e enjte, 7 gusht 2008

Ranieri dhe Del Piero: Jemi gati për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri dhe kapiteni, Alessandro Del Piero, besojnë se Bardhezinjtë janë të gatshëm për Ligën e Kampionëve pas barazimit të mbrëmshëm pa gola me kampionët evropianë, Manchester United. “Kemi barazuar me kampionët evropianë dhe ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për mua. Po largohem nga Old Trafford me një ndjenjë të mirë: Kjo skuadër ka identitet!”, ka thënë Ranieri. Edhe ikona e klubit, Del Piero, i ka mbështetur fjalët e trajnerit të tij. Kapiteni është i bindur se skuadra e tij do të jetë një konkurrent i fortë në Ligën e Kampionëve, pavarësisht mungesës dyvjeçare. “Po shkojmë përpara me ngritje dhe rënie, mirëpo e rëndësishmja është që po përmirësohemi. Juve është gati për Ligën e Kampioneve”, ka thënë ‘Il Capitano’.

Nuk ka komente: