionë të mëdhenj. Do të jetë një supersfidë, që do të duam ta fitojmë”. Shorti ka vënë përballë Anglinë me Italinë. “Them se Manchesteri do të kualifikohet, pasi bashkë me Barcelonën janë ekipet më të forta në Europë. Roma ka 50% të mundësive, ashtu si ne, të shpresojmë”, ka thënë Sissoko.
“Sinqerisht mendoj se mund t’i fitojmë të dyja ndeshjet kundër Juves dhe Catanias ashtu siç ka ndodhur edhe sezonin e kaluar. Palermo po kalon një periudhë të mirë kështu që jam optimist”. Këto janë fjalët e presidentit siçilian Maurizio Zamparini në prag të dy ndeshjeve më të rëndësishme të gjithë sezonit. “E di që për tifozët ka shumë rëndësi derbi me Catanian, por për mua, që nuk kam lindur në Palermo, ka më shumë rëndësi përballja me Juventusin, mendoj se është diçka normale”, ka thënë ai. Më pas vijnë obejktivat e sezonit. “UEFA? Palermo mund të luftojë për një vend në Europë, por nëse do të fitonte 4-5 ndeshje rradhazi, do të ishte në garë edhe për një vend në Champions. Por ne nuk duhet t’i vendosim vetes asnjë objektiv dhe të shohim se ku do të arrijmë të dielë mbas të diele. Takimi i të shtunës me Juven? Besoj se Palermo mund të fitojë, por edhe nëse humbim nuk do të ishte një tragjedi”, ka përfudnuar Zamparini.
Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, thotë se ëndërron që të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës aktualisht më të mirë në rruzull, Barcelonës. Në mesjavën e ardhshme Juventusi do të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë ndërmjet tyre, e cila do të zhvillohet në Stamford Bridge të mërkurën mbrëma, ndërsa portieri bardhezi tashmë është duke menduar për finalen në Romë. “Ëndërroj të luaj në finale kundër Barcelonës. Mirëpo, nëse dështojmë të shkojmë deri atje, do të kisha dashur që në finale të përballeshin Roma dhe Liverpooli”, ka thënë portieri italian.
I sapokthyeri në fushë, David Trezeguet, thotë se Juventusi duhet të vazhdojë të jetë konkurrent për Scudetto, mirëpo pohon se bardhezinjtë kanë nevojë për disa lojtarë të klasit botëror. “Diferenca e pikëve me Interin është shumë e madhe. Ata kanë dëshmuar se janë skuadër më e fuqishme se rivalët e tyre”. “Mirëpo Juve nuk guxon të mos fitojë. Për këtë them se na nevojiten më shumë lojtarë të klasit botëror dhe pres që në të ardhmen të vijnë disa të tillë”. “Ne duhet me çdo kusht ta ngushtojmë diferencën me Interin, sepse këtë e kërkojnë të gjithë: klubi, lojtarët dhe tifozët”. “Shpresoj që Nevded të vazhdojë të luajë sa më gjatë, mirëpo nëse ai vendos të largohet atëherë duhet të gjejmë një zëvendësues të denjë. Unë e mbështes ardhjen e Riberyt, jo vetëm se është bashkëkombësi im, por për shkak të kualiteteve të tij. Mendoj se Juve ka nevojë për një lojtar si ai”, ka deklaruar Trezegol për “Tuttosport”.
Mesfushori holandezi i Real Madridit, Wesley Sneijder, raportohet se ёshtё nё radarin e klubit italian Juventus. Mediaset shkruan se holandezi ёshtё duke u analizuar si zёvendёsim i Pavel Nedved, i cili pritet tё largohet nga fusha e gjelbër nё fund tё këtij sezoni. Drejtuesit e Juventusit janë tё bindur se Sneijder nuk arrin tё përshtatet nё Madrid, gjatë tё cilës kohë ai ishte shoqëruar edhe nga lëndimet.
David Trezeguet më në fund do të jetë titullar me skuadrën e Juventusit pas shumë kohësh. Ndeshja e kësaj fundjave për Juventusin do të jetë ajo me Palermon në transfertë. Pjesëmarrjen nga minuta e parë të francezit në këtë përballje e konfirmon vetë tekniku Claudio Ranieri. E sigurtë është edhe pjesëmarrja e Chiellinit dhe Camoranesit. Juventusi ndodhet në vendin e dytë në Serinë A me 47 pikë, 9 më pak se Interi. Pas fitores së këtyre të fundit me Milanin në derbi, ishte vetë Ranieri që deklarai se kampionatin mund ta humbasë vetëm Interi. Ndërsa, Palermo ndodhet në vendin nëntë me 36 pikë, 11 më pak se Juventusi. Përballja mes këtyre skuadrave do të luhet nesër në orën 20:30.
Werder Bremeni do të mirëpresë rikthimin e fantazistit të talentuar Diego për ndeshjen e sotme ndaj Cotbusit, ku skuadra e Schaafit është e detyruar të fitojë me çdo kusht, duke parë pozitën e vështirë në kampionat. Werderi renditet në vendin e dhjetë të Bundesligës dhe sot ka apelin e fundit për të zënë një vend në Kupat e Europës. Ata kanë marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit dhe janë dhjetë pikë larg zonës Champions. Diego do të rikthehet pas një skualifikimi trejavor në kampionat, ndërsa shkëlqeu në Kupën UEFA ku shënoi golin e barazimit ndaj Milanit. “Jam shumë i lumtur që do të rikthehem të luaj në Bundesligë, - tha Diego, që është aktivizuar për herë të fundit në kampionatin gjerman gjatë dhjetorit. - E ndjej veten në formë edhe pse jo në maksimumin e mundësive. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të fitojmë me Cotbusin, përndryshe sezoni ynë nuk do të ndreqet më”. Ndërkohë, shtypi italian ka bërë të ditur se drejtuesit e Juventusit kanë filluar bisedimet me Werderin për të marrë brazilianin. Duket se klubi gjerman ka refuzuar ofertën e parë prej 20 milionë eurosh. Nga ana e tij, Diego tha: “Nuk e di nëse është e vërtetë që Juvja është interesuar për mua, por po të ishte, do të ndihesha krenar. Babai im ka qenë në Torino, por për arsye private, nuk është takuar me asnjë drejtues të Juves. Unë jam një i apasionuar pas futbollit dhe si rrjedhojë tërhiqem nga Juvja dhe ajo që përfaqëson. Del Piero? Eshtë një nga futbollistët më të mirë të botës dhe do të ishte një kënaqësi të luaja me të. Kam folur me Kakàn dhe Ronaldinhon për Serinë A, e ndjej veten të gatshëm për këtë kampionat”. Në një situatë të ngjashme me Diegon është edhe partneri i tij në sulm Claudio Pizarro. Peruani është huazuar nga Chelsea në Bremen, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në qershor: “Nuk e di nëse do të qëndroj te Bremeni përtej huazimit, - tha Pizarro. - Ajo që di është se nuk kthehem te Chelsea nëse nuk më garatojnë një vend si titullar”. Dortmund, PSG dhe Villareali janë skuadrat e interesuara për 29-vjeçarin, ish-sulmuesi i Bayernit të Mynihut.
Sezoni ka filluar të hyjë në fazën e nxehtë dhe Antonio Chimenti ëndërron një dyshe historike: “Kampionatin apo Ligën e Kampionëve? Të dyja”. Portieri i tretë i bardhezinjve është i vetëdijshëm se arritja e Interit, pas fitores së derbit kundër Milanit është shumë e vështirë, por megjithatë vazhdon të shpresojë në një sukses të Juves në sfidat e ardhshme. “Distanca me Interin është e madhe, por kanë mbetur ende disa ndeshje për t’u luajtur dhe mendoj se gjithçka mund të ndodhë. Deri në momentin që matematikisht s’do të kemi më asnjë mundësi, ne do të vazhdojmë të provojmë. Liga e Kampionëve, apo Kampionati? Unë do të preferoja më shumë të parën, sepse nuk e kam fituar kurrë, por nëse do të arrijmë t’i fitojmë të dyja, atëherë do të jetë një gjë e shkëlqyer”. Të shtunën Juventusi do të përballet me Palermon dhe pastaj do të përqendrohen të gjithë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve kundër Chelseat. “Do të japim maksimumin tonë për t’i mundur. Kam besim, sepse kur na presin sfida shumë të vështira, ne jemi shumë të përqendruar dhe gjithmonë e gjejmë mënyrën për t’i përballuar me sukses ato”. Në fund portieri i tretë i bardhezinjve ka bërë një batutë për Diegon: “Ai me siguri është një lojtar i mirë, por nuk e di nëse na duhet”.
E përditshmja franceze “Le Figaro” ka pub likuar dje në faqet e saj një shkrim të gjatë për Juventusin dhe historinë e tij, duke intervistuar ndër të tjerë edhe drejtorin e përgjithshëm të klubit bardhezi, Jean-Cladue Blanc dhe sulmuesin David Trezeguet. Ringjitja – Blanc tregon rënien dhe ringjitjen e klubit bardhezi në vitin 2006: “Kishim 100 ditë për të vendosur. Duhet t’i merrnim vendimet për një kohë shumë të shkurtër. Duhet të vendosnim një buxhet të ri pa Ligën e Kampionëve, të negociojmë sërish me sponsorët, “Nike” dhe “Sky”, të bindim lojtarët më të mirë të skuadrës që të qëndronin, pavarësisht rënies në Serinë B. Më duhet të theksoj që kam shumë respekt për lojtarë si Buffon, Del Piero dhe Nedved. Kishin mundësi të largoheshin në cilëndo skuadër të donin, por pranuan të përjetonin një aventurë të re krejtësisht njerëzore”. Kursi i ri – Blanc ka shtuar, shumë i kënaqur, se disa njerëz mendonin që “Zonjës së Vjetër” do t’i duheshin dhjetë vjet për ta rimarrë veten: “Jam shumë i kënaqur që i zhgënjyem të gjithë ata që mendonin se do të na duhej një dhjetëvjeçar për ta marrë plotësisht veten dhe për t’u rikthyer bujshëm në Serinë A. Ne i treguam që e kishin gabim”. E përditshmja franceze ka treguar projektin e një stadiumi të ri dhe drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve ka shpjeguar kursin e ri juventin: “Modeli ‘dy kampionë për çdo fanellë’ ishte Juventusi i tre viteve më parë. Kushton shumë dhe ne duam një klub që të ecë me këmbët e tij. Që këtu na ka lindur dëshira e formimit të lojtarëve të rinj, të cilët kanë aftësi për të ardhmen, për t’i marrë më pas në skuadrën e parë. Pas tre ose katër vitesh do të humbasim lojtarë si Buffon, Trezeguet dhe Del Piero, prandaj kemi nevojë të shpejtojmë”. “Trezegol” – Sulmuesi francez (“golashënuesi më i mirë i huaj në të gjithë historinë e Juventusit”, thekson “Le Figaro”), i gatshëm tashmë për të sfiduar shokët e skuadrës për një vend si titullar pas dëmtimeve të shumta fizike, pranon: “Të jesh pjesë e historisë së Juventusit si Platini, ose Zidane është një nder dhe një gjë me të cilën mund të krenohesh. Kjo skuadër është si një familje për mua. Është një ndër klubet më të rralla në Evropë, në të cilin ka futbollistë që luajnë prej dhjetë vitesh”. Përsa u përket perspektivave me bardhezinjtë, Trezeguet shpjegon: “Përfundimi i karrierës sime në Torino është një mundësi, por pas dëmtimeve të shpeshta të kohëve të fundit, mendoj se është më mirë të mos bëj plane. Kontrata ime – ka përfunduar ai – skadon në vitin 2011. Megjithatë, nuk kam fiksuar ndonjë datë të qëndrimit tim këtu, pasi ndihem shumë mirë te Juventusi”.
Do të kishte qenë shumë më mirë për Juventusin sikur Felipe Scolari të shkarkohej pas përballjes me bardhezinjtë në Champions. Në shtëpinë e Juventusit, gjashtë ditë para sfidës me anglezët, të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë. Me ardhjen e teknikut holandez Hiddink, bardhezinjtë duhet të përballojnë edhe Didier Drogbanë. Sepse Hiddink mendon ta aktivizojë titullar, përkrah Anelkasë. Holandezi ka befazuar që me skemën e lojës. Pak ide, por shumë të qarta. As Ballack, as Lampard dhe as Deco nuk jane mesfushore krahu, por njëri prej tyre duhet ta bëjë një sakrificë. Obi Mikel do të ketë për detyrë të luajë para mbrojtjes, ndërsa në qendër të repartit të pasmë do të jetë dyshja e famshme Terry-Carvalho, në të majtë Cole dhe në të djathtë Bosingwa. E reja e Hiddinkut mbetet pa dyshim aktivizimi i Didier Drogbasë që nga minuta e parë. Një rrezik më shumë për Ranierin, i cili duhet të gjejë zgjidhjen.
“Tifozët e Juventusit duhet ta dinë që ëndrra e tyre për të parë Riberynë nuk është e pamundur. Të parashikosh që tani të ardhmen është e vështirë, por kjo ëndërr e tifozerisë bardhezi mund të kthehet në realitet”. Mjaftojnë këto fjalë të thëna nga menaxheri i Frank Riberysë, për t’u kthyer buzëqeshjen tifozëve juventinë. Por nga ana tjetër, drejtuesit gjermanë të Bayernit kanë theksuar shumë herë se, francezi nuk është në shitje. Ndërkaq, Juventusi ofron plot 30 milionë euro për të blerë Riberynë. Si rrjedhojë gjithçka mbetet për t’u sqaruar gjatë merkatos verore. Menaxheri thekson se lojtari i asistuar prej tij, kërkon me çdo kusht të luajë në një kampionat të madh si ai italian: “Bayerni nuk dëshiron ta shesë – thekson Migliaccio, – por drejtuesit bavarezë duhet të na tregojnë programet që kanë për të ardhmen. Riberysë i pëlqen shumë kampionati italian e disa herë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtura aty”. Tashmë, fantazistit të Kombëtares së “gjelave” i duhet të bindë Rumeniggen dhe Beckenbauerin të pranojnë ofertën prej 30 milionë eurosh të bërë nga Juventusi.
Mbrojtësi i Palermos, Mattia Cassani, karriera e të cilit ka filluar në akademinë juventine, tregon se në prag të kësaj përballjeje nuk ndjen asnjë lloj emocioni, meqenëse do luajë përballë ish skuadrës së tij: “Nuk ndjej asnjë lloj emocioni, sepse kanë kaluar shumë vite nga eksperienca ime e parë me Juventusin. Shpresoj që ndaj tyre të zhvillojmë një ndeshje të bukur, dhe pse jo edhe ta fitojmë atë. Të shtunën e dimë mirë që do ta kemi të vështirë, por meqenëse do luajmë përballë publikut tonë, jam i bindur se ndaj torinezëve do arrijmë të marrim një rezultat pozitiv”. Të shtunën për herë të parë sulmuesi brazilian Amauri do shkojë në Palermo si kundërshtar: “Amaurin e kam mik, në Palermo do jetë gjithmonë i mirëpritur, pasi këtu ka lënë kujtime të bukura. Megjithatë, për mua në fushë do jetë vetëm një kundërshtar me fanellën bardhezi”, shprehet mbrojtësi, Mattia Cassani.
Menaxheri i sulmuesit të Atalantës, Sergio Floccari, hedh dritë mbi të ardhmen e italianit me Juventusin: “Besoj se do të shkojë në Torino – pohon menaxheri. – Mohoj kategorikisht mundësinë se Sergio Floccari mund të transferohet te Lazio. Juventusi ka muaj që e ndjek lojtarin, madje edhe gjatë merkatos së janarit mund të kishim konkretizuar transferimin, nëse do ishte larguar Iaquinta. Nisur nga ky fakt, Sergio vendosi të qëndronte dhe transferimi i tij u shty për në muajin gusht”. Kujtojmë se sulmuesi bergamask ka arritur të realizojë 10 gola në këto 24 javë kampionat.
Mesfushori i Werder Bremen, braziliani Diego, ka bërë të ditur se për të ardhmen e tij do të vendosë vetëm në fund të sezonit. Kujtojmë që Diegon, përveç Juventusit e kërkon edhe Real Madrid e Manchester City: “Tani për tani mendoj vetëm për ndeshjet e radhës dhe për kualifikimin tonë në raundin tjetër të Kupës UEFA. Di që Juventusi dhe Real Madridi kanë janë interesuar për mua, por vetëm në fund të sezonit do vendos për të ardhmen time. Kur të vijë momenti i duhur, do të flas me drejtuesit e Werderit dhe do vendos se çfarë do të bëj më pas”.
Sulmuesi i Valencias, David Silva, nuk ç’balancohet së tepërmi mbi të ardhmen e tij larg klubit spanjoll. Aktualisht drejtuesit e Juventuit shikojnë te Silva trashëgimtarin e denjë të çekut Pavel Nedved. Ndërkaq, spanjolli shprehet tepër ‘hermetik’ mbi interesimin e “Zonjës së Vjetër”: “Tani dua të mendoj vetëm për skuadrën time aktuale – ka thënë David Silva. – Te Valencia jam shumë i lumtur. Mbi të ardhmen time nuk më pëlqen të flas, pasi nuk dua ta shqetësoj skuadrën. Me këto fjalë dua t’i jap fund diskutimeve dhe hipotezave të merkatos që më përfshinë”.
Ylli i Werder Bremenit, Diego, ka thënë se Liga italiane është liga më e fuqishme në botë duke treguar edhe më shumë dëshirën e tij për të luajtur për Juventusin. Njëri nga favoritët e Zonjës së Vjetër për ta zëvendësuar legjendarin Pavel Nedved, është Diego, i cili kohë pas kohë e ka shprehur dëshirën për ta veshur fanellën e Juves. Ndërsa komentet e fundit, gjithnjë e më shumë lënë të kuptohet se ai dëshiron të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar veror. “Më pëlqen futbolli italian dhe Serie A është liga më e mirë në botë. Mirëpo tash për tash jam duke menduar vetëm për skuadrën e Werderit”, ka thënë Diego për Sportmediaset.it.
Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, i ka paralajmëruar lojtarët e Chelseat, në veçanti mesfushorin Frank Lampard, mos të harrojnë se ai do të jetë në fushë në përballjen e tyre në javën që vjen. “Tash po ndihem mirë. Jam stërvitur mirë dhe tash nuk kam dhimbje. Jam i gatshëm për Chelsean. Do të jetë një super-lojë dhe ne dëshirojmë ta fitojmë “. “Duhet ta mbaj në shënjestër Lampardin, sidomos kur afrohet pranë zonës së rrezikut. Megjithatë, ai nuk është rreziku i vetëm, pasi që Chelsea i ka edhe Drogban dhe Anelkan”, ka thënë mesfushori nga Mali për “Il Giorno”.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka njoftuar se ndjehet krenar që luan për bardhezinjtë dhe shpreson ta përfundojë karrierën me gjigantët italianë. Trezegol është njëri nga sulmuesit më të mirë të huaj të të gjitha kohërave te Juve dhe shpreson të qëndrojë sa më gjatë në Torino. Ndërkohë që mësohet se ai mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Palermos të shtunën. “Të jem pjesë e historisë së Juventusit, si Zidane dhe Paltini, më bën shumë krenar”. “Kjo skuadër është si një familje e madhe dhe njëra nga më të rrallat në Evropë, pasi që ka shumë lojtarë që kanë luajtur këtu nga më shumë se një dekadë”, i ka thënë francezi gazetës franceze “Le Figaro”.
Mesfushori i ri i Juventusit, Albin Ekdal, ka thënë se ai është i lumtur që vesh fanellën e Juventusit duke pohuar se dëshiron të fitojë gjëra të mëdha, sikurse idhulli i tij Alessandro Del Piero. “Jam shumë i lumtur me progresin tim këtu. Këtu të gjithë të përcjellin dhe të ndihmojnë të përparosh. Tash jam i aftë që të bëjë pasimin e duhur në kohë të duhur dhe më pëlqen që po përparoj vazhdimisht”. “Që nga momenti kur kam filluar të stërvitem me skuadrën e parë, Marchisio dhe Del Piero më kanë ndihmuar shumë”. “Del Piero është një njeri shumë i mirë, një lider i vërtetë dhe është ëndërr të luash me të”, ka thënë suedezi për “Tuttosport”.
Beteja për të nënshkruar me Aggerin e Liverpoolit ishte mes dy skuadrave të Milanos, mirëpo së fundmi ka dalë në skenë edhe Juventusi. Agger e ka kërkuar vetë largimin nga Anfield, për shkak se nuk ka gjetur hapësira në formacion. Edhe pse dëshira e tij ishte të largohej që në janar, kjo nuk ndodhi, mirëpo gjasat janë që në fund të sezonit ta shikojmë Aggerin me tjetër bluzë veshur. Nuk dihet se çfarë shume do t'i ofrojë Juventusi Liverpoolit për Aggerin. Gjithsesi, duhet theksuar se në janar u refuzua shifra e 8.5 milionë eurosh e ofruar nga Milani.
David Trezeguet hedh pas krahëve ndoshta një nga periudhat më të errëta të karrierës së tij, duke u rikthyer në formacionin titullar të Juventusit. Sulmuesi francez i dëmtuar në fillim të sezonit është rikuperuar plotësisht dhe pritet që të zbresë në fushë që nga minuta e parë në ndeshjen e fundjavës kundër Palermos në “Barbera”. Me këtë zgjedhje, trajneri Ranieri ka vendosur që titullarët e sulmit në ndeshjen e Champions League kundër Chelseat të jenë Amauri dhe Del Piero. Në krah të francezit pritet të luajë edhe Vincenzo Iaquinta, ndërsa kapiteni Del Piero do pushojë. Në mesfushë skuadra do jetë më agresive me dyshen Nedved e Camoranesi, të cilët do jenë titullarë si në Palermo ashtu edhe në Londer. Trezeguet dje shënoi katër gola në fitoren e Juventusit kundër Giavenos e cila karakterizohej si një ndeshje miqësore. Juvja shënoi fitore 8-0 me katë golat e shënuar nga David Trezeguet, dy të Iaquintas si dhe nga një gol të Marchisios dhe Marchionnit.
Sacchi “e sponsorizon” si trashëgimtarin e kapitenit. Buffoni e bekon, por duhen 20 milionë euroNë shtëpinë e Juves lëvizjet e merkatos, në prag të qershorit që vjen, kanë filluar prej kohësh. Objektivi kryesor është të gjëndet një zëvendës i Nedvedit. David Silva i Valencias është individualizuar si numri një. Vlera? 25 milionë euro. Por drejtuesit bardhezinj po punojnë edhe për Antonio Cassanon. Presidenti Cobolli Gigli ia ka hapur dyert barezit, që mund të shfrytëzojë mundësinë e zgjidhjes së kontratës prej 15 milionë eurosh. Dhe kështu Juvja mund të ëndërrojë një dyshe të madhe, duke shpenzuar në total rreth 40 milionë euro.VLERA - Megjithatë, për momentin, më afër duket Cassano, sesa spanjolli. Italiani është rritur në një pikë të tillë sa që konsiderohet i pjekur për hapin e madh cilësor në karrierë. Te Reali dështoi, te Juvja mund të shpërthejë përfundimisht. Presidenti bardhezi, Gigli, para dy ditësh u shpreh se “do ta marrim në konsideratë Cassanon në merkaton e ardhshme” dhe me 15 milionë euro gjithçka mund të zgjidhet, gjithnjë nëse Sampi kërkon bashkëpronësi teknike, përfshirë edhe talentin Giovinco.“SPONSORIZIMI” - Dhe ideja ka filluar t’u pëlqejë shumë njerëzve. Edhe Arrigo Sacchi është dakord me blerjen e Cassanos nga ana e Juventusit. Ish-trajneri i kombëtares dhe i Milanit, lavdëron talentin barez, duke e veshur me një përgjegjësi të madhe në të ardhmen: “E kam thënë gjithnjë që Antonio është një talent i madh, - shpjegoi Sacchi. - Besoj se mund të jetë ai pasardhësi i Del Pieros te Juvja, kur natyrisht Aleksi të vendosë të tërhiqet nga futbolli. Por me kusht që Cassano të arrijë të ketë të njëjtën pjekuri dhe të njëjtët ekuilibra të Del Pieros, brenda dhe jashtë fushe. Kur të ndodhë kjo, futbolli italian do të ketë gjetur një kampion të ri e të madh”BUFFONI E BEKON - Të dielën në fushë si kundërshtar, në të ardhmen kush e di. Antonio Cassano i ka ëmbëlsuar tifozët bardhezinj në ndeshjen ndaj Juventusit, duke marrë deri dhe duartrokitjet e stadiumit “Olimpico” dhe vlerësimin e Cobolli Giglit, i cili nuk e mohoi që “Zonja e vjetër” po e ndjek. Ndër të tjera edhe Gigi Buffon ka bërë “bekimin” e tij për talentin puljez: “Nuk jam një drejtues, - tha numri një bardhezi, - ndaj nuk po flas për një kalim të mundshëm, por Antonio është pjekur shumë. Sidoqoftë nuk them se do të më pëlqente të luaja me të, pasi do të kisha mungesë respekti për shokët e mi…”IDEJA - Me kontratën e Del Pieros, që i skadon në vitin 2010-të, i ashtuquajturi “Fantantonio”, do të ishte pikërisht emri i përshtatshëm për të mbuluar rolin e sulmuesit të dytë te Juventusi dhe për ta pasur, klubi juventin qenka gati të sakrifikojë deri dhe Giovincon, që duhet të shitet në bashkëpronësi te Sampdoria. Një ide që i ka entuziazmuar të gjithë ditët e fundit. Sampdoria deri tani ka deklaruar se Cassanon e kërkojnë shumë klube, që do të thotë se bisedimet në merkaton e verës cilësohen të hapura që tani. Edhe vetë Antonio nuk do të gjente një skuadër më të përshtatshme se Juventusi.
Ranieri, para stërvitjes së djeshme e ka mbajtur në raport skuadrën për gjysmë ore. Një dialog ballë për ballë për të analizuar gjendjen e fundit dhe për t’u rinisur. Që nga Palermo, ku do të kthehet i gatshëm Iaquinta, pas pezullimit dhe ndoshta edhe Trezeguet, që u kthye në grup sëbashku me Sissokon e Chiellinin. Kthehen pas dëmtimeve në skuadër edhe Zebina, Knezevic e Salihamidzic, të cilët punuan me shokët dhe zhvilluan një ndeshje stërvitore para syve të Ranierit. Kështu, ndaj Palermos, Juvja do të jetë më e plotë në të gjitha repartet.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është kthyer në fushën stërvitore të Bianconerëve dhe tashmë do të jetë i gatshëm para ndeshjeve shumë të rëndësishme të Zonjës së Vjetër. Pasi ka munguar në një numër të madh ndeshjesh në gjysmën e parë të sezonit, David Trezeguet, u kthye në formacionin e Juventusit, mirëpo sërish mungoi. Sido që të jetë, trajneri Caludio Ranieri do ta ketë sërish në dispozicion sulmuesin francez, i cili ka arritur të rikuperohet dhe ta përfundojë seancës e sotme stërvitore. Sipas “Corriere dello Sport”, 31-vjeçari ka mundur ta çojë deri në fund seancën stërvitore të martën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Palermos. Megjithatë ai mund të kursehet që të jetë i pushuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në Stamford Bridge. Në dispozicion të Ranierit janë kthyer edhe Mohammed Sissoko, Giorgio Chiellini dhe Vincenzo Iaquinta, të cilët munguan kundër Sampdorias.
Juventusi tashmë ka filluar përgatitjet për afatin kalimtar veror, ndërsa së bashku me emrat e sulmuesit të Sampdorias, Antonio Cassano, dhe mesfushorit të ëerder Bremenit, Diego, është edhe emri i mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery. Një sondazh i bërë së fundmi nga “Tuttosport” ka treguar se tifozët e Zonjës së Vjetër nga të gjithë emrat që përfolur, më së shumti e dëshirojnë Riberyn. Ndërkohë agjenti i francezit, Alain Migliaccio, ka pohuar se ekziston mundësia që anësori i bavarezëve ta veshë fanellën bardhezi. “Mund t’i siguroj tifozët e Juves se ëndrra e tyre nuk është e pamundur. Është vështirë të them nëse kjo do të ndodhë në verë, mirëpo jam i sigurt kur them se kjo është një ëndërr e realizueshme”, ka thënë Migliaccio.
Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, ka njoftuar se Real Madridi, Juventusi dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e tij. "Juventus, Real Madrid dhe Manchester City janë duke më përcjellë. Ndërsa unë do të vendos në maj për të ardhmen time”. “Aktualisht jam duke menduar vetëm për ndeshjet e radhës të ëerderit. Ndërsa kur të vijë koha do të bisedoj me skuadrën për planet e mia”. “Nëse ndonjë skuadër dëshiron shërbimet e mia, atëherë në radhë të parë duhet të bisedojë me Werderin. Unë jam shumë i lumtur këtu dhe jam i fokusuar vetëm në ndeshjet me ëerderin”, ka thënë braziliani.
Michel Urscheler, menaxheri i Ivan Rakitic, mbrojtësit të majtë të Schalkes, ka vizituar ditën e hënë në selinë e klubit juventin, drejtorin sportiv të bardhezinjve, Alessio Seccon. Ursheler kishte mbërritur që të dielën në mëngjes në Torino dhe gjatë pasdites ndoqi edhe Juventusin në barazimin 1-1 kundër Sampdorias. Ai për gazetarët kureshtarë theksoi se vizita e tij nuk ka pasur asnjë lidhje me mundësinë e transferimit të mundshëm të lojtarit të shumëpërfolur për bardhezinjtë. “Kam vizituar Torinon thjesht për të ndjekur Juventusin. Sigurisht që është një kënaqësi për këdo që në shumë nga shtetet e botës të kesh nga një mik të ngushtë siç kam unë Seccon. E falënderoj për mikpritjen atë dhe klubin e Juventusit dhe...kaq”, tha Urcsheler.
Frank Ribery vazhdon të jetë në qendër të mediave për kalimin e tij të mundshëm tek skuadra e Juventusit në Serinë A. Zërat për kalimin e francezit në Torino i përforcon edhe menaxheri i tij, duke deklaruar se një gjë e tillë mund të realizohet. Në një intervistë për Tuttosport menaxheri i Riberysë shprehet se, edhe në qoftë se Bayerni nuk do të lëshojë futbollistin, përsëri ai do të shohë të ardhmen e vet. Në një sondazh të zhvilluar nga klubi i Juventusit, se kë dëshironin tifozët: Cassanon, David Silvën, apo Riberynë?, 55 % e tyre rezultuan se preferojnë këtë të fundit. Në anën tjetër spanjolli David Silva është shprehur në një intervistë, se nëse do të largohet nga Valencia, Juventusi është një mundësi për të ardhmen e tij.
Juventusi pritet të bëjë të paktën dy goditje të fuqishme në merkaton e verës. Emrat më të përfolur në mediat italiane janë ata të David Silvës dhe Antonio Cassanos. Sipas Mediasetit, David Silva kushton 25 milion euro, ndërsa vlera e Cassanos shkon 15 milion euro. Pra, në total skuadra e Juventusit pritet të shpenzojë 40 milion euro vetëm për këta dy futbollistë në merkaton e verës.
Arrigo Sacchi ka thurur elozhe për Antonio Cassanon në një intervistë dhënë për Radio Kiss Kiss. Ai ka folur rreth mundësisë së kalimit të futbollistit barez tek juventinët në përfundim të këtij sezoni. Sipas Sacchit, nëse Juventusi do të arrinte të merrte Cassanon, atëherë do të gjente trashëgimtarin ideal të Alessandro Del Pieros. “Cassano tek Juventusi? E kam thënë gjithmonë se Antonio është një talent i madh - deklaron Arrigo Sacchi për Radion Kiss Kiss. Mendoj se ai do të jetë trashëgimtari ideal i Del Pieros, pasi, një ditë Aleksi do të vendosë të largohet nga futbolli. Kam përshtypjen se Cassano do të jetë njeriu i duhur për të vendosur ekuilibrin në këtë ekip pas largimit të kapitenit. Në këtë mënyrë edhe futbolli italian do të rigjejë një kampion të madh”.
Më në fund erdhi. Goli i parë i 20009-ës i Amaurit u shënua në portën e Sampdorias. Ishte spektakolar e i rëndësishëm për t’i lejuar Juventusit të barazojë në një ndeshje ku nëse fitohej, asgjë nuk do t’i vidhej kundërshtarit. Braziliani kthehet “të lëvizë” në renditjen e golashënuesve, por në fund të takimit qartëson menjëherë një gjë të rëndësishme: “Goli nuk ka qenë asnjëherë një problem për mua. Do të kisha dashur të mos shënoja, por të fitoja ndeshjen. Ishim vërtet të pafat. Nëse do të vazhdonim të luanim edhe 20-të minuta të tjera, ndoshta do të godisnim edhe dy shtylla të tjera. Ishte një ndeshje e bukur, krijuam shumë, por topi nuk donte të hynte”.
Pas barazimit me Sampdorian, trajneri bardhezi është i kënaqur nga loja e skuadrësJuventusi bllokohet nga Sampdoria në “Olimpico” dhe nuk arrin të përfitojë nga përballja direkte Inter-Milan. Trajneri i bardhezinjve, Claudio Ranieri, në përfundim të ndeshjes ka thënë: “Kur krijon kaq shumë raste dhe nuk bën gola, rrezikon ta humbasësh ndeshjen, po u treguam të zotë që barazuam. Më mirë për ne. Morëm një pikë, skuadra luajti shumë mirë, nuk kam asnjë kritikë ndaj tyre”. Trajneri bardhezi ka vlerësuar dhe meritat e kundërshtarit. “Në rastin e golit gabuam, por duhet të pranojmë edhe meritat e Sampdorias. Do të përpiqemi të përmirësohemi akoma”. Gjithashtu, tekniku juventin, nuk ka pranuar të gjejë justifikime lidhur me lojtarët që mungonin në radhët e bardhezinjve për shkak të dëmtimeve. “Kemi luajtur mirë, nuk më ka pëlqyer ndonjëherë të flas për lojtarët që mungojnë. Giovinco ka treguar gjëra pozitive. Jam totalisht i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi”. Gjithsesi, ky barazim e vështirëson akoma më shumë rrugën e Juventusit në kampionat, dhe tani ndeshjet do të jenë gjithnjë dhe më të vështira, pasi shumë shpejt do të rifillojë edhe Championsi. “Nuk është një rezultat shumë i kënaqshëm, sepse ne duhet të fitojmë çdo ndeshje dhe të shpresojmë që të tjerët të humbin. Gjithsesi, duhet të mendojmë pozitivisht, tani vjen dhe momenti më delikat i kampionatit, pasi tani na presin edhe takimet në Champions”. Më pas Ranieri ka folur edhe për periudhën që po kalon ekipi i tij në këtë moment. “Ne duhet të japim gjithmonë maksimumin. Kishte kohë që nuk shikoja skuadrën time të krijonte kaq shumë raste për gol, ka disa momente të arta ku ndoshta nuk përpiqesh shumë, por rezultati arrihet me lehtësi dhe të tjera momente ku gjithçka është e vështirë. Ekipi mund të dorëzohej dhe nuk e bëri, reagoi. Mbase nuk jemi në 100% të formës, por jemi shumë afër, sepse nëse arrijmë të vëmë poshtë kundërshtarët tanë në pjesën e dytë, kjo do të thotë diçka”. Nuk mund të mungonte edhe një koment lidhur me Cassanon, që mendohet se në sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën bardhezi. “Eshtë një lojtar i shkëlqyer dhe po zhvillon një kampionat fantastik. Asnjëherë nuk janë vënë në dyshim cilësitë e tij si futbollist, por ne kemi shumë sulmues të mirë”. Por përveç talentit barez, klubi bardhezi interesohet edhe për brazilianin Diego. “Si braziliani ashtu edhe Cassano janë dy lojtarë shumë cilësorë, njëri është mesfushor i avancuar, tjetri një sulmues i dytë. Por, e përsëris, ne kemi sulmues shumë të mirë. Nëse klubi kërkon të më dhurojë një tjetër, unë nuk them jo”. Ranieri, flet edhe për kolegun e rivalin e tij të ardhshëm në Europë trajnerin e ri të Chelseat, Guus Hiddink: “Që kur Rusia ka marrë Hiddinkun si trajner u kuptua se herët ose vonë ai do të përfundonte tek Chelsea, por nuk besoja se Scolari do të largohej kaq shpejt. Ferguson ka thënë se futbolli anglez po ndryshon dhe se edhe atje do të mbërrijë “modeli” italian. Do të ketë lëvizje të mëdha, kemi të gjithë mundësinë të ndryshojmë punë”, ka përfunduar trajneri i Juventusit.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është kthyer në fushën stërvitore të Bianconerëve dhe tashmë do të jetë i gatshëm para ndeshjeve shumë të rëndësishme të Zonjës së Vjetër. Pasi ka munguar në një numër të madh ndeshjesh në gjysmën e parë të sezonit, David Trezeguet, u kthye në formacionin e Juventusit, mirëpo sërish mungoi. Sido që të jetë, trajneri Caludio Ranieri do ta ketë sërish në dispozicion sulmuesin francez, i cili ka arritur të rikuperohet dhe ta përfundojë seancës e sotme stërvitore. Sipas “Corriere dello Sport”, 31-vjeçari ka mundur ta çojë deri në fund seancën stërvitore të martën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Palermos. Megjithatë ai mund të kursehet që të jetë i pushuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në Stamford Bridge. Në dispozicion të Ranierit janë kthyer edhe Mohammed Sissoko, Giorgio Chiellini dhe Vincenzo Iaquinta, të cilët munguan kundër Sampdorias.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, beson së bashkëlojtari i tij Franck Ribery mund të jetë zëvendësimi ideal i Pavel Nedvedit te Juventus, dhe ka kërkuar nga bardhezinjtë që ta transferojnë francezin. “Nedved është një lojtar i madh, por sipas mendimit tim, Ribery është edhe më i mirë. Franck luan në krahun e djathtë në formacionin tij të preferuar 4-4-2 dhe mendoj se së shpejti do të jetë më i miri në botë”. “Ai është një fenomen i vërtetë dhe është shumë normale që skuadrat e mëdha evropiane janë vënë pas tij. Po të isha drejtor te Bayerni do ta lejoja largimin e tij”. “Ai gjithmonë më pyet për Serie A. Ai është i interesuar të luajë atje, dhe është duke e mësuar italishten”, ka thënë Toni për “Tuttosport”.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se mundësitё e biankonerёve pёr tё fituar skudeton nuk kanё përfunduar. “Gjërat janë vështirësuar pёr ne tash, pasi jemi nёntё pikё prapa. Sidoqoftë nuk ka nevojë t’i humbim shpresat. Jemi njё ekip i mbushur me luftëtar dhe ende nuk ka përfunduar asgjë”, ka thёnё numri njё i azurёve pёr Corriere dello Sport. “Personalisht kam bёrё disa gabime kundër Sampdorias dhe Cagliarit dhe pres mё shumё nga vetja”, ka shtuar portieri i biankonerёve.
Pak ditë pasi u rikonfirmua si drejtor sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka folur për punën e bërë, por edhe për planet që ka klubi për të ardhmen. Ai është optimist dhe i gatshëm të bëjë një punë të madhe në krijimin e një ekipi që do të fitojë trofe të rëndësishëm. “Ne kemi arritur të kalojmë periudhën e vështirë dhe jemi rikthyer sërish fuqishëm në futboll. U besuam lojtarëve të rinj e të talentuar dhe atyre që i qëndruan besnikë fanellës së Juventusit. Me një punë dhe dëshirë të madhe, ne vazhdojmë të kërkojmë maksimumin tonë”, tha Alessio Secco. Ndërkohë, përsa i përket merkatos së ardhshme, ai kërkon vetëm lojtarë të mëdhenj. “Kemi arritur në një nivel të tillë, që lojtarët, të cilët duhet të afrojmë në merkato, duhet të jenë vetëm futbollistë të një niveli të lartë, të aftë për të bërë diferencën. Cassano? Është një futbollist mjaft cilësorë, gjithsesi ne nuk jemi përqendruar aspak te ai, pasi nuk po kërkojmë sulmues”, – shtoi drejtori sportiv i bardhezinjve. Ai ka folur gjithashtu edhe për punën që po bën tekniku Ranieri dhe marrëdhëniet e këtij të fundit me kapitenin Del Piero. “Janë të dy profesionistë dhe shumë të rëndësishëm në ecurinë pozitive të klubit. Claudio ka treguar qartë se di se si ta drejtojë në mënyrën perfekte këtë klub, kurse sa për Del Pieron, ai është shumë thelbësor për lojën tonë. Gjithsesi, dua të hedh poshtë zërat që kam dëgjuar nga media dhe të them se nuk vendos ai në klub”, përfundoi AlesSio Secco.
Juventusi është hedhur në sulm për David Silvën. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, bardhezinjtë kanë bërë një ofertë për lojtarin, i cili është cilësuar si pasardhësi i Pavel Nedved. Bëhet fjalë për një shifër prej 25 milionë eurosh për kartonin, së cilës mund t’i shtohen edhe 5 milionë të tjerë, në varësi të paraqitjes së lojtarit. Ndërkohë, për David Silvën është përgatitur një kontratë e majme, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.