e hënë, 4 gusht 2008

Emirates Cup: Hamburgu turperon Juven


Ne ndeshjen e dyte te Emirates Cup te Juventusit, i cili u perball me gjermanet e Hamburgut, Juvja u mposht me nje rezultat te thelle. Golin e pare e shenon Paolo Guerrero ne minuten e 19, nga nje aksion i shkelqyeshem i te riut Zidan dhe Guerreros. Juvja fillon te marre iniciativen, dhe ben disa aksione te bukura ne porten e Rost. Mirepo ne pjesen e dyte Camoranesit i anulohet nje gol. Goli ishte i paster, mirepo gjyqtari anulon duke menduar se ka pozicion jashte loje. Sidoqofte kishte dhe disa lendime ne radhet e bardhezinjve. Se pari Dario Knezevic lendohet rende ne gjurin e kembes, ndersa me pastaj edhe Molinaro demtohet nga nje aksion ku Chiellini padashur rezon lojtarin e tij Molinaron. Ne minuten e 91 nga nje kundersulm Ivica Olic dyfishon rezultatin e ndeshjes ne 2-0. Nje minute me pas, i njejti lojtar me nje gjuajtje bombastike mposht per se treti here portierin e Juventusit, Antonio Chimenti. Me kete rezultat edhe perfundon ndeshja Juventus - Hamburger.

JUVENTUS-AMBURGO 0-3
Juventus (4-4-2): Chimenti; Zebina, Legrottaglie, Knezevic (55' Chiellini), Salihamidzic; Camoranesi, Poulsen (72' Iaquinta), Ekdal (53' Marchionni), F. Rossi (46' Molinaro, 88' Tiago); Amauri, Del Piero. Trainer. Claudio Ranieri.

Amburgo (4-3-2-1): Rost; Boateng, Benjamin, Reinhardt, Atouba; De Jong (46' Putsilo), Jarolim (70' Ben-Hatira); Zidan (88' Torun), Trochowski, Olic; Guerrero (56' Aogo). Trajner. Martin Jol.

Arbiter: Foy (Ing)

Golashenues: 19' Guerrero, 91' dhe 92' Olic

Te ndeshkuar me kartone te verdhe: Salihamidzic (J), Camoranesi (J), Chiellini (J)

Nuk ka komente: