e mërkurë, 6 gusht 2008

Stankovic i afrohet bardhezinjve

Dejan Stankovic, mesfushori i radheve te Interit duket se aventuren e tij me klubin aktual do ta permbylle kete vere. Lojtari ka qene njeri nder emrat me te permendur ne merkaton e Juventusit dhe tashme pritet qe ai t'i bashkangjitet bardhezinjve pas eliminatoreve te Liges se Kampioneve, ku Juvja do te perballet me fituesin e ndeshjes Artmedia - Tampere, (ne ndeshjen e pare ka fituar Artmedia me rezultatin 3-1). Kartoni i lojtarit drejtuesve juventine do t'i kushtoje rreth 8 milione euro. Stankovic nuk eshte ne planet e trajnerit te ri te Interit, portugezit Jose Mourinho, dhe duket se karrieren e tij profesioniste do ta vazhdoje tek klubi me me trofe ne Itali, ne Juventus. Me ardhjen e Stankovicit dhe ate te Stankovicit, Juvja po mundohet qe ne radhet e veta te sjelle edhe te riun Nico Pulzetti, mesfushori i radheve te Livornos. Me angazhimin e ketyre lojtareve, Juvja edhe perfundimisht do t'i jap fund tregut te transferimeve kete vere.

Nuk ka komente: