e mërkurë, 6 gusht 2008

Ranieri: “Mourinho tregoi fytyrën e tij”

Nuk kanë fund polemikat midis Ranierit e Mourinhos. Pas fjalëve të teknikut të Interit, Jose Mourinhos, trajneri i bardhezi, Claudio Ranieri, nuk ka humbur kohë, duke replikuar nga Londra me portugezin. FRAZAT- Ranieri hodhi fillimisht ujë në zjarr, e më pas mbërritën edhe deklarimet e nxehta: “Polemikat e gushtit është e nevojshme t’i lëmë mënjanë. Do të flasë koha, ashtu si ndeshjet. Megjithatë, Mourinho na tregoi të gjithëve personalitetin e tij të vërtetë, stilin e tij të vërtetë dhe se çfarë ai mendon për kolegët. Për të është shumë e vështirë të marrë për dore një skuadër, që vjen pas dy titujsh të fituar rresht dhe që duhet të fitojë gjithçka”. MIQËSORJA - Tekniku i Juventusit është duke përgatitur ekipin e tij për sfidën miqësore kundër Manchester United. “Këto ndeshje nuk mund të përcaktohen thjesht si një miqësore, duke parë edhe bukurinë që ato kanë. Për ne bëhet fjalë sigurisht për një tjetër provë. Deri tani gjërat kanë shkuar mirë, ndjenjat janë pozitive. Jemi në një pikë të mirë e djemtë janë duke e shijuar punën e bërë. Nuk dëshiroj të bëj të ditur më parë formacionin, por sigurisht që do të zbresin në fushë ata që kanë luajtur më pak dhe kanë më shumë nevojë për minuta, si ata të Kombëtares italiane e Poulseni. Idea imë është t’i jap ritëm garës, nuk kam në mendje shumë zëvendësime. Sistemi 4-3-3? Do të më pëlqente ta provoja, por do të doja ti kisha të gjithë në dispozicion, para së gjithash Molinaron e Zanetin. Cristiano është më mirë, por nuk dëshirojmë të rrezikojmë”. HAMBURGU – “Rezultatin e mar atë që është. Kemi bërë gabime, gjëra që në kampionat nuk do të duhet të ndodhin. Megjithatë, kishte edhe sinjale të mira. Kur kanë mbetur edhe një javë nga ndeshjet paraeliminatore ndjenjat janë pozitive”. MANNINGER – Portieri austriak u bashkua me shokët e rinj dhe Ranieri jep shpejt mendimin e tij: “Jam i kënaqur me ardhjen e tij. Ka luajtur edhe me Arsenalin në vendin e Siman, duke kontribuuar në fitimin e kampionati e Kupës së Anglisë në vitin 2002. Është një profesionist shumë i mirë”. DEL PIERO – Në ndryshim nga viti i kaluar, kapiteni do të jetë gati për ta nisur nga minuta e parë: “Jam i kënaqur për Del Pieron. Vitin e kaluar nuk e bëri të plotë fazën përgatitore dhe ju desh paksa për të ardhur në formë, ndërkohë që këtë vit është duke u stërvitur shumë mirë deri tani. Të gjithë janë duke më dhënë atë që prisja, do të ketë hapësirë për të gjithë, edhe në sulm. Kam fatin të kem katër lojtarë të mëdhenj në të repart dhe uroj të zgjedh, duke ditur se të gjithë janë në kondicion të mirë”. “Pickimi” i Mourinhos “Ranieri, për të pasur mentalitetin e tij, ka thënë se nuk ka nevojë të fitojë. Ai, ndoshta e ka këtë mentalitet, pasi pikërisht për këtë në thuajse 60 vjet ka fituar vetëm një Superkupë, një kupë të vockël. Nuk ka fituar kurrë trofe të rëndësishme. Ndoshta ka nevojë të ndryshojë mentalitetin e tij, por ndoshta është dhe shumë i vjetër për ta bërë”.

Nuk ka komente: