e mërkurë, 6 gusht 2008

Ranieri pret dominimin e Del Pieros

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, beson se legjenda e klubit, Alessandro Del Piero, këtë sezon do të shkëlqejë edhe më shumë se sa sezonin e kaluar. Pinturicchio ishte brilijant vitin e kaluar duke shënuar 21 gola dhe duke përfunduar sezonin si golashënuesi më i mirë në Serie A. Ndërsa Ranieri këtë vit pret gjëra edhe më të mëdha nga ikona e Zonjës së Vjetër dhe është i ngazëllyer nga ajo që ka parë deri më tani. “Jam shumë i lumtur për Aleksin. Sezonin e kaluar në këtë kohë ai nuk ishte aq efektiv dhe iu desh shumë kohë për ta gjetur formën më të mirë. Mirëpo tani është ndryshe. Ai po stërvitet shumë mirë dhe tanimë është shumë më i mirë se vitin e kaluar”. Sonte bardhezinjtë do të takohen me kampionët e Anglisë dhe Evropës, Manchester United, në Old Trafford, ndërsa pritet që Del Piero ta impresionojë trajnerin e tij.

Nuk ka komente: