e enjte, 7 gusht 2008

“Në sfidat e rëndësishme nuk dimë të gabojmë”

Trajneri i formacionit bardhezi, Klaudio Ranieri, është shprehur
shumë i kënaqur nga paraqitja e djemve të tij në miqësoren e natës së djeshme kundër Mançester Junajtid: “Ndryshe nga sfida me Hamburgun, skuadra ka qenë perfekte në fushë. Një balancë e përkryer ndërmjet reparteve kundrejt një superfuqie si Mançesteri më bën shumë optimist për sfidën e javës së ardhshme. Del Piero ishte fantastik dhe i meritoi plotësisht duartrokitjet e publikut pasi po linte fushën e lojës, por ashtu edhe të tjerët. Na mbetet edhe një javë kohë për të vazhduar e përmirësuar gjendjen tonë fizike, në mënyrë që të jemi në maksimum të forcave tona për përballjen kundër Artmedias së Bratisllavës. Liga e Kampioneve është një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe nuk kemi aspak ndërmend që ta lëmë që një shans të tillë të na ikë nga duart”.

Nuk ka komente: