e mërkurë, 6 gusht 2008

Miqesore: Manchester United - Juventus 0-0

Ne ndeshjen e sotshme ndermjet gjiganteve britanik dhe italian, Manchester United - Juventus, ndeshja perfundoi me rezultatin me pak te pritur 0-0. Edhe pse kjo ndeshje kishte karakter miqesie, ashpersite ne fushe ndaj lojtareve ekzistonin tejmase. Ishte nje ndeshje e bukur per tu shikuar. Juvja ishte ekipi qe udheheqte ne kete ndeshje, mirepo shanset e pakta te te dyja paleve kete ndeshje e bene shume te merzitshme. Ishte nje prove "Championsi" e bardhe per Zonjen. U dalluan disa lojtare ne kete ndeshje. Mellberg dhe Legrottaglie ishte dyshja mbrojtese, dhe ishte nje kopje fantastike. Grygera dhe Chiellini luajten ne rolin e mbrojtesit anesor te majte gjegjesisht te djathte. Chiellini edhe njehere tregoi karakterin e tij te larte futbollistik. Ka qene njeri nder me te merituarit e Zonjes ne kete ndeshje. Ne mesfushe zbriten Sissoko dhe Poulsen si qender, ndersa Camoranesi dhe Salihamidzic anesor. Ne sulm filluan Del Piero dhe Iaquinta. Del Piero ishte nje lider i pandalshem ne kete ndeshje. Padyshim se ka qene me mire i paraqitur sebashku me Chiellinin, Sissokon dhe Camoranesin. Kishim disa raste per shenim, mirepo fati nuk na deshti edhe aq shume. Rezultati perfundimtar eshte 0-0.

Detaje rreth ndeshjes Manchester United - Juventus 0-0.

Manchester United (4-4-2): van der Sar; Brown (46' Da Silva), Vidic (78' Evans), Ferdinand, Evra; Fletcher (46' Gibson), Ò Shea (70' Possebon), Scholes, Giggs; Tevez (70' Campbell), Martin (65' Silvestre). Trajner. Sir Alex Ferguson

Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Mellberg, Legrottaglie, Chiellini; Camoranesi (61' Marchionni), Poulsen (89' Tiago), Sissoko (82' Ekdal), Salihamidzic (74' F. Rossi); Del Piero (71' Trezeguet), Iaquinta (46' Amauri). Trajner. Claudio Ranieri.

Arbiter: Walton (nga Anglia)

Spektatore 75.000 shikues.

Nuk ka komente: