e premte, 8 gusht 2008

John Elkann: “Amauri do të jetë Ronaldinho ynë”

Pas dy vitesh të vështira, mes kritikave e polemikave, Juventusi i madh po rilind. Dhe prova më e mirë për këtë ishte barazimi, por mbi të gjitha loja e shkëlqyer e torinezëve në miqësoren e “Old Trafford” kundër kampionëve të Evropës, Manchester United. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe padroni i skuadrës së Juventusit, John Elkann, nipi i avokatit të famshëm, Agnelli: “Jemi shumë të kënaqur nga paraqitjet e fundit të skuadrës sonë. Kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e një fushate të shkëlqyer në merkato, ku Amauri, Ekdal e Poulsen janë ambientuar menjëherë me shokët e rinj të skuadrës dhe janë gati të japin kontributin e tyre me fillimin e sezonit të ardhshëm. Besoj se sulmi do të jetë pika jonë më e fortë. Amauri ka shkëlqyer në këto paraqitje të para, madje duke shënuar edhe gola spektakolarë. Nëse Milani ka arritur të sjellë në ekip Ronaldinhon, atëherë Amauri do të jetë ‘Dinho’ ynë”.

Nuk ka komente: