e mërkurë, 6 gusht 2008

Camoranesi: Miqësoret na ndihmojnë të rritemi!

“Objektivi ynë është që të synojmë si kampionatin, ashtu edhe Champions League, edhe pse do të jetë shumë e vështirë” Eshtë kthyer te goli dhe për një moment është gëzuar, por kjo lumturi ka zgjatur fare pak, deri kur gjyqtari i ndeshjes ka vërshëllyer për anullimin e tij, sepse për pozicion të parregullt. Por, gjithësesi, paraqitja e Mauro German Camoranesit ka kënaqur trajnerin Claudio Ranieri. Pas disa vështirësive të hasura nga italo-argjentinasi, për shkak të Europianit të zhvilluar dhe nisjes vonë të stërvitjes me pjesën tjetër të grupit, tashmë kampioni i botës ka kapur ritmet e duhura dhe ka treguar se çfarë di të bëjë. Në një intervistë të shkurtër të dhënë për “Juventus Channel”, mesfushori i “Zonjës” u shpreh mbi humbjen e pësuar ndaj Hamburgut: “Goli im ishte i rregullt dhe më vjen keq që u anullua, sepse e meritonim të paktën barazimin. Natyrisht, zhvilluam një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë ritmet ishin më të lehta, por në pjesën e dytë e kemi kërkuar golin më të vendosur dhe vetëm në fund të takimit lëshuam, ashtu siç ishte normale, duke pësuar dy gola. Ata ishin shumë më përpara për sa i përket përgatitjes dhe për këtë arsye fizikisht qëndronin më lart”, tha Camoranesi, i cili në fund foli edhe për objektivat: “Dihet se këtë sezon do të synojmë si Champions League, ashtu edhe kampionatin, por do të jetë e vështirë, pasi konkurrenca është shtuar”.

Nuk ka komente: