e martë, 5 gusht 2008

Nedved mbështet ardhjen e Stankovicit

Mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, ka mbështetur përpjekjet e drejtuesve të skuadrës për ta sjellë në Torino lojtarin e Interit, Dejan Stankovic. Zonja e Vjetër është në kërkim të mesfushorit serb, mirëpo transferimi i tij është penguar nga fansat juventinë, të cilët kanë nënshkruar një peticion i cili kundërshton ardhjen e serbit. “E njoh mirë Dejanin, ai është një djalosh i shkëlqyer dhe do të na ndihmonte shumë neve, megjithatë nuk jam unë ai që vendos”. “Nuk pajtohem me tifozët. Ata duhet të kuptojnë se ne jemi profesionistë dhe nuk ka rëndësi prej nga vijmë. Ne i shërbejmë skuadrës e cila na blen dhe nuk e kuptoj se ku është problemi”, ka thënë veterani çek.

Nuk ka komente: