e hënë, 4 gusht 2008

Mourinho: Ranieri eshte teper i moshuar dhe ka te arritur pak

Trajneri portugez i Interit, Joze Mourinho ka sulmuar kolegun e tij Claudio Ranieri, trajner i Juventusit, i cili ka sulmuar portugezin pas humbjes se djeshme nga Hamburgu. "Nuk do te beje drame nga ajo humbje e thelle. Nuk jam sikur Mourinho. Filozofia ime eshte e ndryshme nga filozofia e tij. Ai ka nevoje te fitoje cdohere per tu ndiere i sigurte ne punen e tij. Per mua normale eshte per te humbur" - tha Ranieri." Vitin e kaluar morem shume goditjem, por u permiresonim para tyre dhe reagonin drejte". - sqaroi trajneri per mediat italiane. Ai vazhdoi se Roman Abramovich nuk e ka lejuar Lampardin te kaloje ne Inter per shkak te Mourinhos edhe ne qofte se te kerkonte lojtari, rusi do te lejonte qe te kaloje tek Juventusi. Sot trajneri i dikurshem i Portos dhe Chelseat, nuk e huqur mundesine t'i ktheje pergjigje Ranierit. "Arrita ne ITali per te punuar dhe t'i arrije qellimet, dhe jo te beje lufte me fjale me ke qofte. Dua te fitoje me Interin dhe mos te mendoje per kundershtaret" - permendi Mourinho. "Ranieri eshte ne te drejte. Une nuk jam i kenaqur me veten dhe dua te fitoje per tu ndier i forte dhe i vetedijshem. Per kete shkak kam fituar shume here, kurse me mentalitetin e tij i cili shihet se nuk ka nevoje te fitoje, ne moshen 60 vjecare ka te arritur shume pak" - sqaroi portugezi. "Eshte teper i moshuar per ta ndryshuar karakterin" - komentoi Mourinho.

Nuk ka komente: